Shitja e 'Lotaria Kombëtare', për 1 euro

27 Korrik 2016, 09:43Ekonomia TEMA

Lotaria Kombëtare, e cila ndryshoi pronësi së fundmi, është shitur për 1 euro, por çmimi mund të shkojë edhe negativ, nëse përfshihen dhe detyrimet që ka shoqëria, çka nënkupton që biznesi po shitet me humbje. Sipas marrëveshjes së shitblerjes mes blerësit ‘Novamatic Gaming Industries GmbH’ dhe shitësit pronar të Lotarisë, Albanisch Österreichische Holding Gesellschaft m.b.H’: “Vlera e transaksionit llogaritet bazuar në një çmim bazë të blerjes prej 1 euro i reduktuar me një vlerë të mundshmë rregulluese, ku pragu i rregullimit është minus 6.5 milionë euro. Kjo shumë 6.5 mln euro përbën të gjitha detyrimet që shoqëria që po shitet ka kundrejt të tjerëve”.

Autoriteti i Konkurrencës njoftoi një ditë më parë se 100% e kapitalit të shoqërisë Albanisch Österreichische Holding Gesellschaft m.b.H (Lotarisë Kombëtare), që ishte në pronësi të Österreichische Holding Gesellschaft m.b.H ka kaluar tek shoqëria Novamatic Gaming Industries GmbH.

Blerësi Novamatic Gaming Industries GmbH (“NGI”) është një shoqëri e austriake, që është prezente në Shqipëri me anë të filialit të saj Eagle Investment SH.A.  Kjo e fundit ka në pronësi tre kompani të lojërave të fatit: Astra Albania SH.A;  Adriatik Game SH.A;  Albaten Sh.p.k

Lotaria kombëtare, një biznes me humbje, shumë detyrime e kredi

Lotaria Kombëtare është e pajisur me licencën ekskluzive të Lotarisë Kombëtare për 10 vjet nga Ministria e Financave në bazë të Marrëveshjes së Licencës të ratifikuar me Ligj nr. 95/2013.

Në tre vjet të aktivitetit të saj në Shqipëri, Lotaria Kombëtare vijon të ketë humbje të mëdha, që deri në fund të 2014-s kishin arritur në 8 milionë euro (humbjet e akumuluara).

Si rrjedhojë e humbjeve të mbartura, kapitali i saj është zvogëluar në vetëm 49 milionë lekë, nga 1.2 miliardë lekë që ishte në fillim të aktivitetit, ndërsa detyrimet janë rritur ndjeshëm. Lotaria Kombëtare, në fund të vitit 2014 rezultonte me një hua totale ndaj bankave prej 660 milionë lekësh (4.7 milionë euro) dhe detyrime ndaj të tretëve (furnitorë detyrime ndaj shtetit etj)rreth 1.2 milionë euro, në total gati 6 milionë euro.

Të ardhurat në vitin 2014 ishin 586 milionë lekë (4.2 milionë euro), ndërsa humbjet ishin 496 milionë lekë (3.5 milionë euro)./ Monitor

2 komente në “Shitja e ‘Lotaria Kombëtare’, për 1 euro”

  1. Mondi says:

    Llotaria Kombetare dhe te gjithe lojrat e fatit jane me pronare te huaj qe kane ardhe ne Shqiperi per te investuar qe te lulezoje vendi yne te gjithe kete “hall” kane,qe te rruajne cka mbetur nga ky vend.Dalin me humbje lojrat e fatit…!!!!???
    Shava kot ekonomistin e kooperativave me bustin Enverit ne krah Bode,po ky Ahmeti qenka pitiatik fare.

  2. zambi says:

    O Mero, kur u dha llotaria me koncesion bere namin nja 2 muaj. Ndonese e gabuar ne fund te fundit, llotaria eshte me deshire, kush do luan.
    Tani qe po jepen te gjitha rruget me koncesion, te cilat duam apo nuk duam do i perdorim, nje njoftim te thjeshte ke publikuar .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje