Një çift të moshuarish në fshatin Zejmen të Lezësh janë grabitur dje në orët e para të mëngjesit.
Sipas policisë, katër persona ende të paidentifikuar, të maskuar dhe të armatosur, kanë hyrë nga dritarja e dhomës së gjumit, dhe kanë mundur të marrin duke dhunuar të moshuarit, disa bizhuteri, 85.000 lekë të rinj dhe 2 mijë euro.
Policia thotë se kanë shoqëruar disa persona të dyshuar dhe po merren në pyetje, por ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve.
58-vjeçari me inicialet P.P në momentin e ngjarjes ka qenë në gjumë, por është zgjuar nga zhurmat.
Në këtë moment grabitësit i kanë kërcënuar të moshuarit, si dhe kanë lidhur kryefamiljarin për të vepruar të lirë. Pas largimit të grabitësve të moshuarit njoftuan policinë, e cila ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve të kësaj ngjarje.