FOTOT/Tahiri: Dje polic që shtynin makinat, sot menaxhim elektronik i karburantit

28 Korrik 2016, 14:38Kronika TEMA
FOTOT/Tahiri: Dje polic që shtynin makinat, sot menaxhim elektronik i

Një ditë më parë Ministria e Brendshme lançoi projektin e menaxhimit elektronik të konsumit të karburantit.

Ministri Tahiri ka postuar një status në fb, duke hequr një paralele të fortë mes të kaluarës dhe së sotmes.

Në foton e para shfaqet realiteti i vështirë, për mungesë edhe të karburantit.

Pas saj duken 2 mjete të policisë që furnizohen në pikat e karburantit dhe në transparencë të plotë edhe targa, koha e furnizimit, vendi, sasia e karburantit dhe foto e mjetit, të cilat transmetohen online.

“Ishte dje – është sot: “Bidona e polic që shtynin makinat – menaxhim elektronik i karburantit në kohë reale”, shkruan ministri Tahiri në fb.

Në 3 muajt e para të pilotimit të projektit, policia ka kursyer rreth 100 mijë litra karburant dhe askush nuk është ankuar për mungesën e tij.

4 komente në “FOTOT/Tahiri: Dje polic që shtynin makinat, sot menaxhim elektronik i karburantit”

  1. test says:

    a mundet te furnizohen ne cdo pike karburanti me kete sistem?

  2. betim says:

    puna e bere eshte per tu vleresuar.
    vetem nje pyetje kam, kete sistem mos e ka vene ne pune gje firma e ministrit te shendetsise?

  3. Alban says:

    O Tahir! Çfarë u bë për sigurinë kombëtare? Po hajdutët e Aeroportit dhe bashkëpunëtorët e tyre a i kapet? A zbuluat dhe paditët ndokënd?
    Me këto matet puna e policisë.
    Mirë keni bërë që keni rregulluar diçka por është aq pak sa më mirë mos ta kishit përmendur fare. Duket më tepër si justifikim që nuk keni bërë asgjë.
    Jo ore joooo! Nuk ngopet populli me lugë bosh?

  4. Arjanit HARAPI says:

    Leri filmat trego lidhjen me krimin, lidhjet me drogen dhe pazaret ne tatime dhe dogana. Nuk mbulohet dielli me shoshe. Shume shpejt do dalesh para ligjit. Xhepist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje