Emërimet dhe auditimi i brendshëm janë shkak i mosmarrëveshjeve të forta në isntitucionin e dytë më të rëndësishëm financiar të vendit.
Përplasjet mes Bordit dhe drejtoreshës së AMF-së janë përcjellë me shqetësim si nga institucionet ndërkombatare ashtu edhe nga Kuvendi i Shqipërisë.
Që prej më shumë se një viti bordi i drejtuar nga Pajtim Melani nuk po e gjen gjuhen e përbashkët me drejtoreshën Enkelejda Shehi.
Refuzimi i kësaj të fundit për të zbardhur dhe miratuar rregulloren “Për marrëdhëniet e punës së punonjësve në AMF” ka rezultuar me efekte të rënda në drejtim të kapaciteteve të AMF-së, Kështu thuhet në relacionin e deputetit Anasatas Angjeli të paraqitur në komisionin parlamentar të ekonomisë, një javë më parë, më 18 korrik të këtij viti.
Pas refuzimit dhe përplasjeve për të cilat janë njoftuar Kuvendi, Këshilli i Ministrave dhe Banka Botërore në AMF ka pasur një seri shkarkimesh e dorëheqjesh.
Deputeti Angjeli thotë se “stafi i ndëshkuar ka qenë stafi me më shumë përvojë i institucionit, pranuar nga Banka Botërore dhe FMN të cilat të vendosura para faktit të kryer kanë organizuar në mënyrë të menjëhershme dy telekonferenca dhe një vizitë zyrtare në AMF, pasi konstatuan mungesë kapacitetesh për zhvillimin e tre projekteve të asistencës.
Bordi i AMF-së ka ndërhyrë për së dyti duke i rekomanduar drejtores Shehi anulimin e masave disiplinore, urdher që përsëri nuk është zbtuar.
Një tjetër përlasje bord drejtori është regjistruar edhe për kompaninë audituese të autoritetit. Bordi nuk njeh pasqyrat e shoqërisë “Gand Port” pasi asaj i është pezulluar licenca që në 2014.
Nisur nga kjo situatë komisioni parlamentar i ekonomisë është vënë përkrah bordit të AMF dhe i ka kërkuar drejtoreshës Shehi të miratojë rregulloren dhe të plotësojë organikën në në përputhje me ligjin dhe rekomandimet e BB pasi në të kundërt Komisioni për Ekonominë dhe Financat do të mbajë qëndrimin e tij në përputhje me Rregulloren e Kuvendit.
Agjencinë e Mbikqyrjes Financiare është një ionstitucion që mbulon tregun e sigurimeve, letrave me vlerë dhe pensioneve private një treg në të cilin në vitin 2015 totali i aktiveve ishte 697 milionë euro.
AMF ESHTE BERE SI INSTITUCION QE PO LENGON NGA KEQPERDORIMI I POSTIT TE DREJTORESHES . NE KETE INSTITUCION JANE LARGUAR ME PROFESIONISTET DHE JANE ZEVENDESUAR ME PERSONA QE NUK JA KANE HABERIN E PUNES. DUHET NJE DORE E FORTE QE TE SJELLI KETE INSTITUCION NE BINARET QE ISHTE. SI DUKET KOMPANITE E SIGURIMIT JANE BERE ADMINISTRATORE TE AMF. KJO ESHTE KATASTROFE PER KETE INSTITUCION. DUHET VEPRUAR SA ME SHPEJT TE JETE E MUNDUR. GJENDJA ESHTE ALARMANTE.