Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur verifikimin e formularëve të vetëdeklarimit të zyrtarëve, në kuadër të zbatimit të ligjit për dekriminalizimin.
Sipas KQZ, 19 nga 140 deputetë nuk e kanë të bardhë formularin e vetëdeklarimit, ndërsa 7 prej tyre kanë marrë vendim pafajësie.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po verifikon edhe formularët për kryetarët e bashkive dhe këshilltarët bashkiakë, shkruan Shqip.
Sipas KQZ-së, 50 kryetarë bashkie nuk kanë shënuar asnjë të dhënë.
Tani qe po i mbaron mandati qenka kujtuar Komisioni qendrore i zgjedhjeve te shikoje figuren e te zgjedhurve nga populli? Po vete komisioni i zgjedhjeve ka nevoje per rishikimin e e figures? Patjeter, poderisa ka dale nga llumi politik per25 vitesh.