Publikohet videoja e burgut të Shën Kollit që u përfshi nga flakët në Lezhë. Siç duket nga pamjet të gjithë të burgosurit kanë dalë jashtë të tmerruar dhe të alarmuar ndërkohë që zjarrfikëset po shuajnë zjarrin e rënë në godinë. Të burgosurit, megjithëse kanë dalë jashtë, po ruhen nga lart për të shmangur tentativat për ikje. Video u publikua nga “jetaoshqef”.