INSTAT zbulon sa lekë borxh ka çdo shqiptar

24 Korrik 2016, 19:38Ekonomia TEMA

Muajin e kaluar, borxhi publik arriti vlerat më të larta që ka pasur ndonjëherë në histori. Sipas të dhënave, çdo shqiptar sot llogaritet të jetë në borxh në një vlerë prej 270 mijë lekësh të reja. Borxhi publik arriti në 1 trilion e 68 miliardë lekë muajin e kaluar.

Borxhi në vlerë është në nivelet e tij më të larta. E llogaritur në euro borxhi arrin në 7.86 miliardë.

I llogaritur në bazë të popullsisë, prej më pak se 2.9 milionë rezidentësh që raporton INSTAT, tregon se cdo qytetar shqiptar, përveç borxheve personale, ka një barrë borxhi prej 3.7 milionë lekësh të vjetra.

Në fund të vitit të kaluar borxhi arriti nivelin më të lartë ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto duke arritur sa 74% e PBB-së.

4 komente në “INSTAT zbulon sa lekë borxh ka çdo shqiptar”

  1. bekim says:

    74% PBB eshte nje shume e frikshme per nje ekonomi te brisht si ajo e Shqiperise

  2. aaaaaaaaaaaaaa says:

    bo bo sa te interesuar jemi ne shqiptaret per veten,shume komente per kete ceshtje.zoti ndimoft shqiperine nga shqiptaret.te fala palloshit qe na nderoi me borxhin.

  3. Rajub says:

    Tani qe u be reforma konfiksoni pasurite e hajduteve dhe lani borxhet e shqipetareve se kaq leke i kane zagaret qe kane vjedhur e pire gjakun e ketij populli,po kush do ta bej thuaj .Ai qe e bente fatkeqesisht nuk eshte me….Ai ishte cecua qe kishte bicak….

  4. XHAXHI BEHARI says:

    KETO JANE VJEDHUR NGA ( POLITIKANET ) HAJDUTET QE JANE PD , LSI , PS ,,
    TI SEKUESTROHEN PRONAT TOKAT DHE LLOGARITE BANCARE TE TYRE ,,
    NUK JA KA NJERI BORXH ATYRE ,,,, ATA I KANE SHUME BORXHE KETIJ VENDI DHE POPULLIT ,,
    ATA JANE PERGJEGJESIT KRYESORE PER KETO VJEDHJE ,,,
    NUK U VOTUAN NGA POPULLI PER TE VJEDHUR

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje