Hapi konkret i rivlerësimit 2%, është një mundësi reale. A përfiton qytetari? Po ju sjell një shifër shumë interesante. Para disa vitesh kur ky instrument u soll në parlament, përfituan 100 mijë aplikime, pra 100 mijë qytetarë të themi. Në vitin ’92-’94 kishte 500 mijë aplikime në ZRPP, pra ka akoma rreth 400 mijë apo dicka më pak qytetarë që atëherë nuk patën mundësinë të përfitonin.
Po cfarë bëjmë me gjithë këto masa? Nëse do t’I numërojmë të gjitha këto masa, sot ne kemi prekur me ulje drastike të paktën 80% të familjeve shqiptare, kjo është qeveria e premtimeve të mbajtura.
Përtej debatit politik që bëjmë këto janë statistika kokëforta; 80% e familjeve shqiptare kanë përfituar lehtësim të drejtpëdrejtë dhe përmirësim të situatës ekonomike.
Po cfarë është shifra 183 mijë të punësuar? Është virtuale? Jo, janë krijesa. Ju I konsideroni përqindje, ne I konsiderojmë individë, qytetarë, të cilët në këtë qeveri, kanë mundur të gjejnë një punë.
Statistika tregon fare qartë ka rënë papunësia në 16.6% dhe trendi është në rënie. Ka rënë papunësia e të rinjve dhe trendi është në rënie. A është e mjaftueshme? Jo, ajo rënie është akoma e vogël, por trendi është I rëndësishëm.
Rritja ekonomike ishe në nivelin zero kur e morëm, sot që flasim është 2.96%. Të gjithë sektorët me përjashtim të industrisë nxjerrëse e minerare dhe nënsektori i peshkimit në degët e bujqësië, kanë shënuar një rënie, të gjithë sektorët e tjerë me rritje. Kjo është diferenca, rritja 2.96% është diferenca dhe është garant si tremujor për të arritur rritjen 3.4% këtë vit. Rritja 2.96% është më e madhe se zero dhe është më e madhe se 0.8% sa e latë në 2013.
Edhe borxhi publik, sepse tha dikush nga ju në Komision, të kthehemi tek 2013. Të kthehemi prap në greminë doni ju? Mezi dolëm. Doni kreditë e këqija? Me rënie. Doni kredinë konsumatore? Me rritje dyshifrore.
Më në fund ekonomia shqiptare ka dale nga kriza me një trend të konsoliduar. Doni indeksin e ndërmarrjeve? Me një rritje të konisderueshme, 3000 biznese më shumë në gjashtëmujor krahasuar me të njëjtën periudhë të 2015. Doni tregtinë me pakicë? Rritje 6.2%. Doni konsumin? Ka tre tremujorë rresht që rritet.
Shikojini këto shifra dhe vlerësojini. Unë nuk them ekonomia është rozë, sepse këtu bëjmë debat serioz, nuk them që atje në terren cdo gjë shkon shumë mirë, por rritja ekonomike sot është e konsoliduar.
Ju sigurisht që nuk e keni pandehur dhe prandaj nuk I pranoni këto shifra. Ditën një kur ne erdhëm në zyra ju keni promovuar skenarin grek. Cfarë skenari po ndodh tani që skenari grek nuk ndodhi, fatkeqësisht për ju dhe fatmirësisht për qytetarët?
Ky është skenari i rritjes ekonomike dhe e kishim parashikuar. Prandaj kronologjia ka sens. E mbani mend ate debatin qesharak para pesë muajsh për inflaconin? Ja ku jemi tani. Sigurisht nuk është ende inflacioni që tregon një puls të madh të ekonomisë, por nuk nuk është as 0.2% apo 0.3%. Edhe këtë muaj në rritje, brenda parametrave të parashikuar.
Doni vlerësimet e FMN apo Bankës Botërore? Pritshmëritë janë tejet pozitive për ekonominë shqiptare. Ka qenë sakrificë patjetër, megjithatë ia kanë dalë qytetarët, se kjo është sakrifica dhe arritja e tyre.
Banka e Shqipërisë thotë drejtpërsëdrejti, është rritur e ardhura e disponueshme 7.6%, e shkruar e zeza në të bardhë, sado ta mohoni.
Ky projektligj që sot kthehet në ligj është shumë I rëndësishëm për qytetarët. Të jeni të bindur që shkaku nuk ka qenë as fushata elektorale, as të ardhurat. Ne nuk i planifikojmë këto të ardhura në buxhet, sepse kur të vijnë, të gjitha do shkojnë në uljen e borxhit.
E debatoni dhe borxhin, patjetër. Për herë të parë qeveria nuk krijon balancë primare negative. Ka të bëjë me përgjegjshmërinë e qeverisë për të krijuar borxh të ri me operacionet e veta dhe kjo qeveri nuk e bën këtë. Këtë vit borxhi do të jetë më I ulët se vitin e kaluar dhe më I ulët se vitet e kaluara, duke filluar trajektoren rënëse.
Mos harroni që kjo qeveri për herë të parë nëpërmjet ligjit organik të buxhetit I ka hequr mundësinë cdo qeverie, të rrisë borxhin dhe I ka lënë detyrë të drejtpërdrejtë me ligj, që ta ulë atë. Nuk ka ndodhur asnjëherë; e keni pasur 60% tavanin, e keni thyer.
Yyy qelbanik hajdut.
Mezi vishje nje pale pantallona te zeza dhe nje bluze qe te ish holluar nga te laret dhe tani je bete miliarder nga pasurite e populkit qe pi i grabisni pa ju ndalur dora.
Ju duheni varur te gjithe ne mes te sheshit.
Pleeraa me gjithe Ramutin ne krye.
Bande hajdutesh dhe kriminelesh.
Rroni se nukka bythe ky popull tju shkule dhembet