Numri i aksidenteve rrugore është shqetësues këto ditë vere.
6 persona kanë humbur jetën vetëm në 72 orët e fundit teksa shkaqet e aksidenteve janë shpejtësia e madhe apo alkooli.
Ekspertët thonë se ndër shkaqet kryesore janë shpejtësia, përdorimi i telefonit, cilësia e rrugëve, përdorimi i alkoolit.
Kjo e ka detyruar policinë rrugore të reagojë ashpër ndaj shkelësve, duke vendosur numër rekord gjobash.
TemA ka mësuar se në 6 muajt e parë të këtij viti janë vendosur mbi 625 mijë gjoba, një shifër tepër e lartë në raport me numrin e mjeteve në lëvizje.
Ndërkohë mbi 300 shtetas janë arrestuar për mungesë patente apo për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
Në 15 mijë raste të tjera shoferët janë dërguar në OASH për masa plotësuese, që ndëshkohen me gjoba më të rënda, për shkelje semafori, mungesë dokumentacioni, etj.
normale, se policia ka vetem kete qellim te ruaje parkimin e gabuar, per tjerat vk…le te vdesin, vriten, vidhen njerezit….ama kujdes:parkoni ne drejtim me karrexhaten!!!se ka shtet ktu.
E keni gabim radhën, së pari është cilësia e rrugëve pastaj hyrjet e daljet në rrugë kryesore jashtë çdo standarti, pastaj tabelat e sinjalistika e gabuar si pasojë e standartit afrikan të hyrje daljeve dhe kryqëzimeve ….dhe pas tyre është shpejtësia që në shumë raste është sepse njerëzit nuk i besojnë sinjalistikës rrugore që është bazuar te standarti afrikan I rrugëve. Shkohet nga tabela 80km/h në 40km/h dhe pastaj pëspri në 80km/h brenda 50m, futesh nga nënkalimi në rrugë kryesore direkt pa patur mundësi të shikosh trafikun në anën tënde. Rrugët në Shqipëri janë kurthe vdekjeprurëse sidomos për ata që vijnë nga jashtë apo ata që nuk kanë lëvizur përpara në ato rrugë.
Alkol shpejtesi dhe Karderreri. Ketu akoma edhe pse kan kaluar 25 vjet ligji i me te fortit eksiston, cdo njeri prej nesh e ka rrugen private ben si ti doje me ndera. Ska faj policia por edukata qytetare qe eshte cop cop. Ligjin e bejm per tu zbatuar e jo zbukuruar.