PD denoncon "Karpenin": 1 mijë e 700 ha u jepen kompanive fantazëm

29 Korrik 2016, 12:13Kronika TEMA

Partia Demokratike ka denoncuar si aferë korruptive projektin e qeverisë për ndërtimin e një porti në bregdetin e Karpenit. Sipas PD, ky koncesion është një prej aferave të dyshimta e korruptive të tre viteve të fundit. Deputetja Jorida Tabaku tha se Edi Rama do t’u japë 1 700 hektarë disa kompanive fantazmë që kanë vetëm 100 paund në llogari bankare. PD deklaron se gjithçka po bëhet në mungesë të transparencës.

Deklarata e deputetes Jorida Tabaku:

Pasi krijoi mjegullën e duhur me zhurmën për reformën në drejtësi, Edi Rama urdhëroi kartonat e tij në parlament për të kaluar një prej aferave më të dyshimta e korruptive të këtyre tre viteve, sic është koncesioni i Karpenit në Kavajë.

1700 hektarë tokë në zemër të vendit, në një prej zonave më të kushtueshme, i fluturoi Edi Rama me një të rëndë të lapsit sa në Londër, sa në Singapor, nëpër kompani fantazëm, dhe sot që flasim askush nuk e di se cilin bëri shefi i rilindjes pronar të kësaj pasurie të shqiptarëve.

Një projekt i dyshimtë, në mungesë totale transparence.

Fillimisht, Edi Rama ia dha këto 1700 hektarë kompanisë “Star Bridge Port Development Ltd”, me qendër në Britani, e cila rezultoi me një kapital prej 100 paundësh. Ia dha kompanisë me 100 paund, me ca copa letrash ku flitej për ndërtimin e një kompleksi laraman, me lloj lloj objektesh të planifikuara aty.

Kjo kompania 100 paundëshe, sipas Edi Ramës do na investoka 5 miliardë dollarë në Karpen, aq sa gjysma e produktit të brendshëm bruto.

Nga ana tjetër, qeveria nuk tregon se në cilin plan territorial është mbështetur, në cilin plan zhvillimor është menduar, ku është studimi i feasibilitetit dhe ku është projekti duke shtuar edhe më shumë hijet e dyshimit.

Por më e rënda është se kjo kompani, që Edi Rama e bëri pronare të 1700 hektarëve, u shit papritur në Singapor, në një parajsë fiskale atje, vende që vizitohen shpesh nga vëllai i kryeministrit. E njëjta skemë si me koncesionin e TVSH që opozita kundërshtoi dhe detyroi q everinë të tërhiqej.

Ky së bashku me Koncesionin e Rrugës së Kombit, është një skandal mbi skandalet në përmbledhjen e gjatë të abuzimeve 3 vjecare të Edi Ramës.

Si mundet një kryeministër të hedhë sa në një cep të botës në tjetrin 1700 hektarë të pasurisë kombëtare? Si mundet të flakë në rugë pronat e 220 familjeve që nuk e dinë se cdo të ndodhë nesër me ta?

Kush fshihet pas këtij projekti?

Cilat janë interesat personale të Edi Ramës?

Cili klient favorizohet nga këto afera?

Edi Rama duhet të bëjë urgjentisht transparencë e të japë llogari për këtë rast. Partia Demokratike do të vendosë para ligjit autorët e do të vazhdojë të denoncojë këtë koncesion korruptiv e këtë zhvatje të pasurisë së shqiptarëve, si shumë afera të tjera të kësaj qeverie e oligarkëve të saj!

4 komente në “PD denoncon “Karpenin”: 1 mijë e 700 ha u jepen kompanive fantazëm”

  1. rob i zotit says:

    Eshte vertet turp, nje kompani serioze nuk mund te kete kurre vetem 100 paund kapital,

    1. arben says:

      Sigurisht po te jete e vertete. Sepse PD eshte specializuar ne krijimin i genjeshtrave nga lart poshte, Shkurt eshte nje parti shkaterrimi, mohimi dhe fabrikim te vertetash. Se i thote nje genjeshtare si kjo qe po te mis e kishte marre partia per ta bere specialiste ekonomie do ishte shitese butiku e ben informaciojin dhe me te dyshueshem

  2. Falcon says:

    Si s’folën ndonjëherë pozitivisht për ndonjë projekt këta debila por vetëm “Shpif, shpif se diçka do ngelet !” Një Google search I ‘Star bridge port development” tregon se është një kompani që ka bëre shumë porte mes tyre edhe “Londen Gateway”

  3. prisni se skeni pare gje akoma says:

    Lereni corapekuqin te beje ca leke. Pse e ngacmoni.
    Prisni se skeni pare gje akoma. Mandatin e dyte do ta betonizoje karaburunin dhe sazanin. Prisni prisni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje