Trump tradhëtari!

30 Korrik 2016, 16:48Bota TEMA
Trump tradhëtari!

Nga Bernard Henri Levy

Kandidati për president Donald Trump duke folur gjatë një mitingu electoral në Uorren, Miçigan më 4 mars 2016. (AP Photo/Carlos Osorio)

Nëse Donald Trump do të bëhet President, Shtetet e Bashkuara do të kenë një problem me shumë dimensione. Po kështu edhe bota.

Sa për fillim, problemi do të jetë vulgaritet i pamasë. Amerika ka parë shumë gjëra, por jo një president potencial që diskuton përmasat e penisit të tij në një debat televiziv.

Problem do të jetë edhe urrejtja e tij patologjike ndaj grave. Në një bisedë të vitit 1992 me arkitektin Philip Johnson, raportuar në Neë York magazine, ai tha, “ju duhet t’i trajtoni ato si mut.” Ai vijon t’i shohë gratë si krijesa të neveritshme, me – siç e tha me gazetaren Megyn Kelly të Fox Neës – “gjaku rrjedh prej tyre kurdo.”

Problem do të jetë edhe racizmi i tij i vazhdueshëm. Ky është një njeri, sipas gruas së tij të parë, që për shumë kohë mbajti një koleksion të fjalimeve të Hitlerit në komonë pranë krevatit, i cili i cilëson njerëzit me ngjyrë si “dembelë”, i etiketon meksikanët si “përdhunues” dhe i gjykon myslimanët bashkarisht si fajtorë për terrorizmin islamik.

Problem do të jetë edhe anti-semitizmi i tij, duke u sorollatur në tryezën e bisedimeve ku ai thotë se nuk dëshiron që paratë e tij të numërohen nga askush tjetër përveçse “shkurtabiqëve që mbajnëkipoh,” apo mesazhet në Tëitter që theksojnë faktin që komediani Jon Steëart është hebre apo komentet e tij të zemëruara dhjetorin e kaluar në Koalicionin e Hebrenjve Republikanë “ju nuk do të më mbështesni mua, për shkak se unë nuk dua paratë tuaja!”

Problem do të jetë mungesa e thellë e diturive, jo vetëm mbi botën, por edhe mbi vetë vendin e tij. Pak ditë para referendumit mbi anëtarësimin e Britanisë në Bashkimin Europian,  ai tregoi se nuk e dinte kuptimin e fjalës “Brexit”. Këtë muaj, ai tregoi se nuk di se çfarë përmbajnë shumë nene të Kushtetutës së SHBA-së.

Por, më serioze dhe shqetësuese është problemi se ai mund të jetë udhëheqësi i fuqisë kryesore të botës, ndërsa ka një katalog simplicist të një vizioni gjeopolitik. Dhe ky është një katalog që, pavarësisht premtimit të Trump “për ta bërë Amerikën të Madhe sërish,” mundet në fakt të minojë mirëqenien dhe sigurinë.

Mendoni për idenë e tij, të cilën e hodhi në fillim të marsit dhe që ka gjasa është frymëzuar nga falimentet e tij private, të rinegocimit të borxhit kombëtar të SHBA-së. Kjo ide qe idiote (qeveria amerikane, e cila ka një monopol në emetimin e monedhës rezervë kryesore të botës, nuk ka asgjë për të “rinegociuar). Por nëse Trump do të kishte qenë në pushtet kur ai e propozoi atë, pasojat do të ishin shkatërrimtare: një rritje e menjëhershme e normave të interesit; rënie të dollarit; dhe thyerje të besimit mes SHBA-së (që do të shihet si një vend që sillet si Argjentina apo Greqia) dhe të gjithë të tjerëve.

Ose mendoni për deklaratën e tij, gjatë fjalimit të pranimit të nominimit në Klivelend, se, nëse do të zgjidhej, do të rishikonte politikën e NATO-s për mbështetje automatike për anëtarët e kërcënuar të Aleancës. Në këtë botë, sipas Trump, Rusia do të jetë e aftë të vijojë kërcënimet e saj për të riekzaminuar ligjshmërinë e procesit që solli pavarësinë e shteteve të Balltikut. Ajo do të jetë e lirë të rishikojë kufirin e vet me një nga fqinjët e vet ose të niser për të shpëtuar një minorancë gjuhësore ruse “e mbajtur peng” nga një shtet tjetër. Ajo mundet të pushtojë POloninë, ose, natyrisht, Ukrainën. Dhe pse Rusia do të duhet të ndalojë me NATO-n dhe fqinjët e saj? Ajo mund të ndezë një sherr me Japoninë apo me cilindo aleat të Perëndimit në rajonin e Azi-Paqësorit.

Dhe pastaj natyrisht është edhe vetë presidenti i Rusisë Vladimir Putin, i cili lavdëron Trump dhe nuk e humbet kurrë rastin për këtë. Ai një herë i tha Larry King të CNN (ndërsa promovonte librin e tij të shumëshitur Mendo për gjëra të mëdha dhe shkelmo), se Putini është një udhëheqës i madh i cili ka bërë “një punë të madhe… në rindërtimin e Rusisë.” Në shtator 2013, ai e përshkroi si “kryevepër” një koment të firmosur nga Putini në New York Times, ku kritikohej politika e SHBA-së në Siri. Në shtator 2015, gati dy vjet pas një përplasjeje të stilit të Luftës së Ftohtë për Ukrainën, ai i tha Fox News se Putini meriton notën dhjetë për lidership.

E vërteta është që lidhjet personale të Trump me Rusinë janë të vjetra dhe të ngushta. Ato fillojnë në vitet 2000, kur Trump, pasi u klasifikua si kreditor i keq nga bankat në SHBA, kërkoi investitorë rusë për të financuar projektet e tij në Toronto, SoHo dhe Panama.

Dhe raportet po fillojnë të rizbulohen mbi galaksinë e ndikimeve dhe interesave që u formuan përreth tij në atë kohë në përfitim të tij: një grup drejtorësh të Gazprom, ish lobues për diktatorin e Ukrainës Viktor Yanukovych (përfshirë Paul Manafort, tashmë menaxherin e fushatës së Trump), dhe figura të njohura të krimit të organizuar.

Disa vëzhgues, të tillë si Franklin Foer, e konsiderojnë Trump si “kukull e Putinit.” Të tjerë, si George Stephanopoulos, një ish-këshilltar i presidentit Bill Clinton, spekulojnë mbi mundësinë e lidhjeve organike mes fushatës së Trump dhe regjimit të Rusisë.

Dhe tashmë duket se rusët janë pas rrjedhjes kibernetike, dy ditë para Konventës Demokratike Kombëtare në Filadelfia, të 19,252 emaileve që tregonin se si udhëheqësit e Partisë Demokratike favorizuan Hillary Clinton kundrejt rivalit të saj, Bernie Sanders. Akoma më keq, Trump mbështeti spiunazhin kibernetik nga një fuqi e huaj kundër kundërshtares së tij:

“Rusi, nëse po dëgjon,” tha ai në një konferencë për shtyp, “unë shpresoj që ju të jeni në gjendje të gjeni 30 mijë emailet që mungojnë.”

Pasojat e zgjedhjes së Trump mund të jenë me të vërtetë të tmerrshme. Problemi nuk do të jetë vetëm vulgariteti, seksizmi, racizmi dhe injoranca sfiduese. Ka gjasa që problem do të jetë edhe mungesa e besnikërisë së tij ndaj Amerikës. Partia e Eisenhoëer dhe Reagan ka rënë nën kontrollin e një demagogu të korruptuar, i cili tradhëton jo vetëm idealet e vendit të tij, por edhe interesat themelore kombëtare.

Trullosje e Amerikës. Katastrofë botërore.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Trump the Traitor/ BIRN

8 komente në “Trump tradhëtari!”

