Artur Zheji padit gazetarin e ri Anri Bala

27 Korrik 2016, 19:30Kronika TEMA

Publicisti Artur Zheji me datë 15 korrik 2016, i është drejtuar Prokurorisë së Tiranës me një padi për gazetarin Anri Bala, se gjoja qënka kërcënuar me jetë nga ky i fundit dhe fyer në editorialin me titull “Artur, ruaj kokën dhe bythën kur të gremiset karroca!”

Mbasi u lidhëm me gazetarin Bala, ai deklaroi se zoti Zheji ose është shumë djallëzor ose është paranojak. Djallëzor, sepse gjen metoda për të kërcënuar gazetarët që kanë mendim ndryshe kundër tij dhe nuk i thurin elozhe. Paranojak, sepse mund të ketë gëlltitur diku ndonjë lugë “çorbë” dhe ndjehet i kërcënuar nga të gjithë. Nuk mund të shpjegohet ndryshe “kallëzimi për kërcënim” ku në paragrafët thuhet metaforikisht për qëndrimin politik të Zhejit e jo personal të tij si individ:

“Ti mor mik ëndërron, që kjo karrocë të mos gremiset, ndaj me të drejtë e lajmëron mikun tënd, që të marrë kuajt e vjetër. Por e keqja është se i ka dal i zoti “parkingut” ku fshihet karroca. Ti dhe shumë si ti, bëheni pjesë e stallës për pak bar dhe bajga, e lutju Zotit mos të kesh ngrënë barin e miut. Përsa i përket mikut tënd, ai edhe ikën edhe s’ikën, po ti ruaj kokën dhe bythën kur të gremiset karroca!”

Gazetari Bala as nuk e njeh dhe as nuk ka asgjë personale me Zhejin. Shkrimi është përgjigje e gazetarit në një editorial të publikuar nga Zheji tek 360 gradë, ku ai është i pozicionuar në mbrojtje të partisë së tij dhe i kërkon me po të njëjtin titull kryetarit Meta, që të braktiste qeverinë (karroca) që po rrëzohej dhe të marrë drejtimin e vendit.

“Nuk ka asgjë të keqe këtu”, sqaron gazetari, “por ishte një reagim i imi, pasi publicisti po i gënjente shqiptarët, duke i paraqitur hallet e veta si të gjithë shqipëtarve. Asnjë fjalë për gremisjen e madhe të idhujve të tij, që do t’i gremisi reforma në drejtësi dhe nëse ai është në mbrojtje të palë së destinuar për tu dënuar, të ketë kujdes, sepse mund ta marri orteku dhe atë që ka qenë në majë të çatisë.”/Pamfleti/

9 komente në “Artur Zheji padit gazetarin e ri Anri Bala”

  1. Revolucionari says:

    Anri Bala, je djale king fare dhe gazetar me te ardhme. Komplimentet e mia.

  2. Zana says:

    Ia ka bërë mirë. Ky Bala i Ri vetëm gazetar nuk mund të jetë, me atë gjuhë të padenjë për një person publik. Nuk dua marr në “mbrojtje” Zhejin (?), por jam kundër gjuhës dhe mënyrës së pahijshme me të cilën shkruan një që mëton të jetë gazetar. Duke i lënë mënjanë “stilin” dhe sidomos gabimet drejtshkrimore e gramatikore.

    1. babo says:

      Nje analist haptas pro LSI si Artur Zheji eshte thjesht nje prites posti Drejtori ne shtet, qe te marre ne qafe ndonje institucion sic mori ato ku ishte dikur.

    2. loni says:

      oj zana ate gocen gruan motren atij turit tend,si per dhurate te ketyre qirjeve,do te qij edhe ty si embelsira mbas buke qe mos te ngeli qefi si bushter qensh qe je,tani shko dhe denanco karin tim qe te qiu ty dhe fisin e zhejit ju qifsha ropt rrace muti,vetem ju keni te drejte te beni editore dhe te kritikoni te tjeret,kurse kur ju pergjigjen si une me qirje fisi beni kallzim penal,po mua nuk me plas kari se e kam te ngopur me picken tende zana dhe me pickat e fisit te zhejit,kurva njerez.

  3. Dorian Durrsaku says:

    360 groshet e Zhulit nuk friksojne as miun. Bjeru Anri,e mos ki frike nga Grosha,ajo nuk vret,vetem qelb me ere.

  4. bedriu says:

    Bravo gazetarit per te vertetat qe ka thene. Sa per Zhejin, te gjithe e dine sec langaraqo-lepires pa shtylle kurrizore eshte

  5. arti says:

    ktij anrit duhet ti bejne testin e droges para se te publikoj cdo shkrim

  6. corape kuqi says:

    Ku eshte ajo video me zhejin qe kerkonte pese mije euro nga spitali privat? Pse spo del? Do kisha qef te ishte e vertete e ta zhyste zhein.
    Zh. Zh. Zhyte zhein

  7. nina says:

    bravo ti gazetar.. se keta sherbetoret e partve qe i kan lidera hajduta me fakte, ketyre do jy vij dita se bashku me ata tradhtar dhe hajdute..m

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje