Spitali Amerikan reagon për ngjarjen tronditëse ku humbën jetën 4 persona

28 Korrik 2016, 16:10Kronika TEMA

Spitali Amerikan ka reaguar pas ngjarjes tronditëse ku humbën jetën 4 persona.

Reagimi:

“Jemi këtu për të thënë një të vërtetë! Këto katër ditë pa gjumë për mua, stafin tim dhe për miqtë e Spitalit Amerikan kanë qenë më të këqijat. Tashmë të gjithë e dinë për atë që ndodhi. Katër jetë njerëzish humbën në Spitalin Amerikan, dëshpëruese sigurisht, më shumë se dëshpëruese. Unë i kam ngushëlluar familjarët e tyre, por e di që kjo nuk mjafton. Ata tani kanë një mik më shumë, në fakt dy, mua dhe Spitalin Amerikan. Më vjen keq që shumë portale apo pseudoportale fërkuan duart për atë që ndodhi dhe filluan të telefononin për të vënë gjoba të larta. U mundova ti bind se si ishte e vërteta, por kuptova se qëllimi i tyre nuk qe njerëzor dhe u lodha që ditët e para.

Jetojmë në një vend shumë të vogël, ku të gjithë dimë gjithçka për njëri-tjetrin. Ajo që ndodhi në Spitalin Amerikan ishte një incident midis pacientëve, për më shumë le të flasi gjyqësori. Unë jam këtu për të thënë se, ajo që ndodhi në spitalin Amerikan më bëri mua më të përgjegjshme, stafin tim më të përgjegjshëm dhe të gjithë ne.

Në fakt dua të them diçka, nuk i kam thënë akoma faleminderit stafit tim. Dua ti them faleminderit të gjithë mjekëve, infermierëve që vunë jetët e tyre në rrezik për të shpëtuar jetën e pacientëve. Askush nuk foli për ta, askush nuk shkruajti në portale. Jetojmë në një vend ku njerëzit mezi presin të rrëzohesh, por ne nuk jemi rrëzuar. Ne jemi këtu me të njëjtin ritëm, me të njëjtin pasion dhe me të njëjtin njerëzillëk”,

Oriela Cano, Drejtore e Marketingut e PR & Menaxhimi i Cilësisë

Spitali Amerikan

19 komente në “Spitali Amerikan reagon për ngjarjen tronditëse ku humbën jetën 4 persona”

  1. pacienti says:

    Hartim koti, me shume per te thene dicka qe ske thene asgje.

  2. Latif Dreqi says:

    Spitali “amwrikan” I leshit. Spitalit turk do ishte fjala me e sakte. Duket dhe nga shkrimi plot “njerezillek”..O ju dhjefsha shkollen dhe diplomen o ti e PR-it.

  3. Doktor Zhivago says:

    Ne nuk kemi gje me ty qe na qurravitesh, por me kushtet. Ju qe merrni mijera euro per nje operacion te thjeshte, a ishit te trajnuar per te perdorur bombolat fikese te zjarrit? Ju qe keni bere miliona euro investime, a ju punuan ato mrrokllat ne tavan qe shperthejne ujin kur ka tym? Apo i keni marre licencat dhe lejet me miq e shoke. Se ato qe iken nuk kthehen me, por juve jeni ne hetim nga Prokuroria pikerisht per kushtet e sigurise. Per keto ke gje per te thene? Se qe donit te mos vdisnin ata njerez e kuptojme, qe t’u merrnit edhe leket e kurimit per djegiet!

    1. Pseudoanalist says:

      O doktor Leshi…kur nuk di asgje me mire hesht e mos jep shume mend…. Boll me keto brrockullat e bombulave se late nam, njerez me shprehje te perseritura copy/paste por me 0 te vertete…po te ishit prezent e te kishit pare realitetin e ndodhur dhe te standarteve te sistemeve atehere po te jepja doren. Por jeni thjesht dordolecer qe flisni nga divani shtepise. Turp

  4. Prudentino says:

    Gerdec 2016.
    Kur bie zjarr diku ne nje spital ka skeme shuarje zjarri si dhe nje skeme evakuimi te personave te cilet jane te semure dhe e duan akoma dhe me te veçante. Ne rastin tuaj moj drejtore nuk ka funksionuar asgje dhe si rrjedhim ka 4 te vdekur.
    Ju duhet te demshperbleni familjaret sipas ligjit dhe drejtuesi administrativ i spitalit duhet arrestuar menjehere, menjehere.
    Te me falesh po ti qenke pak budallaqe qe del e shkruan te tilla gjera per publikun.
    Po te jete per te vdekur, une nuk kam pse te vij tek spitali juaj.
    Ai Gaz Demi ka ndonje lidhje me kete spitalin tuaj ?

  5. nord.al says:

    Vertete ishte nje incident. por kjo kjo nuk verteton se ju nuk i perkisni klanit te hajduteve me bluza te bardha. Ju dhe gjith spitalet private jeni pjelle e politikes se ndyre te Berishes dhe punoni per politikanet. Edhe kur te nxirrni te vdekur, te merrni miliona lek. Ihengershi ilace.

  6. A says:

    E revoltuar nga fjalet e kesaj cupe. Ate dite po te mos ishte per nja dy cuna infermiere te dializes nr i vdekjeve kush e di sa do ish. Ata vune jeten ne rrezik, nderkohe qe ti me shoqe telefonoje mediat mos te dilte emri sp amerikan e ngaterronit edhe emrin e sp te traumes. Nje kioske brenda nje spitali shteteror me s’merret vesh c’ staf e cfare pazaresh behen ne emer te shendetsise me te mire. Do mbyllet e gjitha besoj sh shpejt me nja dy leke familjareve e do vazhdojne pazaret .

  7. lulja says:

    Niveli i te shkruarit, ajo cka do kjo drejtore e marketingut te spitalit te percjell e plus menyra se si e ka shkruar eshte e barabart me nje hartim te kl. se 4-et fillore dikur.
    GJYNAH !!!!

  8. lulja says:

    Niveli i te shkruarit, ajo cka do kjo drejtore e marketingut te spitalit te percjell e plus menyra se si e ka shkruar eshte e barabart me nje hartim te kl. se 4-et fillore dikur.
    GJYNAH !!!!
    BOTOJENI !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  9. Bujar says:

    Shihe çupa, një ditë paska pasur punë dhe qenka lodhur… Por të kesh punë përditë, si do ia bësh moj çupë? A i ke pyetur pacientët që të vijnë në spital se si ia bëjnë që paguajne cent më cent për të marrë shërbimet, që në fakt duhet ti merrnin diku tjetër, por halli i ka sjellë në derën tuaj?
    Jemi në Shqipëri dhe mund t’ia hidhni, por të ishit në atë vendin që i keni marrë edhe emrin, do ta shihnit ju se si do të përfundoinit… Miliona euro do të paguanit për ata qe ikën nga kjo botë, madje edhe familjen e atij që vuri zjarrin do ta dëmshpërblenit… Por jepini, vazhdonit ta rrjepni dhe vidhni këtë popull. Pastaj do vazhdoni të rripni njëri-tjetrin. Ndoshta keni filluar…

    1. Pseudoanalist says:

      Te ishim te ai vendi qe shkruhet ne emrin e spitalit ti do kishe vdekur fare nese do ishe semure se ste merr njeri brenda pa paguar…nese ekziston Spitali Amerikan kjo sepse asnje spital ne republike nuk te jep zgjidhje. Dihet eshte spital privat, jo cdokush mund ta perballoje…kush se perballon te vazhdoje diku tjeter, nuk detyrohet njeri. Nguliteni ne trurin e ceket SPITAL PRIVAT…normal qe do paguash…por duan te vijne te gjithe sepse dihet qe vetem te kjo strukture gjejne zgjidhje e askund tjeter…ky nuk eshte faj i spitalit…ashtusikurse nuk eshte faji i spitalit se nje i cmendur zgjohet ne mengjes e vendos te djege tjetrin me benzine…

