Anjeza Shabani kërkon lirimin: E rraha dhe e putha, më rrëshkiti situata. Ju lutem, kam vajzën e vogël

26 Korrik 2016, 15:45Kronika TEMA

Sërish kërkon mëshirë dhe sulmon median se ka publikuar vetëm dhunën, pavarësisht se pranon se e ka rrahur por dhe e ka puthur fëmijën e dhunuar tre vjeçar.
Pronarja e kopshtit ”Diren” në Sauk, Anjeza Shabani, e cila u filmua duke rrahur një fëmijë të mitur në kopshtin e saj privat, dhe e dënuar aktualisht me masën arrest me burgi, kërkon lirimin nga qelia. Ajo përmend se ka vajzën e vogël dhe duhet të jetë pranë saj.
Në gjykatën e Apelit, Anjeza Shabani nuk përfitoi zbutjen e dënimit dhe tashmë ajo ka shpresë në Gjykatën e Lartë, ku avokati saj ka dorëzuar rekursin.
Në Apel, gjatë seancës, Anjeza Shabani, Administratore e Kopshtit Privat “Diren”, e akuzuar për dhunimin e një 3-vjeçari, bëri një kërkesë vërtet rrënqethëse.
Ajo është nënë e një vajze 2-vjeçare dhe kërkesa e saj e vetme në gjykatë ishte se masa më e lehtë e sigurisë do ta lejonte atë të kujdesej për të bijën, teksa me lot ajo kërkoi që të mos i hiqej kujdestaria e fëmijës së saj.
Anjeza para gjykatës tha; “Unë jam e ndërgjegjshme se ai ishte një xhest që nuk më shkon për shtat mua dhe as arsimimit të cilin unë kam. Ishte vetëm një moment, që më rrëshqiti situata.
Por jam po unë ajo që e ka qetësuar në fund fëmijën. Kjo shfaqet edhe në video, nëse e shikoni të paprerë. Në materialin bruto duket që unë e puthur fëmijën në fund. Po ta shikoni duket dhe edukatorja që nuk bën asnjë veprim.
Ju lutem, edhe nëse duhet të rri në qeli përjetë, le të rri, por ju lutem të mos i mohohet nëna vajzës sime. Kam vetëm pak muaj që i kam hequr gjirin. Ju lutem”, tha e dyshuara, ndërsa mbulonte fytyrën me duar.
Sipas Akuzës, ekspertiza ka gjetur shenja të dukshme dhune në trupin e fëmijës së keqtrajtuar nga Anjeza Shabani. Argumentet e avokatit dhe lutjet në lot e ngashërim të vetë 33-vjeçares para trupit gjykues, nuk bindën gjykatën për një masë më të butë sigurie.
Vendimi i Apelit u vulos nga një treshe gjyqtarësh të kryesuar nga gjyqtarja Evjeni Sinoimeri. Në vendimin e shpallur vetëm me diapozitiv, Apeli miratoi vendimin e dhënë nga Shkalla e Parë për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Shabanin, për akuzat e “shpërdorimit të detyrës” dhe të “keqtrajtimit të të miturit”.

15 komente në “Anjeza Shabani kërkon lirimin: E rraha dhe e putha, më rrëshkiti situata. Ju lutem, kam vajzën e vogël”

  1. pfff says:

    Aty te kalbesh plehre e keqe! Tu dhimbska femija jot, por e masakrove ate engjell te vogel se te “paska rreshqit situata nga dora”. Ajo ishte dhune e vazhdueshme qe u vertetua me ekspertize. Jo vetem burg, por edhe femija yt te te hiqet nga kujdestaria!!!

    1. Edkari says:

      Akoma e mbajne ne burg?!
      Mjaftonte e ishte teper vetem ndalimi 2-3 dite.
      Kaq ne rregull jane gjerat ketu?jemi ne vendet
      skandinave apo jemi ne Shqiperi ku qeveria
      duhet te jete nje kujdestare shembellore ndaj shtetasve
      te vet.
      Si cdo njeri dhe kujdestarja ketu ka momentet e veta te
      dobeta dhe te mos harrojme se eshte nene dhe nuk ka pse
      femija saj te paguaje kaq shume per nje gje te stisur.
      Edi Rama jo vetem si kujdestar i shqiptareve qe eshte e po
      sillet brutalisht por dhe kur i eshte kerkuar te jete kujdestar
      per Gregor kafshen(shifni si e ka nofullen si te nje kali germuq)
      ka refuzuar dhe e ka lene pa buke e ushqim..
      Mos luani rolin e kurvave se te gjithe ne momente te vecanta
      sillen keq me femijet.
      Robt ku ti keni ju qe jeni me dy fytyra.

      1. Edmond says:

        Te qifte te gjitha femrat e fisit edi rama

    2. fatja says:

      anjeze,moj anjeze,pse merzitesh,ti gazetare je dhe gazetarine mund ta vazhdoshe edhe atje,por kete rradhe per faqet roze,…………….

  2. Ml says:

    Ne burg te rrish moj baxhelle, aty te kalbesh. Paske edhe femije. Kjo te ben dy here me fajtore. Si mund te goditet barbarisht nje engjell?????!

  3. katarakti says:

    Aty te ngordhesh o shtrige. Te rreshkiti situata ty me nje bebe te vogel! Plehurine. Te ngordhesh aty e ke pak.

  4. JetaVete says:

    Jane shume gjera qe duhet te mesosh nga cfare te ndodhi Anjeza. Te paren e mesove shume shpejt. Nuk duhet te vesh dore mbi nje femije. Problemi eshte qe femija i vogel qe rrahe kurre nuk ka per te te harruar deri sa te plaket. I uroj permiresim per traumen qe ka ka luar me ty. E dyta eshte qe te kuptosh cfare heqin grate e tjera kur futen ne burg edhe kur jane ne vetmbrojte te nje krimi qe i detyroi jeta. Ti shisje p…neper Tirane dhe askush nuk pyeste per fukareshat qe mbahen mbrenda per hicgje. E treta, jo cdo gje e keqe vjen per keq. Shiko cfare mund te perfitosh nga burgu dhe dil me ndonje liber ne fund se nuk i dihet te merr jeta per mire edhe ne fund. Pac fat!

  5. Illyrian says:

    Çfarë idiotesie………..
    Nuk paskan publikuar puthjen.
    Kjo mendon se puthja anulon rrahjen?

    Vendimi I gjykatës duhet të jetë i tillë: x vite burg për rrahjen e të miturit dhe për puthjet të shpërblehet me …puthje

  6. Illyrian says:

    Ndjej keqardhje për vajzen e saj 2 vjecare, por jo për Anjezen.

  7. Neutrino says:

    Çfarë të mbjellësh do të korrësh. Mos u habit kur ta puthin dhe ta zhdëpin edhe fëmijën tënde. O sa do të dhëmbë ty. Do çjerrësh fytyrën nga marazi dhe urrejtja. Do të dalë tym nga koka për hakmarrje. Do shohësh çdo natë skena se si do ti bësh copa ata që të ngacmojnë fëmijën. Do të priten gjunjët nga therjet në zemër. Do mallkosh ditën që u bëre “edukatore”. Do të dalin thinjat nga vreri. Tani vihu në rolin e prindit të fëmijës që dhunove.

  8. Viva23 says:

    Meshire per ty se je nene por ai vogelushi qe e torturove qe ngrihet e bertet tere naten po ata prinder qe duan ndihme per femijen we ti e abuzove forcerisht cduhet te bejme.prandaj zonje merr denimin nga gjykata dhe paguaj demin qe ju shkaktove familjes tjeter.E quan veten nene,ti je nje monster me emrim nene

  9. Baba Tomorri says:

    Denim maksimal per dhune sistematike mbi femije qe kerkonte kujdes te vecante. Prinderit paguanin per dhunen e kesaj ligesie.

  10. Mirashi says:

    Te qelbet ne burg kriminelja e pashpirt

  11. Endri says:

    KETU NE USA EDHE VAJZEN DO TA MERRNIN, KESHTUQE MOS U QAJ BEJ 2 vite BURG.

  12. labi says:

    kjo qe zhgaravitej ne televizor duke nxjere byth e gjokse bashke me motren e saj me te qeshurat si idjote me kartele godet pa meshire filizin e natyres qe kerkon kujdesjen maksimale te ritet.Godijet me gjith forcen e krahut perhapin klithma ne eter per drejtesi per denim te merituar te kesaj baçkallome . Te jesh nene do te thote te kesh magjine e dashurise, butesise , pergedhelje, joooooo, ato pamje jane monstruoze . DREJTESI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje