Për herë të parë sektori i tekstilit dhe përpunimit të lëkurës në Shqipëri do të mund të kenë një strategji të mirëfilltë marketingu. Burime zyrtare të Agjencisë së Zhvillimit të Investimeve bëjnë të ditur se është shfaqur interes për të
bashkëpunuar me CSR Holandë për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të biznesit dhe veçanërisht të këtij sektori.
Mësohet se AIDA po bën të mundur realizimin e një strategjie marketingu dhe ngritjen e brand-it ” made in Albania” për industrinë e tekstil – veshje dhe lëkurë këpucë. Deri tani, janë identifikuar disa projekte për zhvillimin e sektorit të lëkurës dhe tekstilit, duke u bazuar në pikëpamjet e ekspertëve. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se është duke u punuar në projekte konkrete për ngritjen e “Agjencisë së Gjelbër” për veshmbathje dhe design “Lab Albania”, pasi ata janë identifikuar si projektet më të frytshme dhe të realizueshme. Për këtë qëllim është publikuar një guidë për Shqipërinë. Ky është një produkt i përgatitur në bashkëpunim me ambasadën e Mbretërisë së Holandës në Tiranë, Agjencisë Holandeze të Zhvillimit të Ndërmarrjeve (RVO). Udhërrëfyesi do të shërbejë për t’iu treguar kompanive të huaja se cilat janë shanset dhe mundësitë që ka industria shqiptare e tekstilit dhe veshjeve për të ofruar produkte.
Ky sektor është një pjesë e rëndësishme e industrisë së prodhimit në Shqipëri. Ai luan një rol kyç në ekonominë e vendit dhe numëron një sërë avantazhesh, si : fleksibilitetin në rastin e porosive të mëdha dhe të vogla; fuqi punëtore të kualifikuar; dërgesa të shkurtra në kohë në vendet e BE-së;
kosto relativisht e ulët e transportit në Europë; shpenzime konkurruese të punës për shkak të pagave më të ulëta se në vendet e tjera të rajonit; njohje e gjuhës; politika lehtësuese.
Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se eksportet e tekstile e këpucë u rritën me 19% me bazë vjetore (janar-mars), duke arritur në 26 miliardë lekë. Ky zë përbën tashmë 50% të totalit të eksporteve tona./ Monitor
Kur do te mesoni qe te shkruani ne gjuhen shqipe, ore shpellare te gazetarise?
Industria e veshmbathjes ishte e ndertuar shume mire, perpara se te zbrisnin shpellaret nga shpellat dhe ti vinin zjarrin çdo gje qe ishte ndertuar me djersen e njerezve. Sa kombinate dhe fabrika te veshjes kishim dhe shumica e tyre punonte vetem per eksportin dhe me nje cilesi shume te larte, por antishqiptaret e rrenuan deri ne themel. Tani po behet sikur po shpiket nga e para kjo lloj industrie ne Shqiperi. Ai qe ka pak tru ne koke e ben krahasimin e asaj kohe, kur ishte çdo gje e ndertuar dhe prodhohej çdo gje, me kohen e tanishme qe vetem disa punishte te bashkimit te materialit dhe kthmit te tyre ne kepuce, jane ngritur dhe puna e punetoreve shfrytezohet si ne kohen e skllaverise.
Shakterrimi i Shqiperise eshte tradheti kombetare dhe kjo nuk duhet qe te kalohet pa ndeshkimin e atyre qe moren pjese aktivisht.