Postat: 70% e blerjeve online janë rreth 100 euro, ja “kalvari” që do kaloni tani për zhdoganimin

28 Korrik 2016, 12:24Ekonomia TEMA

Ka shkaktuar një zemërim të madh te konsumatorët një vendim i fundit i qeverisë që të ulë kufirin e blerjeve online në 22 euro, kur blen direkt nga Shqipëria dhe në 45 euro kur ta dërgojnë (pa pagesë) nga jashtë, nga 20 mijë lekë apo rreth 145 euro, që ishte më parë.

Kufiri 22 euro, sipas konsumatorëve është shumë i ulët, ndërsa ata shtojnë se te blerjet online kishin gjetur raportin më të mirë mes cilësisë dhe çmimit. “Në Shqipëri vijnë produkte kineze apo turke të një cilësie të ulët, që shiten me çmim shumë të lartë për cilësinë që kanë, ndërsa në internet mund të gjesh mallra me çmime të pranueshme për markën dhe standardet që ofrojnë”, thotë Elona, një blerëse e rregullt online, që gjurmon shpesh në internet se cilat janë ofertat më të mira.

Punonjës të postave që veprojnë në Shqipëri tregojnë se blerjet online ishin bërë mjaft të preferuara nga individët, kryesisht  të rinjtë e të rejat, sidomos pasi kufiri i pataksueshëm i blerjeve ishte rritur në 20 mijë lekë në vitin 2014.

Shtetet kryesore nga vijnë pakot janë Italia dhe SHBA-të.

Punonjësit e postave pohojnë se shuma e blerjeve luhatet nga 100 në 900 euro, por pjesa më e madhe e pakove, mbi 75% të tyre kanë një vlerë rreth 100 euro. Këto pako, me hyrjen në fuqi të vendimit të ri do të paguajnë edhe 22.4 euro më shumë.

“Kalvari” i doganës

Deri tani, dërgesat online deri në 145 euro nuk kishin nevojë për zhdoganim dhe posta ta sillte mallin direkt e në shtëpi. Tashmë, nëse malli i kalon 22 euro, për pritësin do të fillojë një “sorrollatje” e vërtetë, që shpesh nuk ia vlen mundimi për vlerën.

Në pakon e dërguar, dërguesi vë gjithnjë faturën e vlerës së mallit. Me hyrjen në fuqi të vendimit të ri të qeverisë, në momentin që vlera e faturës do i kalojë 22 euro ose rreth 25 dollarë do të fillojë procesi i zhdoganimit. Blerësi duhet të paraqitet në Postë ose në Rinas, varet ku i ka ardhur malli, të plotësojë deklaratën doganore dhe më pas të bëjë pagesën e doganës në bankë. Vetëm pasi të ketë marrë pagesën mund të bëjë tërheqjen e mallit.

Taksat shtesë përfshijnë TVSH-në 20% dhe taksën doganore 2.4%, në total 22.4%.

Në mbledhjen e fundit qeveria vendosi ë blerjet online mbi 22 euro të paguajnë TVSH dhe taksë doganore, ndërsa për dhuratat apo dërgesat që qytetarët marrin nga jashtë taksimi fillon nga kufiri 45 euro.

Sipas vendimit, përjashtohen nga detyrimet e importit:

8 komente në “Postat: 70% e blerjeve online janë rreth 100 euro, ja “kalvari” që do kaloni tani për zhdoganimin”

  1. El Maestro says:

    Kush gjen dot 1 kosto per qytetarin qe nuk e ka rritur kjo qeveri? Bojkot zgjedhjeve o popull i thjeshte injorant.

  2. sabriu says:

    po si nuk i vjen turp ketyre legenave qe votojne keto ligje,gjoja te standarteve evropiane.pse nuk bejne dhe rrogat me standarte evropiane dhe le ta bejne 50% po deshen taksen.keto turpe behen vetem ne shqiperi,qe na udheheqin ca injorante qe xhepat e tyre i kane mbushur plot dhe nuk duan tja dine per te tjeret.

    1. besi says:

      si tju vij turp ore? po keto i kontrollon te gjithe Z.Mane.
      ai eshte pas gjith kesoj.
      mendon qe te gjith ato blerje online duhet te behen ne dyqanet e tij ne Tirane.
      ligjin beri me berishen, me keto po …..

  3. Thanasi qe ta plasi says:

    Prit se keni harruar qe duhet te paguani komision sherbimi edhe agjencise doganore. Rrofte Rilindja! Poshte spekullatoret!
    Popull leshi. Rrini si mut tani dhe durojeni edhe kete grabitje te rradhes. Mos i ndani syte nga qielli se me siguri andej do tju vije shpetimi. Skllever

  4. liku--Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    – Ne kete ligj ka nje padrejtesi. Shumica e shqiptareve qe blejne ne internet , sidomos ne ebay , e marrin mallin bashke me TVSH qe I vendos dyqani . Dhe me kete ligj tani do ta paguajne dyfish TVSH. Vetem nje numer dyqanesh qe shesin online tregohen korrekt sepse nese I ben shipping jashte shtetit ku ndodhet dyqani , ia heqin TVSH nga cmimi. Ne kete rast duke I shtuar taksen doganore ne Shqiperi , cmimi I mallit afrohet afersisht me vleren reale qe kishte ne dyqan.
    ——
    Gjithashtu ata qe e kane bere kete ligj , duhet ta dine se shqiptaret blejne shume neper dyqane ne Kine , Japoni , Singapor…. Keto lloj dyqanesh ne menyre qe te bejne shitje te shumta , ne faturen bashkangjitur pakos gjithmone shenojne vlera disa here me te vogla se vlera reale. Si rrjedhim doganat do te vjelin vetem nje takse simbolike. Madje tashme shqiptaret mund ti kerkojne dyqanit te vere nje vlere me te vogel se kufiri I ri , dhe mund te mos paguajne fare dogane.
    —–
    – Qeveria duhet te kishte marre parasysh edhe faktin se tregtaret ne Shqiperi sjellin mallra te nje cilesie mesatare dhe te dobet , madje nuk I sjellin te gjithe llojet e mallrave per te cilat kane nevoje bleresit. Si rrjedhim ky ligj do te frenoje ne menyre te padrejte hyrjen e ketyre mallrave qe ne tregun boteror gjenden lehtesisht.
    —–
    -Se fundi , para se te kishte bere kete ligj , qeveria duhet te siguronte njehere eficencen maksimale te doganave , sepse maunet e njerezve me fuqi dhe me miqesi me pushtetin , kalojne pa dogane fare. Dhe eshte turp te kalosh pa dogane nje maune me bluza , nderkohe qe te taksosh nje qytetar te thjeshte per 1 bluze te vetme.

  5. endri says:

    Triumfoi lobimi i TEG dhe QTU..

  6. ronny says:

    Ne nje vend ku sic e tha dikush eshte mbushur me mini dyqane hajdute qe tregetojne mallra kineze te cilesise me te ulet (se edhe ne Kine ka mallra cilesore) apo mallra turke fallco me stampa jo hugo boss e versace, me cmime sikur po na tregetojne mallra origjinale nga Zvicra apo Gjermania, dhe ku rrogat jane super qesharake, ky vendim i qeverise eshte nje pacavure e shemtuar dhe bastarde.

    Mbusheni kete vend me mallra cilesore jo super brende po brende mesatare, me cmime si ato qe kane keto kategori mallrash ne vende te tjera psh, cmimet a IKEAs, H&M etj etj atehere e kuptoj kete llogjike ,,, por me kete treg hajdut e bajat, vecse te keqija sjell ky vendim.

    Nuk mund ta beni nje njeri qe do edhe nje fare cilesie dhe llojshmerie por me cmime te arsyeshme te bleje pacavure sepse ju i vute kete ligj idiot. Pra me pak do shitet dhe jo me shume. Kush do do ta gjeje si ta marre ate qe do, aq me teper kur shteti nuk krijon asgje per te krijuar nje diversitiet cmimesh dhe cilesish te mallrave te ndryshem.
    Vendim Idiot!!! totalish kunder!!!

  7. ronny says:

    As TEG as QTU nuk mund te triumfoj,, ashtu si duan ata te bejne biznes,, me mallra te kategorise me te ulet te pretendojne qe po shesin mallra te cilesise se pare,

    Jane te destinuar te falimentojne nese nuk ndrojne filozofine e berjes biznes. E kane te fresket City Parkun hehehee
    besoj,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje