Projekti më i ri, ai i kartave elektronike për karburantin e mjeteve të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit u prezantua sot në prani të Kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Gjatë fjalës së tij, shefi i qeverisë tha se ky projekt do t’i japë fund abuzimeve me tollonat e naftës në institucione ndërsa sqaroi se zbatimi i këtij projekti do të kursejë 9 milionë dollarë në vit dhe do të shtrihet edhe në institucionet e tjera.
“Janë të freskëta pamjet kur automjetet e policisë ngelnin rrugëve pa karburant. Një histori e gjatë vjedhje me tollonat e karburantit. Sot deklarojmë se kësaj praktike të ndyrë shtetërore prej 20 e ca vitesh, i japim fund, jo vetëm për policinë por për të gjitha institucionet shtetërore, që përdorin automjete dhe çdo vit hapin gropa në buxhet, për shkak të vjedhjes masive, epidemike të parave përmes abuzimeve me tollonat karburantit”, tha Rama.
Ai vlerësoi se Policia e Shtetit falë lidershipit, ministrit dhe një skuadre njerëzish të prirur për të bashkuar teknologjinë me njeriun në Polici, është një sektor lider në këtë revolucion teknologjik që po përpiqemi të çojmë përpara në çdo sektor.Kryeministri Rama me policine e shtetit
“Dhe ja sesi eksperienca e Policisë sot është një bazë për të shtrirë këtë transformim teknologjik në të gjitha institucionet, për të bërë të mundur kursimin e 8 mln litrave karburant. Që do të thotë, kursimin e rreth 9 mln dollarëve vjedhje e përvitshme, epidemike në të gjithë territorin nga ana e njerëzve që marrin tollona, nxjerrin tollona dhe grabisin shtetin. Për prill-qershor policia ka kursyer 150 mln dollarë nga zëri i shpenzimeve për karburant dhe në vit parashikimi është gjysmë milionë dollarë kursime vetëm nga karburanti”, u shpreh Rama.
Nga ana e tij, ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri tha se Policia e Shtetit është rikthyer në detyrë dhe është më e aksesueshme se kurrë, shkruan ATSH.
Ai tha se janë marrë dhjetëra nisma për ta afruar qytetarin me Policinë ndërsa kujtoi Komisariatin Dixhital, numrin unik 112, por edhe nisma të tjera që kanë afruar uniformat blu me komunitetin.
“Të gjithë i kujtojmë kohën kur punonjësi i policisë dhe policia e tërë vërsulej si karkalec rrugëve për të vendosur gjobën jo shtetërore por abuzive. Sot policët kanë kamera në trup dhe jep mundësi që ai mos të korruptojë dhe as qytetari që ishte i paprekshëm që mos korruptoj.
Të gjithë e mbajnë mend, dhe është një gjendje që se kemi plotësuar as ne, infrastrukturës, mbi 10 modele makinash që janë të vjetra dhe vëmendja ishte zero. Ne sot i kemi hyrë një rruge modernizimi, me makina të reja, motorë të rinj, pasi besojmë ë se një polic i paguar me mirë dhe me pajisje më të mira, e bën punën më mirë.
Të gjithë e mbajnë mend pamundësinë e qytetarëve për t’ju shërbyer në disa dyer, pasi duhet të paguante dhe sekserin. Në çdo qark thuajse kemi shtrirë rrjetin e Zyrave të Shërbimit Unik. Kem i ndërtuar një mekanizëm që është avokati i qytetarit. Ne sapo kemi filluar me aplikimin e nr. 112 dhe ka shumë telefonata emergjence nga qytetarët. Kjo tregon se policia është më e gatshme ndaj qytetarëve, pasi besojmë se çelësi kyç për të luftuar kriminalitetin është bashkëpunimi”, tha Tahiri.
Sistemi në 3 muaj pilotimi shtrirë në të gjithë policinë ka kursyer rreth 100 mijë litra karburant, ose më shumë se 150 milionë lekë.
“Mjafton kjo shifër për të na treguar nga njëra anë abuzimin e deridjeshëm, dhe nga ana tjetër kapacitetin që kemi për të kursyer paratë e qytetarëve shqiptarë dhe për t’i shërbyer më mirë policisë. Në këto 3 muaj nuk ka asnjë drejtori në Policinë e Shtetit që ankohet se nuk ka më karburant për punën e përditshme. Përkundrazi, kemi kursyer gati 100 mijë litra, mbi 150 milion lekë.
Gjë që tregon se nëpërmjet dixhitalizimit dhe elektronikës jemi në rrugën e duhur për të kursyer paratë e qytetarëve shqiptarë dhe për t’i investuar aty ku ka më shumë nevojë. Duke garantuar shërbim të pandërprerë të pacenueshëm të Policisë së Shtetit ndaj qytetarëve, e mbi të gjitha duke garantuar zero korrupsion, zero abuzime me karburantin në Policinë e Shtetit”, deklaroi ministri i Brendshëm.
Ky sistem, policet qe, sipas KM dhe Tahirit jane edhe hajdute, nuk i le vend per te vjedhur ne shtet.
Por, ata perseri hajdute mbeten… Ate qe nuk marrin më nga benzina do ta nxjerin tek qytetaret….
Po deshet karburant piesni Zhelefinen.. Ka marre e perdorur sa per 5 mandate..
Eh po gallate hajdutesh.Kur Nano ishte K/minister beri nje loje ushtarake ne det sikur do te kapnin nje varke me kontrabande,por anija ushtarake shqiptare ngeli ne mes te detit dhe Ramai LSI(ish minister i brendshem)shkarkoi drejtorin e policise Mema.,Dhe Mema i tha qe anija ngeli ne mes te detit sepse skishte nafte.Miliona ton nafte harxhonte MPB,por per anijen kishte mbaruar.Dhe Nano(dihet se sa serioz qe ishte) ne maje te helikopterit shkoi i merzitur ne Korfuz,qe te qetesohej pak.