  1. Liu says:

    … Jo, Jo … mos degjoni Mediat dhe CNN-in (pasi gjithmone kane qene dhe jane me Partin Demoratike) …. ne qe jetojme pertej oqeanit ne NORTH AMERICA kemi degjuar dhe pare si per 8 vjet OBAMA asgje nuk beri per USA-n.
    II
    Z.TRUMP njeri puntor (62% e tebardheve Amerikan dhe raca te tjera jane me ate), i vendosur per te realizuar ato qe thote, njeriu qe flet te vertetat dhe qe do ndryshoje stilin e drejtimit jo vetem nga politikanet qe kudo ne BOTE vec premtojne dhe mashtrojne popullin.
    II
    Z.Clinton me plot probleme “30.000 E-maile sekrete te shtetit futur ne E-mali-n e saj personal (jashte ligjit) kapur nga “hakerat” ruse qysh vite perpara kur Ajo pasi pati probleme te medha u largua “gjoja” e semure, me plot rryshfete parash, burri saj kapur disa here sek ne zyrat e Departamentit, bomba ne ambasaden Amerikane ne Liban etj etj …. dhe sot n’a u sherua (Hypertonia qe kurre nuk sherohet) dhe perpiqet te mashtroje me fjale te bukura si OBAMA, duke folur perralla me mbret “Une do bej kete, une do bej ate … etj”
    II
    Z.Clinton ka mediat qe mundohen t’a nxjerrin fituse por e veshtire se populli amerikan (te vertete) besojne tek TRUMPI i cili ate qe thote e ben “veper” dhe nuk prek parat e p[opullit si gjithe presidentet e meparshem …. TRUMPI fiton.

    1. albaniafirst says:

      Liu, nga na I ke nxjerre zotrote keto shifra? Edhe une jetoj ne North Amerika, por ajo qe parashikohet ketu eshte nje humbje katastrofike e zotit Trump qe eshte nje idjot qe edhe gomari me budalla do ta kishte zili.
      Latinot, muslimanet, te zinjte dhe aziatiket jane sigurisht kunder tij, por dhe shumica e te bardheve ne qytetet kryesore amerikane jane kunder tij. Gomarlleqet qe Trampi flet nuk ka kandar qe ti mbaje. Me te jane vetem kriminelet dhe pjesa me e paedukuar e amerikaneve.
      Klinton, mbase nuk eshte zgjedhja me e mire, por ne krahasim me Trampin eshte si nata me diten.
      e fundit qe lidhet me shqiptaret; Trumpi kritikoi administraten amerikane per sulmet kunder Serbise ne mbrojtje te shqiptareve te Kosoves. Keshilltari I tij kryesor eshte nje antishqiptar I terbuar. Te gjithe shqiptaret e Amerikes duhet te votojne kunder Trampit qe ai kurre te mos vere kemben ne zyren ovale.

  2. Ronaldo says:

    Anti Izraelit ???
    In 1983, Israel’s Tree of Life award for outstanding contributions to Israel-United States relations
    2 nga femijet e tij jane martuar me Hebrenj. Cfare thith ky gazetari ?

  3. antonio says:

    TRUMP dhe PUTIN jane “HITLER” e kohes se sotme!
    RREZIK PER NJE LUFTE TE RE BOTERORE!

  4. ALBA-DAR says:

    — ENDERR E FRIKSHME, — ENDERR E RREZIKSHME — NDONJE HERE ,…. ENDERRAT EDHE DALIN…………………!!!!!!!!!!!!
    ………….. MJER,… TE VEGJLIT. …………..

  5. askushi says:

    Fakti qe sulmohet aq shume tregon se rryma eshte me te. Analize shume e dobet. Po perdoret Rusia si gogol dhe kjo eshte per te qeshur. Kur lexon argumenta sesi Rusia do sulmoj Japonine e kupton nivelin e artikullshkruesit.
    Pastaj kur u be President Xhorxh Bush Xhunjor, pse mos te behet Trump. Me keq se Bushi s`ka.

    1. valer says:

      Sepse gazetari eshte nje cifut i ndyre qe e urren Trampin, se keta cifutet jane elita politikane ne Amerike. Jane ata qe i bejne luftrat e Lindjes e Mesme per ate mut shteti me emrin Izrael. Edhe bankat e Wall Street u perkasin atyre.

  6. USA911 says:

    Mediat e paguara dhe elitat ne sherbim te korporatave jane kunder Trump. Kuptohet dhe ky pleh qe perfaqeson liberalet franceze qe e kthyen Francen 100 vjet prapa e po e bejne Afrike. Trump I duhet Amerikes dhe botes me shume se kurre. Clinton ka marre 50 miljon nga Wall Street. Trump asnje dollar. Amerika ka nevoje per Trump ose ndryshe do perfundoje si Europa e Azia do kontrolloje globin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje