Shpërthen një bombol gazi në burgun e Shën Kollit në Lezhë, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se një person ka mbetur i vdekur dhe një ka mbetur i plagosur.
Bombola e gazit ka shpërthyer në kuzhinën e burgut. Ndërsa është lajmëruar me shpejtësi zjarrfikësja, e cila ka mbërritur dhe po punon për neutralizimin e flakëve
Ngjarja sipas policisë ka ndodhur rreth orës 16:00.
Pasi kanë nxjerrë të burgosurit nga qelia është njoftuar menjëherë zjarrëfikësja për të shuar flakët.
Sipas informacioneve të para, zjarri ka rënë në një nga qelitë në katin e dytë të ndërtesës së këtij burgu.