Gati të gjithë akset që lidhin vendin drejt jugut dhe veriut, tashmë sipas një strategjie të qeverisë, do të jepen me koncesion.
Strategjia e taksimit të rrugëve është rekomanduar nga BERZH dhe sipas saj tarifa që do të paguajnë në të ardhmen varjon nga 0.5 euro, në 3.5 euro për kilometër(shiko tabelën). Në strategji rekomandohet që aplikimi i taksimit për koncesionin e rrugëve, të zhvillohet në 3 faza. Për zbatim të menjëhershëm, rekomandohet vendosja e taksës në rrugët Tiranë-Durrës, Tiranë-Elbasan dhe rruga e Arbrit, e cila ende nuk ka përfunduar.
Vetëm pak ditë më parë një nga akset më kryesore të vendit, Rruga e Kombit u dha me koncesion. Sipas kësaj marrëveshje, drejtuesit e automjeteve që do të qarkullojnë aty, do të jenë të detyruar të paguajnë 5 euro. Ky vendim i qeverisë ka ngjallur mjaft reagime, veçanërisht nga bizneset në zonën e Kukësit, shkruan Panorama.
Kundërshtarët e këtij koncesioni si argument të rëndësishëm sjellin faktin që Rruga e Kombit është ndërtuar me fonde publike dhe jo private. Kurse për sa i përket mirëmbajtjes së saj automjetet, deklarohet se kanë paguar gjithmonë një taksë.
Pas kesaj do te duhet qe Qeveria te heqe cdo takse mbi karburantet
Apo ky eshte nje detaj i vogel qe behet sikur harrohet.
Praktikisht cdo rruge qe lidh shqiperine do jete me pagese. Edhe pse kjo me duket dicka shum e shemtuar, prape them me mire te paguajme ndonje leke me teper, dhe te kursejme mijera iete qe ikin kot se koti. Te udhetosh ne shqiperi me makine eshte me rrezikshmeri te larte. Kshuqe kush po pyet per leket.
Nese do te kalohet ne kete sistem taksimi duhet te hiqet taksa e qarkullimit. Tjeter gje qe shof eshte qe ka nje minimum dhe nje maksimum pagese. Si ndikohet fituesi i koncesionit nga keto vlera?
A do ndikohet cmimi i kalimit ne rruge nga kursi i kembimit euro – lek?
Tirane – Hani i Hotit 45 km??? Aman more se late name me kete inkompetence…
Sic e kane nisur do paguajme leke sa here te marrim fryme, dhe kjo ne varesi te permasave trupore, qe te na rrjepin me mire.
Rruget qe beri Berisha i beri me parat tona por u kerkonte edhe kurajo se ndryshe nuk fo tu benin gjithe ato rruge dhe tani duhet mirembajtje ,por jo te jete e shtrejte taksa se me sa shoh eshte takse si te ishte ndertuar nga nje konçensionare ,kurse keta rruge jane ndertuar me parat tona dhe jo te koncensjonarit .Duhet te hiqet taksa e qarkullimit ose te pergjysmohet edhe taksa qe eshte ne Nafte te hiqet sepse ne po e paguajme 2000 fish ato rruge edhe te udhqimet qe jane me shtrejte se ne tere boten edhe taksa te terthorta qe jane vjele ne funksjon te buxhetit te shtetit per rruget tani duhet te lirohen çmimet e konsumit te perditshem edhe taksat e makinave .Kjo koncensjon edhte nje torte e majme per kush e merr dhe ne paguajme dhtese ate dhe qeveria vaxhdon e na zhvate me taksat qe u vune per kete funksjon akoma .Kjo verteton se Shqiperia edhte ne krize te rende dhe askush nuk ankohet dhe durojne deri ne sakrifice si popull eshte gjynah per keto njerez se si shfrytezohen me dhune dhe perbuzje .