Merr fund aventura e Partizanit në Champions League

3 Gusht 2016, 22:24Sport TEMA

Partizani i ka dhënë fund aventurës në kompeticionin e “Uefa Champions League” duke u eleminuar në raundin e tretë nga skuadra e Salzburgut.

Të kuqtë u mposhtën me rezultatin 2-0 në transfertë, edhe pse shanset për të kaluar ishin të pakta që në fillim, pasi kishte humbur dhe sfidën e parë në “Elbasan Arena” me rezultatin 1-0.

Autorët e golave për Salzburgun ishin Soriano dhe Wanderson që shënuan në pjesën e dytë falë gafave të mbrojtjes së kuqe.

Megjithatë ajo që vlen të përmendet pavarsisht eleminimit në fazën e tretë është përfaqësimi dinjitoz i 15-herë kampionëve të vendit të cilët eleminuan në raundin e dytë ekipin Ferencvarosit, duke u elimniuar nga skuadër e madhe sic është Salzburgu.

Tashmë e gjithë vëmndja e Partizanit do të përqëndrohet tek sezoni i ri ku janë pretendentët kryesorë për të fituar kampionatin.

5 komente në “Merr fund aventura e Partizanit në Champions League”

  1. New York says:

    E shiten morat e kuq sa leke moren per kete 2-0. Uefa Te hetoje morat per kete shitje qe u duk fare qarte. Te pezullohen nga uefa per 5 vjet edhe Te perjashtohen nga Kampionnati per 5 vjet.
    Ah Po ju jeni Mora Po une qe humba 3 min nga koha ime per ju plera.

    1. Dem i Kuq says:

      Shiten tet teme…legen.

  2. Dr. Vehip (Veip) Proda says:

    Jam dashmirës i “Partizanit”. “Partizani”, në të katër ndeshjet për Kupën e Kampioneve, tregoi shpirt gare, kurajo, vendosmëri dhe herë-herë elemente të futbollit modern, çka premton se është në rrugë të mbarë, dhe se ka një staf me cilësi. Por, ndeshjet, vunë në dukje disa momente dobësie, që bëjnë fjalë se ka ende boshllëqe, të cilat do të reflektohen më shumë në të ardhmen, në qoftë se nuk merren masa. Së pari, mbrojtja është ende e pakonsoliduar, me përjashtim të portierit, që është siguria numër një e ekipit. Së dyti, mungesa e Fejzullait u ndie shumë në të katër ndeshjet e zhvilluara. Së treti, rreshtimi në mbrojtje sot s`ishte i duhuri. Nëse Atanda do të vendosej në qendër me Krasniqin dhe Arapi në të majtë, kam bindjen se ne nuk do të kishim marrë asnjë gol. Jo vetëm kaq, por edhe krahu i majtë do të ishte më aktiv në sulm. Së katërti, “Partizani” nuk ka organizator të mirëfilltë prandaj edhe ndjen vështirësi në ndërtimin e sulmeve. Stafi drejtues, sidomos Presidenti Demi, duhet ta ndajnë “shapin nga sheqeri” me Fejzullain dhe Mazrekajn, sepse koha kalon dhe s`kthehet më. Së pesti, “Partizani” nuk ka një sulmues-shënues “race”, por edhe lojtarë rezervë të nivelit, për të rritur konkurencën. Mjafton të kujtojmë se te “Partizani” filluan vështirësitë, si rezultat i ndërrimeve të bëra nga kundërshtari, duke e freskuar ekipin me elementë rezervë të të njëjtit nivel me njëmbëdhjetshin e parë. Urime për ndeshjet e ardhshme, por me prurje të reja në skuadër, sa më parë dhe sa më me vlerë.
    Shënim: Dërguar edhe gazetës “Panorama Sport”.

  3. nji uj selite te lutem says:

    Ndeshja nuk u shit po te thuash qe u eleminuam me dinjitet kto shprehje i gjen vetem tek ne, kur humbet nuk ka dinjitet o artikullshkrus ,sot ka kushte me te mira ka ngjyra me te bukura ne klubet tona po nuk ka lojtar profesionist,perpara 90tes nuk kishim kushte po kishim lojtar qe luanin futboll shikoja ndeshjen dje dhe me dukej sikur benin stervitje ekipet tona sot luajn nje futboll super te avasht sikur i bejn me stil veprimet ne fush plus qe edhe pasat sado qe i japin avash po i japin gabim e len topin ne mes te rruges se nuk japin pas te fort nuk gjen lojtar me fantazi por ca lojtar amator super te avasht qe esht gjyna ti thuash profesionist se vetem te atill nuk jan, nuk them per PARTIZANIN porper te ter ekipet e kampionatit SHQIPTAR dhe pagen qe e marin per mua e kan teper, ti thuresh lavdi salsburgut nje ekip qe se njef kerkush vetem tek ne i shikon kto lloj mbivlersimesh, te mendosh qe ekipi VLORES ne vitet 80te barazoj ne vlor me barcelonen dhe u eleminua pas barazimit ne barcelon 0 me 0 i bie qe ne kemi ber dekada mbrapa ne futboll ktu nuk ka talente vetem ca lojtar te ber me dhun qe nuk din te luajn futboll por qe kan mesuar vetem ti bien topit, mos thoni qe sot futbolli ka hecur shum, mos perzieni miellin me krunden mos shikoni kombetaren qe ka lojtar te formuar jasht vendit,sot per turp nuk ka nje element qe te terheq ne kte sport te bukur turp i madh qe disa analist marin leket dhe i bejn qefin nje futbolli qe vetem i till nuk quhet.

  4. nick says:

    MORE TI I NEW YORKUT, MOS JE PE KORCE BRE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje