Lulzim Basha "shpjegon" përse Edi Rama ndryshoi buxhetin me një akt normativ

31 Korrik 2016, 14:19Politika TEMA

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha denoncoi rishikimin e buxhetit me një akt normativ nga Edi Rama, të cilin e quajti, kryeministri në ikje. Sipas Bashës, nuk është zgjedhur rruga normale e rishikimit të burxhetit për shkak se rritja e pensionit ishte qesharake, vetëm 1 bukë dhe 100 gram djathë në muaj. Fondi për papunësinë u ul, thotë Basha ndërsa po ashtu ulje kanë pasur edhe fondet për arsimin dhe shëndetësinë. Ajo që bie në sy janë 68 punonjësit e rinj të kryeministrisë, thotë Lulzim Basha, që i quan 68 sharës të rinj në shërbim të Edi Ramës.

Reagimi i Bashës:

ë mënyrë tinzare, kryeministri ne ikje ka ndryshuar me akt normativ buxhetin duke shmangur rrugën normale që është dërgimi në komisione, në parlament.

Pse? Pse keshtu hajdutjce, fshehtasi, duke mbajtur larg debatin, oponencën, kritikën?
Sepse me ndryshimin e buxhetit Edi Rama nuk rrit asnjë pagë, tall dhe poshtëron 635 mijë pensionistët me indeksimin 1.6 përqind, pra një bukë e 100 gramë djathë në muaj, kur cmimet janë rritur e nuk kanë të ndalur.
Kryeministri ne ikje nuk rrit asnjë qindarkë fondet për ndihmën ekonomike për familjet në nevojë. Kur papunësia rritet cdo ditë, ai nuk shton, por e ul me 10% fondin për pagesën e papunësisë. Asnjë qindarkë për kompensimin e ish të përndjekurve politikë.
Kryeministri në ikje ul fondet për arsimin, shëndetësinë dhe burgjet, ul fondet për investimet me financim të huaj. Rrit borxhin publik për vitin 2016.
Por Edi Rama nuk ka harruar të shtojë 68 punonjës në aparatin e kryeministrisë. 68 sharës të rinj në pallatin e tij që do të paguhen me paratë e shqiptarëve për ti shërbyer propagandës e llafeve, e aspak punës.
Kjo është qeverisja e degraduar dhe korruptive e kryeministrit në ikje. Taksa të larta, gjoba të larta, cmime të larta. Shto luksin e shërbëtorët për vete, ul fondet dhe rrit mjerimin për shqiptarët.
Partia Demokratike ka një plan shpëtimi për vendin. Në programin e saj, buxheti do të jetë pronë e shqiptarëve, jo plackë për tu ndarë sipas tekave. Ne do të ulim taksat dhe shpenzimet qeveritare. Cdo fond do të shkojë për investime, për vende të reja pune, për paga e pensione më të larta, për zbutjen e varfërisë në vend dhe per një ekonomi të fortë e një të nesërme të sigurtë për të gjithë shqiptarët.

BUXHETI I RISHIKUAR 2016:

• Zero rritje per pagat, vazhdojne te jene te ngrira, duke dobësuar edhe më shumë fuqinë blerëse.
• Nuk rriten pensionet, indeksimi poshtë detyrimit ligjor sepse inflacioni 2015 rezultoi ne masen 1.9%, ndërsa indeksimi vetem ne masen 1.6%, duke dobësuar edhe më tej fuqine blerese.
• Zero rritje fondet per ndihmen ekonomike, me zero perfitim per familjet nevojtare.
• Ulen me 10% fondet per pagesen e papunesise, ndonese papunesia eshte me e larte sesa ajo e para 2-3 viteve.
• Zero rritje fondet per kompensimin e ish te perndjekurve politike.
• Ulen me 34 milione leke investimet ne “arsimin baze” (-2.5%).
• Ulen me 199 milione leke investimet ne “arsimin e larte” (-28%)
• Ulen me 108 milione leke investimet ne “kujdesin paresor” (-35%).
• Ulen me 140 milione leke investimet ne “sherbimin kombetar te urgjences” (-47%).
• Ulen me 62 milione leke investimet ne “arsimin profesional” (-11.7%).
• Ulen me 88 milione leke investimet ne “sistemin e burgjeve” (-9.1).
• Ulen me 2.15 miliarde leke fondet e Fondit Shqiptar te Zhvillimit, (- 28.3%).
• Rritje me 68 punonjes te aparatit te Kryeministrise.
• Rritet borxhi publik per vitin 2016 me 1.3 miliarde leke (3.8%).

4 komente në “Lulzim Basha “shpjegon” përse Edi Rama ndryshoi buxhetin me një akt normativ”

  1. genti says:

    Pedja bashke me ty mos lodhet kot te beje plane se ishit ju ata qe shkaterruat cdo gje dhe eshte vene nje perendim ne levizje dhe me shume pengesa po nga ju te paret mezi po ja del.Mbylle ate goje se ne ikje je ti dhe ai monstra I Vicidolit. Sa te jeni ju ne krye nuk ka PD o hajdut.

  2. jani says:

    Po ku di ti mo loqe. Rrugem e kombit e harrove 226 milion euro. Apo dhe 26 milion eu per km keto shiko o toc. Per kryeminister harroje te kane karikuar kot.

  3. REZI says:

    Po ik o trushkulur se kush të beson ty! Po mirë o nuk bëni një punë më të mirë si opozitë se të thoni kryeministri në ikje për Edi Ramën? Po sigurisht ai nuk është si ju të dojë të rrijë gjithë jetën, por kur ti mbarojë mandati do vazhdojë të bëjë punë tjetër, gjithnjë nëse nuk votohet, sic bëjnë të gjithë ishkryeministrat në Europë. Opozitë më destruktive se ju s’më kanë zënë sytë…

  4. Phoenix says:

    Dmth paska vetem 68 shares me pagese. Asnje tjeter nuk mund ta shaje kete KM ne ardhje. Per stanjacionin flet vetem ky me pasaporte holandeze se ketij i djeg shume ne fakt. Dmth Luli kunder te 68-ve, behen 69 pd-lsi. Hajde palle hajde. Ne ca planeti jeton ky?! Ke do habise si KM i virgjer. Kur e beri bordello dhe kasaphane cdo post qe mori? P.S per ty edhe sikur te paguhen te gjithe shqiptaret, prape i share do mbetesh. (Skam marre leke per ta share por ja qe nuk me rrihet pa e thene mendimin tim).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. ラブドール 上半身

    ラブドール 通販 大人のダッチワイフを活用し、性的欲求を満たす

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje