Dhënia me konçesion e ndërtimit, operimit dhe mirëmbajtjes së autostradës Milot – Morinë është projekt i parë i këtij lloji në vend. Procesi ka zgjatur disa vjet dhe ka dështuar disa herë.
Minisria e Transportit dhe Infrastrukturës në një dalje zyrtare sqaroi se përse u zgjodh kompania turke, si dhe nivelin e tarifës së rrugës :
1- Tarifa për përdorimin e rrugës do të jetë 4.16 euro pa TVSh pra 3.63 euro cent për kilometër, meqënëse rruga është 114.5 kilimetra e gjatë. Tarifa për rrugën Milot-Morinë është miratuar në Korrik 2014, bazuar mbi rekomandimin e konsulentit “IFC”. Pavarësisht këtij fakti, tarifa e përcaktuar për rrugën Milot Morinë është vetëm 3.7% më e lartë se sa sugjerimi i Egnatia Odos, me një rritje të pakonsiderueshme dhe e konfirmuar nga konsulenti IFC. Konsulenti Egnatia Odos, financuar nga BERZH, në studimin për taksimin e rrugëve në Shqipëri, ka sugjeruar përdorimin e një tarife prej 3.5 euro cent për kilometër pa TVSh, dokumenti është prodhuar dhe miratuar në Dhjetor 2015, ndërsa procesi I tenderimit kishte filluar tashmë. Diferenca me vlerën e përcaktuar nga IFC, institucion I Bankës Botërore, është vetëm 3.7 përqind.
2- Ndërkohë Tarifa për përdorimin e rrugës është nën mesataren e rajonit. Kështu tarifa e aplikuar në Greqi varion nga 4.8 deri në 4.97 euro cent për /km, në Kroaci 4.94 euro cent për kilometër, në Maqedoni nga 3.33 deri në 4.47 euro cent për kilometër pa TVSH. Ndërkohë Shqipëria e ka 3,63 euro cent për kilometër.
3- Dëshirojmë t’i kujtojmë opozitës, se në kohën kur proçedura u zhvillua gjatë qeverisjes së kaluar, tarifa për përdorimin e rrugës nuk u përcaktua nga qeveria, por u parashikua të ishte pjesë e ofertës së konçesionarit, dhe ishte në vlerën 8 Euro.
“Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, ka shqyrtuar në bashkëpunim të ngushtë me IFC në mënyrë të detajuar dhe të thelluar të dyja ofertat, që u paraqitën nga bashkimet e përkohshme të shoqërive për këtë projekt, proçedurë normale e tenderimit, duke patur parasysh objektivin kryesor në këtë konçesion, përcaktimi nëse një ofertues, ka kapacitetin e nevojshëm dhe të domosdoshëm, për ta implementuar këtë projekt në mënyrë të suksesshme.
Në përfundim, pasi mori edhe rekomandimin e IFC, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave vendosi të shpallë ofertë të preferuar, atë të paraqitur nga bashkimi i përkohshëm i shoqërive i kryesuar nga “Vendeka Bilgi ” për arsyet si më poshtë:
Sepse Vendeka i plotesonte kriteret e kualifikimit dhe se oferta e saj për pagesë vjetore nga buxheti sillte një investim kapital fillestar të propozuar në shumën 50,6 milion Euro, dhe investim në vazhdimësi në mirëmbajtje dhe operim të rrugës në shumën 320,6 milion Euro, rreth 110 milion euro me shumë se ofertuesi tjetër”, tha në daljen e tij këshilltari për median i ministrisë, Arbër Hitaj.
Po,ore,po por rrogat ne vendet qe permendet jane me te larta dhe vec kesaj ekzistojne edhe rruget dytesore .
Dhe me e rendesishmja : duhet patjeter te gjeni 300 000 000 eurot e zhdukura dhe te vihen ne pune e pastaj te paguajme ne.
Po pagat si jane ne krahasim me keto vendo???????????????????????
Po pagat si jane ne krahasim me keto vende???????????????????????
SIC I KA GJITHE BOTA.
CMIMET NJESOJ JANE NE GJITHE BOTEN.
PER PAGAT, SHQIPETARET DUHET TE COHEN NGA GJUMI QE TI MERITOJNE.
Një mik nga Prizreni, që ka një biznes të vogël, i cili i lejon që bashkë me familjarët dhe miqtë për së paku një apo dy uikende në muaj të marrë rrugën, qoftë në plazhet e Durrësit, qoftë në lagunën e Patokut për të ngrënë ndonjë darkë të mirë, pas vendosjes së kësaj takse prej 5 eurosh për kompaninë turke, thotë se fatkeqësisht i duhet të gjejë një zgjidhje tjetër për uikendet, sepse për secilën darkë apo bujtje i duhet të shtojë 10 Euro më tepër, ndërsa po të jenë dy tre makina, i bie 20-30 Euro më shumë (duke llogaritur këtu të dy drejtimet). Ato që do ta ndjejnë goditjen të parat nga kjo taksë do të jenë me siguri kapacitetet turistike të vendit, po edhe tregjet e shërbimet, sepse për çdo shërbim apo mall të blerë në Shqipëri, kosovarit i duhet të llogarisë edhe 10 Euro më shumë. Kjo taksë duket një çmenduri, krahasuar edhe me një shtet si Zvicra, ku qytetarit i duhet të paguajë vetëm 40 franga për të gjitha rrugët e vendit për një vit të tërë!