Shqiptarët rrahin me lopata pronarët italianë, nuk u paguan për punën

26 Korrik 2016, 09:16Kronika TEMA

Shqiptarët rrahin me lopata e bëjnë për spital punëdhënësit italianë. Shkak duket se është bërë një sherr i nisur, pasi punëtorët shqiptarët shkuan të kërkonin pagesën për punën që kishin bërë. Sipas mediave lokale italiane ngjarja ka ndodhur në Varmo të Italisë dhe në të janë përfshirë tre shqiptarë dhe dy italianë, banorë në Caserta.

Shqiptarët rreth të 19-­ve, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur shkuan te italianët për t’i kërkuar rrogën. Ata donin të paguheshin për punën që kishin bërë, por pronarët duket se e kishin refuzuar këtë kërkesë, me pretendimin se nuk kishin punuar mirë.

“Ti duhet të më paguash, ti duhet të më paguash”, janë këto fjalët e dëgjuara nga një burrë, dëshmitar në ngjarje që në atë moment ishte duke kaluar rrugën, raporton Panorama. Nga fjalët sherri ka degjeneruar në dhunë dhe shqiptarët kanë rrëmbyer mjetet e punës, përfshirë lopatat. Një prej tyre u rrëzua dhe përplasi kokën, e më pas u njoftua ambulanca. Ajo transportoi në spital dy të plagosurit.

1 komente në “Shqiptarët rrahin me lopata pronarët italianë, nuk u paguan për punën”

  1. Faton says:

    Mir jau kan bër Italianve se ata kur esht në pyetje hakun me ta dhon arsyetohen, ske punu mir, skam para moment të pagujn aq pak saqe duhet tja u thesh brinjet e tja leket për sherim por dajaku i Shqiptarit le pasoja për kët DYNJA me fat te qoft dajaku or Italian ta kesh Suvenir
    MADE IN ALBANIA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje