Milva Ekonomi: Deklarata e PD tërësisht dashakeqe. Ja e vërteta e Portit të Karpen

29 Korrik 2016, 15:35Ekonomia TEMA

Deklarata e deputetes të Partisë Demokratikë, Jorida Tabaku, e cila e quan investimin strategjik të portit të Karpenit një aferë korruptive, është tërësisht dashakeqe e cila nuk bën gjë tjetër veçse dëmton imazhin e Shqipërisë përballë investitorëve të huaj.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes sqaron  se: lidhur me projektin e investimit për ndërtimin e Portit të Karpenit, kujdesi ynë për të mbrojtur interesat e vendit ka qenë e do të mbetet i plotë, transparent  dhe primar, ndryshe nga koha kur qeveria e djeshme lëshonte koncesione preferenciale tek sekserët e qeverisë Berisha, apo koncesione tërësisht në dëm të interesit publik.

Duke marrë parasysh kompleksitetin e këtij projekti, ndërtimi i portit, ngritja e një zonë ekonomike mbështetëse, dhe ndërtimi i TEC-it, por edhe për madhësinë e investimit, tre ministritë, MZHETTS, MEI dhe MTI,  kërkuan që Parlamenti t’i  japë të drejtën vetëm për të negociuar.

Theksojmë që nuk është lidhur asnjë kontratë me propozuesit e projektit. Qeveria shqiptare thjesht i ka kërkuar Parlamentit lejen për të hyrë në bisedime me propozuesit e investimit strategjik dhe për të negociuar kontratën, sipas ligjit në fuqi për këtë investim: më i madhi këto 25 vitet e fundit në Shqipëri, që do t’i hapi rrugën 70.000 vendeve të reja pune.

Kjo nënkupton një filtrim më të detajuar dhe mbi baza dokumentesh zyrtare, jo vetëm të “Star Bridge Port Development Limited”, por edhe të gjithë kompanive investuese e zbatuese të projektit.

Ligji i miratuar, duke vlerësuar momentin e negocimit dhe nënshkrimit të kontratës si moment shumë të rëndësishëm, ka parashikuar edhe marrjen e asistencës dhe konsulencës së huaj.

Theksojmë se, kjo konsulencë do të kryejë vlerësime ligjore dhe financiare për të arritur në një kontratë me garanci sa më të forta për shtetin shqiptar. Kontrata do të përfshijë detyrimet kontraktuale, garancitë financiare, sanksione në rast të mosrealizimit të projektit sipas kontratës, afate detyruese dhe përgjegjësi të tjera.

Reputacioni dhe eksperienca e kompanive, amerikane, angleze dhe turke,  investuese dhe zbatuese, që do të implementojnë projektin nëpërmjet “Star Bridge Port Development Limited”, është një garanci më shumë dhe shtysa kryesore që na ka çuar të ndërmarrim këtë iniciativë.

Kompanitë së bashku kanë realizuar një xhiro vjetore prej 21 miliardë dollarë për 2014, kanë punësuar 120.000 persona dhe kanë realizuar projekte me vlerë prej 60 miliardë dollarë.

Shuma prej  100 stërlina i referohet çmimit të regjistrimit në Mbretërinë e Bashkuar. Për analogji do t’i referohemi legjislacionit shqiptar në fuqi, që lejon regjistrimin e një shoqërie tregtare edhe me një minimum kapitali prej 100 lekë.

Subjekti i krijuar për një qëllim të veçantë (SPV) u shërben kompanive investitore dhe atyre zbatuese për të sjellë propozimin para qeverisë shqiptare dhe për të filluar negociatat për këtë projekt.

Në çdo rast, para nënshkrimit të kontratës, “Star Bridge” do të regjistrohet si SPV sipas parashikimeve të legjislacionit shqiptar dhe do të ofrojë të gjitha garancitë e nevojshme të performancës.

Aktualisht, për Qeverinë Shqiptare nuk ka asnje risk. Nuk ka asnjë marrëdhenie juridike formale të lidhur me ndonjë subjekt, përfshi edhe “Star Bridge”. Ligji është vetëm leja formale e fillimit të negociatave, dhe si asnjëherë më parë, e bën transparent procesin e këtij investimi, nga fillimi e deri në fund.

13 komente në “Milva Ekonomi: Deklarata e PD tërësisht dashakeqe. Ja e vërteta e Portit të Karpen”

  1. Plaku Xhuxhumaku says:

    Vetem nje gje te vogel nuk ke treguar oj Milva, si lidhet me Soros-in ky projekt.

  2. cun Tirone says:

    Ky eshte nje pjese e problemit te Qeverise se Rilindjes :
    Shqiperia eshte kthyer ne nje vend me pak terheqes per investitoret ( ne fakt nuk ka qene kurre) .
    Kjo ben qe ti hapen dyert cilido aventurieri karragjoz mjafton qe te vije nga “bota” (ne fakt eshte shqiptar mashtrues, lidhur me pushtetin dhe i lyer me llak nderkombetar.)

  3. katarakti says:

    Shume qarte. Uzina e shpifjes dhe e perbaltjes qe quhet PD, mori pergjigjen qe meritonte. Jane te vetmit per te shpifur dhe akuzuar te tjeret. Dhe kush? Ata qe nuk lane uzine dhe fabrike pa shkaterruar, duke i çuar te gjitha per skrap. Me vjen per te qeshur kur kujtoj se ata qe shkaterruan me themel Shqiperine, po na benin protesta te liqeni per te “mbrojtur” disa peme dhe per te mos lejuar qe aty te ngrihej nje kopesht lojerash per femije! Ata qe ftonin Fazlliçin ne mbledhjet e Keshillit te Sigurise Kombetare u bene mbrojtesit me te medhenj te “sovranitetit” te Shqiperise se “neperkembur” nga Amerika dhe SHBA-ja. Plehra.

  4. Petro says:

    Ministre qe ne kete fushe shpervjel tere injorancen e vet, ose eshte krejt robereshe e Rames.Asnje port tjeter s mund te ndertohet ne gijrin e Durresit.Kjo do te kompromentonte jo vetem turizmn mes dy porteve qe do te jene afer me pak se 20km, por edhe jeten e banoreve te kesaj zone qe cdo dite qe vjen behen me te shumte.Ja ku e kane portin tjeter. Ne veri te Durresit, me fondale qe kerkojne pak shpenzime per zgjerim.Hiqni dore nga kerkesat absurde dhe injorante por dhe te babezitura te mafjes dhe te ca pushtetareve qe duan te hyjne ne pjese atje.Plazhi i Golemit dhe i Malit te Robit do te dilte jasht perdorimit.O idoter pa asnje vizon te fushes, piktore, mesues anglishte, ekonomiste e te tje re me “gjoja” diploma per maredhenje nderkombetare dhe administrim biznesi, mos mirrni vendime jasht kapacitetit tuaj mendor se do te pergjigjeni nje dite.

    1. mirel says:

      Fix e vertete. Ka bere nje lemsh fjalesh dhe shifrash dhe nuk ka dhene asnje argument llogjik pse dhe si. Cfare studimi ka per ekologjine, banoret , turizmin dhe perfitimet ne raport me humbjet.
      Asnje gje
      Vetem corbe me fjale dhe direktiva.
      Sic e udhezon pisi piktor dhe Arben Ahmuti sigurisht.
      Ai eshte vegla nr e Rames.

  5. Nave na says:

    Ashtu asht or tejna! Perse ky investim I madh dhe me punesu deri 70 000 vete te behet ketu te nave ?! Ma mire asht si ky investim te bahet diku tjeter ! Problemi jone si PD asht si Serbia nuk ka det , por kur te kthehena nave na ne pushtet , do ta realizojme ene kete detyre patriotike !

  6. Treviso says:

    Me rrenqethet mishi kur degjoj fjalen Tec. Akoma keni mendim per te ndertuar Tece? Pa u vure ne pune teci i ndertuar para disa vitesh ne kriporen e Vlores kerkoni te ndertonitec tjeter?
    Ne karpen munde te mendohet te behet port per turizmin. Nuk eshte vend i keq Karpni per port jatesh dhe tragetesh, por duhet te parashikohet te behet me faza. Duke ju pershtatur kohes dhe numrit te turisteve qe jane te interesuar per te vizituar vendin tone.

  7. Ali Pazari says:

    Te drejte ka vetem kjo kurva, per te perlare ndonje dollar, jo PD, bravo ministres nentedhjete e nentesheshe Milva Ekonomi. Te qifte Ver Llapa, inshallah, se shfryhesh.

  8. doktori says:

    Mos hani m****t Si mendoni ju se do rrezikonte karieren dhe jeten e saj Milva Ikonomi,duke hyre neper aventura!?? Le te behet ne se do mundet? Ne nuk shikojme ndonje risk! Le te shikoje mire qeveria se cfare duhet te rrezikoj per kete projekt dhe te behet sa me pare!

