"Drejtësia", korruptuan gjyqtarët por denoncojnë, nuk dënohen e marrin dhe lekët e veta

28 Korrik 2016, 10:10Kronika TEMA

Personi që ka marrë pjesë në kryerjen e një vepre penale të korrupsionit me subjektin e rivlerësimit, ka të drejtë t’i drejtohet zyrës së prokurorisë kompetente për hetimin e veprave penale të korrupsionit, sipas legjislacionit penal.
Prokurori mund t’i japë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë personit që shpreh vullnetin për të dhënë informacion të mjaftueshëm për praktikën korruptive ndërmjet tij dhe subjektit të rivlerësimit.
Nëse arrihet marrëveshja e bashkëpunimit, bashkëpunëtori i drejtësisë duhet të japë informacion të plotë dhe pa asnjë rezervë ose kusht, për të gjitha faktet, ngjarjet dhe rrethanat që shërbejnë si prova vendimtare për zbulimin, hetimin dhe parandalimin e korrupsionit të subjekteve të rivlerësimit.
Dëshmia e dhënë me shkrim nga bashkëpunëtori i drejtësisë përpara prokurorit, përbën një provë thelbësore për procesin e rivlerësimit dhe procese të tjera ligjore.
Bashkëpunëtori i drejtësisë nuk mund të ndiqet penalisht për veprat e korrupsionit që ka kryer me subjektin e rivlerësimit, sipas dëshmisë së dhënë.
Një kopje e dëshmisë dhe e marrëveshjes së bashkëpunimit, i jepet bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe institucioneve të rivlerësimit.
Subjekti i rivlerësimit që ka përfituar shumën, mbart detyrimin t’ia kthejë atë bashkëpunëtorit të drejtësisë, pavarësisht se ka shkelur ligjin.

4 komente në ““Drejtësia”, korruptuan gjyqtarët por denoncojnë, nuk dënohen e marrin dhe lekët e veta”

  1. elona says:

    Aman kush e ka bere kete ligj leshi?Po perfitimi i padrejte qe ka marre ky BQ qe ka korruptuar gjyqtarin nga ai vendim?Psh fjala bie nje pasuri e paluajtshme e madhe apo e vogel etj…???Fitime nder vite qe ka pasur po pa te drejte, po demin e shkaktuar atij qe ja ka futur???Dashkan dhe leket mbrapsht ketyre BQ, qe ca s’kane bere????NOOOOOO.Parate ti sekuestroje shteti dhe ti fuse ne buxhet per investime, ilace, asistenca sociale etj…se po vdesin njerezit rrugeve per nje cope buke e per nje ilac.
    Dmth prape ai korruptuesi qe ka fituar pa te drejte, do te marre leket mbrapsht, dhe viktima do e haje gjer ne fund si gjithmone.What about: palet te rikthehen ne gjendjen e me parshme???

  2. xxx says:

    Ne Kosove duke filluar prej prokurorit,gjykatsit dhe avokatit e rjepen popullin,mir jan ka jav bejn,se na krahasim me shqiprim dallojm shum,sepse kemi jetu ne nji sistem ma liberal se ky qe eshte,pastaj par viteve 1990 u dihke kush pinte e kush paguante,tash u be lesh,per nji leter para disa ditesh avokati mi kerkon 400 euro(sa lek tpshurrem jan se dij)kurse une kam pensionin 550 euro,nuk vlen ti ndrrojsh avokatet se kta jan shoqru ne nji shoqrije avokata bandash dhe kriminele dhe si te tille vazhdojn ta rjepin popullin,po kjo gjendje eshte edhe ne shipri.

  3. Mihal Delijorgji says:

    Dua qe Alaudin Malaj te me ktheje 500 mije euro qe i kam dhene per gjyqin e Gerdecit…

  4. MAGJISTARI says:

    ELONA ME SA KUPTOHET QELLIMI ESHTE QE TU KTHEHEN LEKET MBRAPSHT ATYRE PERSONAVE QE KANE PAGUAR PER TE MARRE TE DREJTEN E TYRE JO PER TE PERFITUAR TE PADREJTEN, NE KTE KUPTIM KY LIGJ DUKET SHUME EFIKAS SIPAS KENDVESHTRIMIT TIM .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje