FOTO/ Merkel takon familjen e shqiptarit të vrarë në Mynih

1 Gusht 2016, 13:03Rajoni TEMA

Kancelarja Angela Merkel ka takuar sot në Munih të Gjermanisë familjarët e Dijamant Zabërgjës i vrarë në sulmin terrorist që ndodhi më 22 korrik në këtë qytet. Merkel ishte në homazhet dhe meshën që u mbajt për nder të viktimave të këtij sulmi ku humbën jetën nëntë persona.

Në mesin e të vrarëve ishte edhe Dijamant Zabërgja, Armela Segashi dhe Sabina Sulaj që të tre nga Kosova. Sulmi u krye nga një 18 vjeçar me origjinë iraniane në një qendër tregtare në Munih ku më pas edhe vrau veten.Dijamant Zabërgja dhe Armela Segashi javën e kaluar janë varrosur në vendlindjet e tyre në Ropicë të Vushtrrisë, përkatësisht në Podujevë.

7 komente në “FOTO/ Merkel takon familjen e shqiptarit të vrarë në Mynih”

  1. hajdari te brrari says:

    sa komb I pakultur jem na shqiptart!
    shifeni sesa e sakt esht vesh merkel,shife sesa e pasakt esht vesh ajo shqiptarja me te cara ka supet dhe menget a thu osht bo gati per n klub nate!!!!
    si s ka nji njeri ti thot sesi t vishet. sakt dhe ne respect te situates.
    apo,kem pordh na. mezi presim m u duk seksi.madje edhe n dit zije…

  2. dak ulqini says:

    Shyqyr qe Engjelli Merkel Kristiane nuk eshte Islamofobike si dikush nga komentuesit e Temes, qe akoma nuk e kan kuptuar qe zgjidhja nuk eshte sharja dhe urrejtja (nen pseudonim) por solidariteti mes njerezve me ide e fe te ndryshme. Sipas dikujt Merkel as nuk duhet te shkoje ti takoje keto anadollak apo sunite sic ju pelqen ti quani. Por Zoti nuk harron ka krijuar dhe Njerez si Merkel, Papa Francesco, per te treguar dhe nje here se kultura dhe civilizimi nuk ka vdekur. Me duket se dje ne te gjitha kishat e Frances dhe Italis apo gjetk moren pjese dhe ca sunite lekur zi sic ju pelqen ti therrisni per tu bashkuar asaj pjese qe akoma perfaqson shoqerine civile e demokratike. Por cte besh derisa injoranca te qarkulloje te veshtire do ta kemi.

  3. Edi says:

    O hajdar mos duhet me vu perce me tregu zi o hajdar

    1. mirel says:

      Ka te drejte komentuesi pare. Vizita e Merkel eshte vleresim i jashtezakonshem dhe i duhej bete nje pritje me e denje nga kjo zonja qe eshte veshur si per party.
      Nje xhakete apo bluze me menge te rregullta do ishin te pershtatshme. Dhe jo vetem per Merkel po dhe per respekt te djalit qe humbi.
      Eshte zi dreqi e mori, dhe ajo vete me del me rrecke te tiile.

  4. Ina says:

    Bashkohem me hajdarin, pa shume filozofi e konservatorizem mund te ishte zgjedhur nje bluze me e pershtatshme per te Takuar zonjen e Merkel . Spo flasim per zonjen me fjale , thjesht imazhin qe ajo paraqet ne nje eveniment mortar. Dreqi e morri me respekt per te ndjerin

  5. Ana says:

    O Edi spo themi perce , por dreqi e morri nje bluze tjeter ti kishte Kapur dora zonjes, del shume jashte kornizes se evenimentit mortar, e ska Pune fare ketu konservatorizemi shqiptar

  6. Ali pasahi says:

    Ka te drejte komentuesi per veshjen. Jo e rregullt dhe aspak e pershtatshme per zine e djalit te zonjes. Asaj me siguri i dhemb zemra per te birin por veshja :/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje