Ulen taksat për shitjen e shtëpive, afatet e rivlerësimit

24 Korrik 2016, 12:43Ekonomia TEMA

Qytetarët dhe bizneset kanë afat të bëjnë rivlerësimin e shtëpive me tatim 2 për qind deri më 28 shkurt 2017. Taksa që do të paguhet, do të llogaritet nga diferenca e vlerës së rivlerësimit të apartamentit dhe vlerës së mëparshme, ku do të jetë 2 për qind e kësaj diference dhe për biznesin 3 për qind. Në rivlerësimin e apartamenteve në rast shitjeje do të përfshihen edhe shtëpitë e legalizuara, apartamentet që nuk kanë hipotekë, por vetëm kontratë sipërmarrjeje. Komisioni i Ekonomisë miratoi dje ligjin për rivlerësimin e pasurive, duke ulur tatimin e pronës nga 15% në 2%.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, tha se ligji takson 2 për qind vetëm diferencën e rivlerësimit të shtëpive dhe jo më vlerën e shitjes. “Rivlerësimi nuk është i lidhur drejtpërsëdrejti me transaksionin, por i lidhur me transaksionin nesër në potencë për ta lehtësuar. Është një instrument lehtësues. Jam i bindur se do të jenë një masë e madhe qytetarësh që do të përfitojnë nga lehtësimi. Ka një mundësi shumë të madhe për atë pjesë që nuk arriti të bëjë rivlerësimin dhe janë 90 për qind. I japim mundësi një grupi shumë të madh qytetarësh. Rivlerësimi 2 për qind është mbi diferencën e rivlerësimit dhe jo mbi transaksionin. Transaksioni nesër vazhdon në normalitet të regjimit aktual”, tha Ahmetaj, shkruan Panorama. Ligji u mbështet nga opozita, por deputeti Ridvan Bode ngriti dyshimin se pas rivlerësimit, qeveria do të ndryshojë taksën e pasur ive, duke e kthyer atë sipas vlerës së tregut.

të shitur të mos paguajnë 15 për qind, por 2 për qind, qeveria e bën sepse ka ndërmend të vendosë një taksë ‘ad valorum’, mbi banesat. Pra, nga një taksë që e kemi për metër katror, sipas vendndodhjes, të kalojmë në një taksë që bazohet mbi vlerën e shtëpisë. Duket se këtu kemi të bëjmë me një kulaç dhe qeveria të ngrejë lart kërbaçin në momentin që sa ta kafshosh, do ta hash shumë më të fortë kërbaçin e qeverisë që do të vijë nga taksë mbi vlerën e shtëpive dhe kapitaleve”, u shpreh Bode. Deputeti Edmond Spaho u shpreh se ligji nuk do të sjellë efekte, ndërsa kërkoi ulje të tatimit mbi pasurinë e paluajtshme nga 15 për qind në 10 për qind. Deputeti Sherefedin Shehu i propozoi Komisionit që tatimi i pasurisë për rivlerësim të mos jetë 2 për qind, por 0,5 për qind. Propozimi i Shehut u kundërshtua nga ministri Ahmetaj.

“Logjika e 2 për qindëshit në këndvështrimin tim është goxha solide, jep insetivë goxha të madhe, por mban parasysh edhe raportin e pjesës tjetër”, tha Ahmetaj. Ndryshimet për përfshirjen në procesin e rivlerësimit edhe të shtëpive të legalizuara u bënë nga përfaqësuesi i Dhomës së Tregtisë, Arben Shkodra.

“Të përfshihen qytetarët, të cilët nuk kanë prona të hipotekuara, por i kanë me kontratë sipërmarrjeje. Flasim për një numër të madh pronash, që nuk janë hipotekuar akoma, mund të jenë në proces legalizimi dhe nuk ka ndodhur akoma legalizimi i tyre”, u shpreh Shkodra.

3 komente në “Ulen taksat për shitjen e shtëpive, afatet e rivlerësimit”

  1. RE Forrma RE volucionare says:

    Bravo Qeveria.
    Futjani ketij milet sa me thelle se vete e ka kerkuar tash 25 vite.
    Merrini dy perqindeshin e diferences se rritjes se vleres pa levizur as gishtin se keshtu mbushni buxhetin e mos i ngacmoni ato qe kane vjedhur deri tani.
    PASTAJ MOS HARRONI QE NE PAKETEN FISKALE TE ARDHESHME, TE VENDOSNI TAKSEN E NDERTESE MBI BAZEN VLERES NE LEKE (QE PO RIVLERESONI SOT) DHE JO PER M2 SIC ESHTE SOT
    KOPILIN MOS HARRONI T’JA LINI NE DERE PUSHTETIT VENDOR.
    NE FUND JU KUJTOJ QE RIVLERESIMIN NE RRITJE TA BENI ME SHPESH, POR PER KETE JU DUHET TE BENI NJE “KONSENSUS” ME P.D.-ne, si per reformen ne drejtesi, TE MERRNI NE QEVERI KATUNDARIN RITVAN BODE, SI SHPIKESI I PARE I KETIJ MARIFETI
    POR KUJDES : MOS VIDHNI ME SHUME SE 50% (NGA 35 % QE ISHTE NE KOHEN E SALI-NANOS, SE PASTAJ DETYROHENI TE.LESHONI PUSHTETIN SE PD PREMTON TA ULE VJEDHJEN NE 45%
    p.s. Po patet nevoje per ndihme, nderhyj une tek Saliu, e nuk keni nevoje per LU-ne e Vllahutinin

  2. Arvanites says:

    Nqse ti e ke paguar ta zeme shtepine 25.000 leke (250 mije te vjeter) me 1992 dhe sot ajo vlen 50.000 euro,ti duhet te paguash 1000 (afersisht) euro si 2 % te diferences se çmimit te blerjes me vleren aktuale ,per te fituar (shpetuar) çfare ?!

  3. niki says:

    Ne Shqiperi kjo takse eshte shume e larte .Vende si italia e kane 2%

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje