Projekti më i ri, ai i kartave elektronike për karburantin e mjeteve të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit u prezantua sot në prani të Kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
“Janë të freskëta pamjet kur automjetet e policisë ngelnin rrugëve pa karburant. Një histori e gjatë vjedhje me tollonat e karburantit. Sot deklarojmë se kësaj praktike të ndyrë shtetërore prej 20 e ca vitesh, i japim fund, jo vetëm për policinë por për të gjitha institucionet shtetërore, që përdorin automjete dhe çdo vit hapin gropa në buxhet, për shkak të vjedhjes masive, epidemike të parave përmes abuzimeve me tollonat karburantit”, tha Rama.
Ai vlerësoi se Policia e Shtetit falë lidershipit, ministrit dhe një skuadre njerëzish të prirur për të bashkuar teknologjinë me njeriun në Polici, është një sektor lider në këtë revolucion teknologjik që po përpiqemi të çojmë përpara në çdo sektor.Kryeministri Rama me policine e shtetit
“Dhe ja sesi eksperienca e Policisë sot është një bazë për të shtrirë këtë transformim teknologjik në të gjitha institucionet, për të bërë të mundur kursimin e 8 mln litrave karburant. Që do të thotë, kursimin e rreth 9 mln dollarëve vjedhje e përvitshme, epidemike në të gjithë territorin nga ana e njerëzve që marrin tollona, nxjerrin tollona dhe grabisin shtetin. Për prill-qershor policia ka kursyer 150 mln dollarë nga zëri i shpenzimeve për karburant dhe në vit parashikimi është gjysmë milionë dollarë kursime vetëm nga karburanti”, u shpreh Rama.
Ai tha se janë marrë dhjetëra nisma për ta afruar qytetarin me Policinë ndërsa kujtoi Komisariatin Dixhital, numrin unik 112, por edhe nisma të tjera që kanë afruar uniformat blu me komunitetin.
Kam degjuar shume qe policet vjedhin benzine, furnizojne makinat personale, e gjithe kjo ndodh se nuk ka kontroll specifik. Une kam punuar ne USA me makine kompanie dhe furnizoja makinen me benzine me karte, para furnizimit me kerkohej te shkruaj sa milje ka makina dhe kur merrja kuponin ishte e shkruar aty se sa milje kishte kur u be furnizimi, ketu nuk ka vend per abuzim, sepse po nuk e furnizove nje here dhe shkruajte miljet, kuptohet qarte qe ke harxhuar dyfish. Kjo duhet bere qe te zgjidhet kjo pune
undefined