  10. lili says:

    ka disa raste kur te dale me fol direktoresha e marketingut eshte jo vetem gabim po edhe eshte pafytyresi: Ne keso raste Minimumi eshte qe Direktor i Spitalit te flase e jo nje Vartese e tij, kjo vetem per te tremura nje shenj ‘njerrzillek’ e per te treguar se verter e merni seriozisht vdekjen e 4 personave per fajin tuaj!Kurse ketu kemi vetem nje pune marketing,pra vetem nje pune lekesh! Ku este etika ketu tek shoqeria e spitalit amerikan? Nuk dine cka eshte ne celule krize e nuk e dine e nuk kane mesuar se ne keso raste duhet Direktori me fol???
    Perndryshe presim te na sqaroni per use nuk funksionoj astje gje per shuarjen e zjarmit? as cfare skeme kishit per keso raste. Po sgurisht nuk e dini mbasi nuk keni nje te tille app jo e nuk e keni perdor kur! Sa njereze te staffait tuaj jane stervite per aktion kunder jarit? kur? nga Kush? Sa eksinktor keni pasur att e spe nuk u pretoren kno na interesse neve qytetaret qe duna pergjegjeje per figurine etere kur shkojne ne Spital,tek ju aso dikund tueter! Kur ishte inspektion i juaj i fundit per keto mjete? Kjo na intereson !
    Qe te shpreheni keqardhje nuk ju duket minimum apo mos keni dashtur gezim e hare edhe ne kete rast?
    pfff jo profesionalizm total, po jo per ju per direktoret e juaj qe ju lane ju te marketingut me manaxhuar kete tragjedi,se eshte nje tragjedi per 4 familje e per ne se sa lente mundesh me vdek ne nje vend si hemodializa ku kujdesi duhet te jeté ne piken maximumsepse ka reziqe kurse ketu livadise kush te doje…..

    1. Pseudoanalist says:

      Jeni gje prokuroria zotrote? Apo jeni njerez qe aludojne e shpifni mllef nga inatet e se di se nga cfare te krijuara…
      Njerez dordoleca qe beni shprehje copy/paste…tju vije turp…sdini ca jane mjetet e shpetimit e planet e evakuimit por keni degjuar e lexuar ne disa komente e beni sikur ca po flisni…
      Te gjitha jane shpifje…spitali i ka te gjitha keto qe ju thoni se mungojne…eshte i vetmi spital me certifikime jo vetem shqiptare por edhe boterore te cilat nuk blihen me lek por fitohen me saktesi dhe dinjitet.

  11. dn says:

    qe jeni pa gjum, qe u lodhet, qe u merzitet nuk na intereson! Une, Une Une… po ku keni pare ju me u shprehe keshtu per nje celule krize! Incident eshte per ju vdekja e kater patienteve,te cilet ju besuan?
    OOOHHH a jeni ne mend!
    OOOH ku keni pare me u armiqesuar me portal e pseudoportalet keshtu ? askkush nuk i ka treguar se keshtu shtoni zjarm e nuk qetesoni asgje? Nuk keni nje procedure per celulen e krizes ne keso raste: lexoni pak literature professional,e mos na dilmi si ne sfilade mode se eshte pafytyresi te na beni moral e mode tash!
    OOOOh kush eshte ai debili qe urdheheq ate cell prize ne spitalin tuaj, se per be keni halal shame pune per te bere….s’keni pa gje hallase aka ka me iu ndodh!

  12. me rend punet nisen e bitisen says:

    zoje, faleminderit staffit tuaj eshte gjeja e fundit qe duhet bere, se keto behen zakonisht brenda ne kolektivin tuaj e jo per Publikum e gjere, edhe nuk ka film pse keni ba punen per te cilen paguheni ! Qe te gjithe jeni te tronditur ok, qe jeni te bashkuar ne dhimbje per pacientet ok po ju nuk e thate kete! Jo jeni na tregoni se bytha juaj eshte lodhur po jo nga sikleti per paniertet tuaj…Edhe ju nuk e keni thane ate FML per policet, zjarfikset, koleget qe pranuan keto paciente ,dmtehju nuk i falenderuat ato que ju do te duhet te falenderoni ma se pari!Ato qe nuk jane pjese e stafit tuaj e qe intervenuan, ato que nuk paguhen nga buxheti i juaj, e qe intervenuan,ato que u lodhen po aq mos ma shume se ju, ato que mblodhen kockat e njerezeve te djegur e que u transiten sigurisht ma sume se juJo,ju nuk i falenderuat ato te cilet duhet te falenderohen ma se pari:sepse Falenderimet shkojne tek ato ma se pari, edhe per pacientet e familjet tjera ne spitalin tuaj qe po pranojne sherbime jashte kushteve normale… Po per keta ,as nuk ju shkoj mendja! As t’ju kerkoni mirekuptim as t’ju kerkoni falje per keto sherbime jashte kushteve normale.
    Edhe pse jane po ata qe tregojne ma se shumti miresjelle e mirekuptim per veshtiresite cuaja ne kete situate te jashtezakonshme!

    Po ju bytheprape e niseni punen ,sepse UNE UNE Une eshte ma e rendsishme…. se te tjeret! sepse bythajuaj na qenka lodhur ma shume se zjarfikeset? Pra Zoje qe nuk e merktoni bete emer, filloni prape tuaj ,ka e marra kete here… edhe fill-in falenderimet si ka dhane Zoti!
    Detyrimet tuaja si spital jane pike se pari per pacientet qe vuajne pasojat, e staffi i juaj eshte puna e fundit sot per sot.Do keni kohe per me falenderuar stafin ma vone,sot eshte koha te falenderoni te tjeret ma se pari!

  13. guri says:

    A e dini se spitalet kane si detyre , qe ne fillimet e tyre , te sigurojne jeten e pacienteve nga keqberesit. Si u lejua te futet ne ambjentet e dializes nje shishe me benzine? Per kete mbani pergjegjesi ju.

    1. Pseudoanalist says:

      Ik o i mefshte

  14. Amerikan-Turkye-Arnavutluk Karar spital says:

    Rraca e mjekeve shqiptare, bluzat e bardha te nxira nga parate e pista, qe rrjepin popullin dhe tregojne dhe sakrificat. Zot na ruaj, provo te shkosh pa para ne xhep, vdekjen ta ofrojne pa para. Spital Amerikan me mjeke turq.. O Zot na ruaj, se kjo qe ka bere kete hartimin pasi ka qendruar ore te tera tek parukeria dhe estetistja, nuk do tja dije fare per jetet e njerzve.
    Por, peshku qelber nga koka, dhe kur koken e perfaqesojne kembet me hartime te tilla, mendojeni vete se kush eshte Spitali Turko-Amerikano-Arnavutluk..
    Nuk ndihet as Erdogani per kete………

    1. Pseudoanalist says:

      Normal eshte spital privat e do paguash o njerez injorant…juve ju pelqen me shume qe ato lek ti paguani ne shtet, aty ku ju therrin e sju qepin…
      Pastaj ca eshte kjo injoranca e spitali amerikan me mjek turk…cdo te thote??? Eshte ofendim??? Dhe ku qendron problemi???
      Ore faleminderit sp amerikan qe sjell profesioniste qofshin turq, italian apo austriak qe njerezve ti ofrojme alternativen me te mire e tu permiresojme jeten…
      Transplantet e veshkave ne Shqiperi behen aktualisht vetem nga kirurgu turk i spitalit amerikan…po te mos ishte ai dhjetra paciente nuk do mund te mbijetonin prandaj kur flisni mendoni o njerez te ceket…mendoni…mendoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje