Ministria e Transporteve: të paktën brenda këtij mandati qeverisës nuk do të ketë plan për rrugë tjetër me pagesë, përveç asaj të Rrugës së Kombit…
Nga fillimi i vitit tjetër, të gjitha veturat që do të kalojnë në rrugën e Kombit do të paguajnë 5 euro, ndërsa banorët e Kukësit do të përjashtohen nga kjo tarifë. Pas miratimit të ofertës fituese së “Vendeka Bilgi” për dhënien me koncesion të ndërtimit, operimit dhe mirëmbajtjes së autostradës Milot – Morinë, burimet nga Ministria e Transporteve pohojnë se në periudhën shtator-tetor do të nënshkruhet kontrata dhe do të diskutohen tarifat dhe brenda gjashtë muajve do të fillojë zbatimi në terren. Kjo nënkupton që në muajt e parë të vitit të ardhshëm, të gjitha automjetet që e kalojnë këtë rrugë do të paguajnë para se të hyjnë në të.
Tarifa për përdorimin e rrugës do të jetë 4.16 euro pa TVSh pra 3.63 euro cent për kilometër, meqenëse rruga është 114.5 kilometra e gjatë. Tarifa për rrugën Milot-Morinë është miratuar në Korrik 2014, bazuar mbi rekomandimin e konsulentit “IFC”.
Ndërsa për tetë rrugët e tjera, për të cilat një studim i BERZH ka rekomanduar që të bëhen me pagesë, burime zyrtare të Ministrisë së Transporteve thanë se edhe të paktën për dy vjet do të jenë pa pagesë. Brenda këtij mandati qeverisë nuk ka plan tjetër për rrugë me pagesë përveç rrugës së Kombit. Për më tepër që një pjesë e këtyre rrugëve nuk kanë përfunduar ende ndërtimin, si p.sh. ajo Tiranë-Elbasan.
BERZH-i rekomandon dy kategori tarifash që duhet të paguajnë qytetarët: tarifa minimale 0,005 cent euro dhe maksimalja 0,035 cent euro. Institucioni ndërkombëtar ka kërkuar zbatim të menjëhershëm për rrugën Tiranë-Durrës, Tiranë- Elbasan dhe Rruga e Arbrit (e papërfunduar).
Koncesioni
Pak ditë më parë, Ministria e Transporteve njoftoi se bashkimi i përkohshëm i shoqërive i kryesuar nga “Vendeka Bilgi Teknolojileri Ltd” është oferta e preferuar për dhënien me koncesion P.P.P të ndërtimit, operimit, mirëmbajtjes dhe rehabilitimit të autostradës Milot-Morinë.
Oferta e paraqitur nga bashkimi i përkohshëm i shoqërive i kryesuar nga “Vendeka Bilgi Teknolojileri Ltd” ka paraqitur ofertën që përmban kërkesë për subvencion në shumën 5,600,000 Euro, investim fillestar të propozuar në shumën 50,622,174 Euro dhe investim në vazhdimësi në mirëmbajtje dhe operim të rrugës në shumën 320,604,079 Euro. Ky bashkim përbëhet nga kompanitë “Vendeka Bilgi Teknolojileri Ltd”, “PT Citra Marga Nusaphala Persada TDK” “Mehmet Ai Unal Insaat Taahhlil Madencilik San. Ve Tic. A.S” “Savronik Sistem Tah.San.Tic A.S”, “Vendeka Europian Investment B.V”./ Monitor
Sipas kesaj ligjike i bie qe qytetaret e Tiranes dhe Durresit nuk duhet te paguajen per rrugen Tirane/Durres ?
Sipas kesaj logjike i bie qe cdo shqipKKKKKKKKKKKKKKKK…..r duhet te derdhi ende gjak per hajdutet me kollare qe gezojne miliona e miliarda euro ne kurriz te “popullit” ( BAGETISE,SHQIPK…….RI NUK E MERITON ATE FJALE KRENARE LATINE ) me te rrenuar ne Europe .
Kjo rruge nuk u be me paret e privatit , u pagua njehere me parate e shtetit shqiptar ( publikut ) .
Tashti e kan ne dore te poshtrit qe ta mirembajne . Rruget shtetrore te botes nuk paguhen , paguhet vetem privati qe e nderton dhe pastaj kerkon te nxjerre investimin dhe fitimin .
Ne ABSURDISTAN ndodh edhe kjo ,ta paguash nje rruge qe ke paguar deri sa te jet jeta .
I lumtur qe nuk jetoj ne at hale vend , ishalla MORTJA i bie sa me shpejt e ti shfarosi te gjithe !
Ju dhjefsha rracen ajo mut rruge eshte ndertuar nga buxheti I shtetit pra me taksat tons. Nuk e ndertoi erdogani me paret e veta qe is jepni rrugen turqve te azise se Vogel.Turqit e azise gopin e nenave te tyre bene, asnje meter rruge nuk bene per 500 vjet, ju ia jepni nw tepsi tani.E morem vesh pse e gjezdiste erdogani kte gallofin tone. Ptu ju dhjefsha rracen hajduta, kuksianet Nuk paguakan. Po hasjanet? Po tropojanet? Po mirditoret te paguajne. A ju jeni qelbesira, po kush gopin e s’emes na I vendors keto gjoba keshtu. Ne djall vafshi shkerdhata!