    1. Miri says:

      Une mendoje qe ky projekt duhet te realizohet kur te kthehet PD ne qeveri me meten se ata jane mjeshtra se kane pervoje se si ndahen tenderat prandaj sduhet te nxitohen kta te majtet. Prisni nje dite do te kthehen ne qeveri PD. Hahahahaha

    2. Aleksander says:

      Si gje e pare ,meqe eshte diçka PUBLIKE dhe me rendesi te permasave shume te medha,le te botojne HARTEN e vendit ku parashikohet e çfare parashikohet.E di shume mire ku eshte Karpni,por po te shihet ne harte(nga te gjithe) ,te qartesohet direkt permasa e ndikimeve te ketij…porti bashke me infrastrukturen mbeshtetese te tij mbi zonen dhe perspektiven e gjithe hapsires gjeo-ekonomike perfshire Durresin me industrine e tij te turizmit.Perse xhanem ne kete vend me cektesi detare e jo ne gjirin e Vlores ku gjerat jane gjysem te gatshme e Teci eshte gati !?Edhe sikur te behet,duhet te rrijne e gerrmojne dragat 24 0re ne 24 sepse eshte bregdet ranor dhe natyra eshte insistuese per te rimmarre ate qe eshte e vetja e kjo ka kosto e kosto e kosto ndersa ne gjirin e Vlores kane gati edhe thellesine edhe tecin…me shume mè pak nderhyrje e shpenzime !!!?-Ne nuk jemi Roterdami qe u shfytezua nje hapesire detare e vdekur dhe u kthye ne burim fitimi.Karpni dhe gjithe zona e Adriatikut nga veriu deri ne Vlore eshte gjynah i madh t’u vesh bajlozin(portin).Kjo histori me kujtoi termocentralin berthamor qe donte te bente saliu ne afersi te Bunes e tua linte turizmin dhurate fqinjeve ziliqare e HILANJOSE.

  9. krasta says:

    Ashtu “eshte” moj gudufe e dajes.

  10. Zigur Qarri says:

    Shume vite me pare eshte bere nje oferte nga anglezet,per nje Qytet turistik ne derdhjen e Shkumbit,me vlere 1.5 miliard Dollare,
    por qe nuk u realizua,nuk e di perse!Roberto Saviano thote se,Anglia eshte vendi me i korruptuar ne Bote,”fale” Mafias financiare.
    Me 5 miliard Dollare investime,do te gjallerohej edhe ekonomia e nje vendi te madh,dhe jo me e Shqiperise.Do te ndertojn vertet
    nje Port?Nje investim i tille per nje Port supergjigand do te ishte i mjaftueshem per te gjith Ballkanin.Por,Shqiperia nuk ka lidhje
    hekurudhore moderne me Ballkanin,fakt qe e ve ne dyshim edhe projektin.Do paguajn edhe per hekurudhat,sepse Shqiperia
    vete,nuk eshte ne gjendje te lidhi Prrenjasin me Maqedonine,nuk eshte ne gjendje te financoje rrugen e”Arbrit”.Mos llogarisim
    personelin teknik me nje kualifikim te larte,qe Shqiperise i duhet te pakten 20 vjet pergatitje,ose do te marrin te huaj nese do te
    jene dakord me pagat shqiptare.Porti i Hamburgut,i treti per nga madhesia ne Europe,ka 68.000 puntore,i Karpnit do te kete 70.000!
    Kinezet me 280.5 milion Euro,zoterojn 51% te Portit te Pireut,ne Portin e Karpnit do te investohen 5 miliard Dollare!
    Nuk e di,nese ka pare ndonjehere Port ZonjaTabaku,se te jep pershtypjen,qe ke te besh me nje 10 vjeçare qe enderron,ose nje e rritur
    qe eshte detyruar te luaj naiven.Mesa di un,ne ate zone bregdeti,jan kryporet qe kan qene gjer ne lashtesi.Keto toka qe jan mijera
    hektare, i perkasin shtetit.Dikur,nje firme italiane kerkonte te blente vaskat per rritjen e peshkut(pjese po te krypores) qe ishin perdorur
    ne kohen e komisarve,po per te njejtin qellim.Por Berisha nuk pranoi,sepse italianet nuk pranonin marrveshjen vetem per te njejtin qellim.
    Kuptohet,italianet kishin pervoje,dhe e dinin qe me turizmin ka me perfitim,dhe ndryshimi i biznesit ishte qellimi i tyre.U la kjo pune.
    Ate qe se arriten italianet,kerkoi ta realizonte Argita Berisha.U be zhurme e madhe(mesa duket militantet e PD dekonspiruan),
    sepse ishin ne loje shuma marramendese,mijera hektare toke pa pronar(shteti ishte bere lesh arapi)ku mund te ndertohej nje Qytet.
    Nuk e di perse u terhoq Argita.Ndoshta shkaku ka qene skandali tjeter me tokat ne Spitalle,ku ne loje ishte edhe miku i Berishes,
    boshnjaku Fazlliç.Do te shnderrohet Porti ne Qytet(turistik) per te mbushur xhepat e dikujt?Jo jo,nuk kan mbetur vetem therrimet e Tortes,
    ka akoma per te zhvatur ne Shqiperi.Llogjika me thote,qe eshte nje flluske,zemra me thote,qofte e vertete.Shpresa vdes e fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje