Falimentimi i Belle Air në tetor të 2013-s, operatorit që kishte gjysmën e tregut të fluturimeve ajrore në vend, la një hapësirë të madhe tregu. Belle Air kishte si destinacion kryesor Italinë, duke operuar si low cost, me çmime 10-30% më të lira se konkurrenti direkt Alitalia. Ishte pikërisht ky I fundit që mori pjesën më të madhe të tregut të lënë bosh. Në lojë hyri dhe Blue Panorama, si operator low cost.
Muajt e fundit, AlItalia shkurtoi rrugët dhe rriti ndjeshëm çmimet, me 60-70%, nga 140-150 euro në 240 euro e më lart, duke zemëruar konsumatorët.
Ndërkohë konkurrenca po rritet. Një pjesë e pasagjerëve po zgjedhin për të udhëtuar me Blue Panorama, për shkak të çmimeve dukshëm më të lira të lira, ndërsa një operator tjetër i ri, Fly Ernest sapo ka hyrë në treg, duke reklamuar tarifa të lira.
Operatorët low cost po ofrojnë aktualisht çmime shumë më të lira se AlItalia, megjithatë për shkak të numrit të kufizuar të destinacioneve që ato ofrojnë, Alitalia vijon të dominojë.
Por, le të shohim sa kushton një biletë drejt Milanos , në fund të shtatorit, nëse do ta prenotonim sot.
Me AlItalia, bileta avajtje-ardhje nga Milano Malpensa (me tranzit nga Roma), rreth datave 18 dhe 22 shtator, alternativa më e lirë kushton 239 euro.
Me Blu Panorama, bileta në datat 18-20, vajtje ardhje në Milano, kushton 131 euro. Nëse kombinon datat (psh 20 shtator me 24 shtator), mund të gjesh bileta edhe me 115.77 euro.
Me operatorin e ri, Fly Ernest, mund të gjesh biletë vajtje në datën 18 shtator për 58.5 euro dhe kthim në datën 22 shtator për 31.1 euro, në total vajtje-ardhje 89.9 euro (çmimi minimal ky, pa opsione shtesë), nga Tirana në aeroportin e Bergamos, duke e bërë atë alternativën më të lirë për të udhëtuar drejt Milanos.
Ndryshe nga tendenca europiane që këtë verë po sheh ulje të ndjeshme të biletave ajrore (edhe 4 euro), në Shqipëri çmimet janë rritur ndjeshëm muajt e fundit. Në fillim të muajit prill 2016 AlItalia rivendosi kontrollin mbi sistemin e rezervimit. Teknikisht kjo nënkupton që agjencitë nuk kanë më mundësi të ndërhyjnë me klasin e udhëtimeve (më parë agjencitë ndërhynin në sistem duke shitur një pjesë të madhe të biletave me klasin më të lirë). Kjo solli një rritje të menjëhershme të çmimeve, me 60-70%, dhe sot drejt Italisë, (desinacioni i gjysmës së pasagjerëve) vështirë sot se gjen biletë nën 200 euro për çfarëdolloj destinacioni.
Edhe në raport me rajonin, biletat janë disafish më të shtrenjta. Nga Shqipëria drejt Europës, biletat janë minimalisht 50% më të shtrenjta, edhe kur bëhet fjalë për të njëjtët operatorë, psh me Austrian Airlines. Në destinacionet që në aeroportet e Shkupit e Podgoricës operohen nga kompani low cost, si Milano, Venecia, Londra, qytetet e Gjermanisë, çmimet nga Rinasi janë disa fish më të shtrenjta./ Monitor
nje artikull shume i bukur ashtu sic e meriton Gazeta Monitor…
ama do ishte me e plote nese do behej dhe krahasimi se sa kerkon dhe fiton TIA (RINASI) ne kete mes. Pra qe te kuptojme qarte se ku calon problemi dhe pse eshte kaq shtrenjte bileta ne krahasim me vendet e tjera ne rajon. mund te hyjne shume operator-a low cost por kur cmimi eshte i shtrenjte ne burim nuk ka zgjidhje…
jam i sigurte qe monopoli i TIA eshte shkaktari kryesor i cmimeve te kripura…
CFARE JANE KETO PERRALLA ME MBRET MOR QELBESIRA GAZETARE “FRYJINI KOSIT PO JU DOGJI QUMESHTI”
PRONARET (ME SAKTE HAJDUTET) E AIRPORTIT TE TIRANES ESHTE I VETMI PROBLEM QE NE KEMI JO FIRMAT E FLUTERIMIT.
SJU VJEN TURP QELBESIRA GAZETARE NA TREGOKANI SA TE LIRA JANE BILETEAT NE SHTATOR. PSE SNA TREGONI SA TE LIRA DO JENE NE TETOR ME MIRE ORSE KUR TJU NEVOJITET JUVE PER NE TE UDHETOJME.
PTU RRACE E QELBER (GAZETARE) QE SHITENI SI PROSTITUTA PER NJE HAMBURGER. JU JENI PRANGAT NE MENDJEN E POPULLIT.
4 euro bilete?nese nuk ka te paguar edhe dreken une nuk e marr.
keqkuptim se ai qe ka bere shkrimin nuk sqaron: jo 4 euro bileta, por 4 euro me pak nga tarifa, megjithate po nuk u ndertuan edhe dy aeroporte te tjera dhe te hyjne ne treg kompani te reja transporti udhetaresh, çmimi do te jete monopol dhe te shkretet shqiptare do ta kene te kufizuar takimin me vendin e tyre. Qeveria e Haxhinastos kete duhet te luftoje, nuk e di eshte dakort Iliri apo jo. Ja perse hiqemi zvarre akoma!
po a e dini se kush eshte komapania e re qe ka hyre ?… ( ernesti eshte belleair )
Albwingsin po presim, po 4 euro e ka ekzagjeru!! Veja emrin gazetares ta pyesim…
Po ernest edhte Belleair again qe sju kthevi agjensive paret e depozituara ne banken rsiffeusen dhe union bank para falimentit pare e ngurtesuar tani ka vene personelin si perfaqesues
Artikull koti.
undefined
Shiko sa kushton Berlin-Brussel, Selanik- Athens.. etj etj si keto, dhe ateher do ta kuptoni qe ka bileta 4 euro, ka edhe me pak. Volotea, nje kompani tjeter LowCost, ka fluturime me 1 euro,kuptohet per periudha jashte sezonit. Gjithesesi, nje bilete Verona-Tirane, mund ta bleje per 16 euro, per periudhen e Nentorit. Kshuqe nuk jane genjeshtra, thjeshte veshtire per tu besuar duke qene se flasim per Shqiperine.
Bileta fare te lira edhe gjenden dhe njerezit aty i kane dhe ti prenotojne ,por nuk duhet te jemi gjithmone injorante dhe te pretendojme qe te udhetojme me avion me lire se me autobuz apo tren,pasi dihet se cfare kostoje ka nje avion .(sa per informacion nje udhetim me autobuz Shqipari-Itali-Shqiperi ne rruge tokesore ka kosto te kompanise rreth 1500-1800 euro)
Une kerkova keto çmime dhe me rezulton Tirana Bergamo 18/09/2016 132 € dhe kthimi Bergamo Tirana 23/09/2016 77,22 € totali 209.22 €. Te lutem me thuaj ku i gjeni ju çmimet qe keni publikuar ne artikull, apo thjesht per reklame?
Po si mund te jete Fly Ernest operator ajror? O gazetare leshi qe beni vetem reklama verifikoni njehere.
Po u lodhet mo gazetar duke bere Reklama. Verifikoni njehere eshte operator ajror apo jo? Apo mjafton hajde genjejme kete popull qe Te merrni ju ndonje leke??? Monitori e mban veten dhe ekspert:) gjasme….. Vetem plera publikoni.
Ka biletë 4 euro apo edhe 1 euro, natyrisht kur e pret me kthim, që mund të jetë edhe 130 euro a më shumë, kjo linjë është Ryanair që operon në disa qetete të Europës, dhe aty mund të kapësh bileta të lira (jo gjithmonë) por duhet të dimë se nuk janë vetëm ato 4 euro: e para lypset të lundrosh në sitin e saj dhe pale kur ta kapësh biletën me 4 euro, e dyta aeroportet ku operon kjo linjë janë dytësorë, psh thuhet Milano por aeroprti gjendet në Orio sul Serio të Bergamos, pra duhet të bësh 1.30 nga Mi në Bergamo, të paguash 6 euro, pastaj nga Bergamo në aeroprt prapë duke kapur trenin dhe 5 euro të tjera, dhe nëse ti psh shkon në Frankfurt zbret në aeropritn e Hahn 2 orë larg dhe 12 euro biletë. Pra të shkon e gjithë dita për një rrugë Mi-Frankfurt dhe 4 eurot (hipotetike) bëhen 40 euro. Pa folur për kushtet kufizuese: valixhe vetëm 8 kg, checkin online dhe të printuar dhe po gabove paguan 40 euro etj.
Cfare rendesie ka koha? Ketu po flasim per kosto. ku 3 ore me shume (1.5 vatje dhe 1.5 ardhje Milano Centrale), do te te kushtojne 140 euro me shume. Besoj se cdo njeri eshte i lumtur te beje 3 ore me teper, dhe te kurseje 140 euro. E njejta gje vlen dhe per bagazhet me 8kg. Madje kjo eshte nje menyre e mire te harrojme dhe cantat me ushqime qe na kane karakterizuar keto 25 vitet e fundit ?
@Meti
1. Futu tek http://www.FlyErnest.com
2. Kliko datat qe do
3. Shiko Cmimet
Une pashe per datat qe shkrove ti me larte, dhe vajtje per 18.Shtator ishte 58.5 euro, dhe kthim per dt 22.Shtator 22.11 euro (pasi ne dt 23 nuk ke fluturim per ne Tirane).
Ca jane keto pallavra me low cost, apo ju paguajne per reklama…mos merrni njerezit me qafe…edhe Wizzair nga Maqedonia i ngriti cmimet e biletave vetem prej kerkesave shqiptare.
Rezervo nje bilete me keto linja qe thoni ju low cost per gusht ose shtator vajtje ardhje…mbi 300 euro..dhe sipas jush kjo quhet low cost…karagjoze…