Në mbledhjen e fundit qeveria ka vendosur që blerjet online mbi 22 euro të paguajnë TVSH dhe taksë doganore, ndërsa për dhuratat që qytetarët marrin nga jashtë taksimi fillon nga kufiri 45 euro.
Nëse kalohet kufiri i taksueshëm, atëherë blerësi paguan gjithsej si taksa 22.4% të vlerës së mallit (20% TVSH 2.4% taksë doganore). Kjo nënkupton se për të gjitha blerjet mbi 22 euro dhe dhuratat e dërgesat nga jashtë mbi 45 euro, individët duhet të llogarisin që çmimet do të jenë 22.4% më të shtrenjta.
Kufiri mbi të cilin paguhen taksa është ulur ndjeshëm. Në mes të vitit 2014, qeveria kishte vendosur që të gjithë ata që blejnë online dhe u vjen produkti me postë nga jashtë vendit, do të paguanin taksë në rast se vlera e mallit do të kalojë 20 mijë lekë, duke e rritur nga 10 mijë lekë, që ishte më parë.
Ky veprim, sipas financave, bëhet për të shmangur konkurrencën e pandershme të subjekteve tregtare që importojnë dhe shesin produktet e tyre në vend, duke paguar të gjitha taksat dhe tatimet në import, shkruan Monitor.
Ulja e kufirit për blerjet online ka shkaktuar pakënaqësi e reagime të shumta te konsumatorët, që gjithnjë e më shumë i ishin drejtuar kësaj alternative, si një zgjidhje për të blerë mallra cilësorë me çmime të pranueshme.
Sipas të dhënave nga Shoqata e Bankave ishin mesatarisht mbi 120 mijë transaksione mujore për blerje online gjatë katër muajve të parë të këtij viti. Niveli më i lartë i tyre ka arritur në prill, me mbi 130 mijë transaksione on line.
Po sipas të dhënave nga Shoqata e Bankave, volumi i transksioneve online është mbi 150 milionë euro në muaj. Përgjithësisht në gusht dhe dhjetor ka një rritje të interesit për të blerë online. Në raport me vitet e kaluar, transaksionet online janë rritur ndjeshëm. Në 2012-n, kur Shoqata e Bankave raporton për herë të parë të dhënat, volumi i transaksioneve online ishte më pak se 80 milionë euro në muaj.
Pse more me keto budalleqe do e ngreje ekonomine ky plehra…. Po a e dine keta matufer qe shumica e bleresve kur behet fjale per blerje me çmime disi te larta, bejne marreveshje me shitesin qe çmimin ta shenoje nen kufurin e taksueshem. Bje fjala nje miku im porositi marsin e kaluar nje telefon qe kushtonte realisht 200$ por shitesi me marreveshje fjale e kishte shenuar ne pakon e dergeses me vleren 40$…. ?
Zamir Mane, eshte me i forte se cdo kryeminister!
A e dini more njerez se cfare qeverie te neveritshme qe kemi? Kane rene blerjet ne QTU e TEG e ne sorollopet e tyre dhe administratoret jane paraqitur para qeverise me kerkesen per te vendosur takse ne blerjet online. Dhe kjo qeveri e mbarume ja u ka aprovuar kerkesen duke bere kete ligj te tille. Tek ne nuk qeverisin pseudoqeveritaret e zgjedhur por pronaret e tegrave, qturave, coinave e sojisorollop i tyre.
Po shteti do mar masa qe nje produkt nderkombetar qe ka cmim te fiksuar ne gjith boten, tregtaret shqiptar te mos e trefishojn kur e shesin ketu
Sigurisht qe JO. Ku mendon se jeton
Mire qe jepni lajme ekonomike, por kapni nje makine llogaritese ne dore per te bere kalkulimet me pare.
Sipas jush behen 150 milion euro ne muaj transaksione online ( ose 15% e GDP vjetore) ?!?! nga 130,000 veprime te ndryshme (bleres online).
Me nje llogjike te thjeshte i bie qe mesatarja per bleres te jete 1150 Eur per transaksion ?!?!?
Po jepni shifra komplet te gabuara. Dhe pervec shifrave qe keni gabim, jeni dhe ne nocion dyfish gabim sepse nese transacsionet kane kete vlere, i bie qe ato e kane paguar doganen (mbi 145 eur paguaje dogane deri dje per porosine online) dhe kjo eshte nje arsye qe 95% e transaksioneve ishin rreth vleres 100 Eur.
Mendimi im: impakt i piset i biznesit lokal, qe punon me marzhe shume te larta dhe pervec kesaj nuk eshte 100% transparent ne deklarim.
Limit i gabuar, duhet te ishte te pakten 70 eur
Kur Z.Rama premtonte shtet dhe politika sociale, duke u nisur nga koncepti i termit shtet social, mendoja qe qeveria do ndermerrte politika per te ndihmuar, lehtesuar dhe krijuar mundesi te barabarta per shumicen e shqiptareve.
Mesa po shikojme, me politika sociale, z. Rama kupton masat qe ndihmojne Samir Mane&Co ….
Rilindje leshi
Konkurrencen e pandershme!?
Mos duhet te shikojne cmimet abuzive dhe pse ketu cdo gje eshte me shtrenjte se ne evrope.
Po produktet qe ketu nuk i gjen fare!?
Po mire te na behet se nuk flasim per asgje.
Po taksohemi per cdo gje me shume se vendet e tjera
dhe rroga as 1$ ora .
nje gje s’mora vesh une. kur hyn ne fuqi ky ndryshimi?
jo per gje po mezi po pres te paguaj taksen
LOBIMI I QTU dhe TEG.
Te njejtat marka, te njejtin produkt e gjen me te pakten 20-30% me lire jashte.
Atehere pse e detyron konsumatorin te bleje ketu?
Nese TEG dhe QTU duan te afrojne kliente, le te ulin cmimet e te mos marrin mallra plehra, por jo te detyrosh kliente me dhune duke perdorur doren e qeverise.
Prape jashte do blejme.. mos u lodhni kot..
boll vodhet e ropet keta njerez te shkrete.