Debati për koncesionet është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes publike, pas projekteve të reja koncesionare. Por cili është rekordi ekonomik i marrëveshjeve koncesionare deri më sot?
Top Channel shqyrtoi bilancet e 15 koncesioneve më të mëdha në vend, pa përfshirë hidroncentralet. Të dhënat tregojne se në dy vitet e fundit, xhiroja e tyre vjetore ka qenë mesatarisht 81 miliardë lekë, ose gati 600 mln euro. Kjo është sa 6 përqind e Prodhimit Kombëtar.
Biznesi i koncesioneve është industria me rritjen më të shpejtë në Shqipëri, duke qarkulluar qindra milionë dollarë shpesh me fitime të jashtëzakonshme.
Sipas bilanceve të dorëzuara në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, në disa raste kompanitë koncesionare kanë norma fitimi deri në 52 përqind, siç është rasi i Petroliferës në Vlorë. Aeroporti i Rinasi dhe koncesioni i pasaportave po ashtu janë dy biznese me norma fitimi mbi të zakonshmen, respektivisht 33 dhe 39 përqind.
Por jo të gjitha koncesionet rezultojnë me fitime. Pullat fiskale dhe markimi, kanë shënuar rezultate financiare negative gjatë dy viteve të fundit, ndërkohë që për bllokun e koncesioneve në shëndetësi si check-up, hemodializa dhe sterilizimi ende nuk ka të dhëna mbi rezultatet financiare, por vetëm një parashikim të përafërt të xhiros vjetore sipas vlerave totale të kontratave.
Në pesë vitet e fundit koncesionet kanë qenë një nga cështjet më të nxehta të debatit ekonomik. Shumë ekspertë thonë se ekonomia dhe qyyetarët, jo vetëm që nuk kanë përfituar sa duhet nga koncesionet por po paguajnë kosto të larta për to, ndërsa në shumë raste kontratat koncesionare kanë ngritur dyshime dhe akuza për korrupsion jo vetëm mes politikës.
Mire qe nxoret nje lajm per te qene.
Pikerisht koncesionet jane krimi me i madh qe polotika po i ben ketij vendi.
Me keto norma fitimi po ti menaxhonte shteti do kishin blere dhe technologji dhe inteligjence.
Por askujt nuk ka hallin e interesit publik, po hallin e xhepit. Kushdo qe ka zene ate karrigen e qeverise e ka zene per te gllaberuar pasurite kombetare nepermjet koncesioneve. Dhe bertasin per teori te tilla si partneriteti publik – privat…nejse teori te Arben Ahmutit dhe Edvin Ramiut.
Njelloj si Berisha ..
Po dronin thuaj shqiptareve dhe hajt: para per fitore te reja.
Llogarit 20% e rames. Sa mund ti bjere ne vit???
Pare e madhe
Nuk ka kontroll parlamentar mbi koncesionet apo mbi marreveshjet e rendesishem nderkombetare kjo eshte arsyeja qe qeverise e korruptuar shijne duke vjedhur ne kurriz te interesave kombetare. U fal deti greqise, u be koncesione I ndyre i matter me Bankers Petroleum, koncesioni skllaverues I aeroportit te Rinasit e dhjetra koncesione te tilla te ngjajshme dhe asnje politikan nuk u mor te pakten ne pyetje e jo me te denohej.
Nuk ka kontroll parlamentar mbi koncesionet apo mbi marreveshjet e rendesishem nderkombetare kjo eshte arsyeja qe qeverite e korruptuara shijne duke vjedhur ne kurriz te interesave kombetare sikur ta kene mallin e babait. U fal deti greqise, u be koncesioni I ndyre i naftes me Bankers Petroleum, koncesioni skllaverues I aeroportit te Rinasit e dhjetra koncesione te tilla te ngjajshme dhe asnje politikan nuk u mor te pakten ne pyetje e jo me te denohej.
Po na vjedhin te huajit me ndihmen e politikaneve shqiptare qe marin bakshishe per te gjithe keto leke qe i marin popullit fukara, nje raste do them qe eshte skandaloze per te nxjere nje pashaporte per femije na 0 deri ne 18 vjece ne cdo konsullate apo ambasade shqiptare paguan 130 euro. Po gjetet ne bote tarife me te shtrenjte se kjo me thoni, se me lire kam gjetur qe ka vende evropiane qe me 6 euro i kan tarifat per qytetaret e tyre.
Kur borxhi eshte 76% qeveria ose i ben punet vete duke marre masa shtrenguese ose i jep te gjitha me koncension. Kujtojme mbledhjen e tvsh, sigurine e aeroportit kombetar. Keta e japin me koncension dhe pastaj del ministri e thote cme duhet mua siguria e aeroportit. Ne kete rast qeveria eshte komode, sepse mban militantet ne pune dhe nuk jep llogari fare per asgje. Mbi te gjitha keta marrin hisen e vet. Rrisin taksat qe te jene po qytetaret te cilet paguajne. Cezi gllaberoi 800 ml euro, ndersa filloi man-hunt gjuetia e njerezve per pagesen e faturave. U mbushen burgjet plot. Me e forta kur refugjatet sillnin para per te paguar faturat neper sportele u kerkohej edhe tapia e shtepise. 300 ml euro per transportin e jashteqitjes se njerezve te shendoshe, te ishin investuar ne ujesjellesa e kanalizime di ishte bere me mire parandalimi i semundjeve e epidemive.
Rruget u ndertuan me taksat dhe kredite e marra nga qeverite, tani na jepen me para, le te shkrihen drejtorite e mirembajtjes se rrugeve, ne paguajme qe militantet te rrijne ne pune drejtorish, paguajme dhe koncensionet e tarifat e rrugeve.