Historia e atletit refugjat që emocionoi Rio 2016

1 Gusht 2016, 12:38Sport TEMA

Olimpiada e Rios do të jetë e vecantë dhe për shumë arsye, njëra prej të cilave është dhe formimi i të parës skuadër Refugjatësh, e përbërë nga atletë, vendet e të cilave janë të përfshira në luftëra apo konflikte të ndryshme. Një ndër ata atletë është dhe Popole Misenga, nga Republika Demokratike e Kongos, i cili gjatë konferencës së tij për shtyp emocionoi të pranishmit me historinë e tij.

“Unë kam dy vëllezër, që nuk i kam parë prej kohësh. Nuk më kujtohet as si duken sepse jemi ndarë që kur ishim të vegjël. Nuk më kujtohen fytyrat e tyre, ndaj dua t’i puth dhe t’i dërgoj përqafime. Tani jam në Brazil…jam këtu në Brazil dhe do të marrë pjesë në Olimpiadë.Nëse ata më shohin nëpërmjet televizorit do të mësojnë se jam duke i bërë mirë gjërat në Brazil. Nëse do të kem mundësi do t’i blej nga një biletë dhe do t’i sjellë në Brazil në mënyrë që të jetojmë këtu sëbashku. I puth dhe i përqafoj vëllezërit e mi. Nuk e kam parë prej kohësh familjen time.”, tha ai./SS

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje