Mustafi drejt Londrës për firmën me Arsenalin

30 Korrik 2016, 18:50Sport TEMA

Shkodran Mustafi duket se do të jetë një futbollist i Arsenalit. Sipas mediave britanike, Topcinjtë janë shumë pranë zyrtarizimit të blerjes së mbrojtësit me origjinë shqiptare që luan për Gjermaninë për shumën e 30 milion Euro. Futbollisti në fakt ka një klauzolë lirimi prej 50 milion Euro nga Valencia, por problemet me fair play financiar mendohet se mund ta shtyjnë klubin spanjoll të pranojë ofertën e londinezëve. Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat angleze por dhe ato spanjollle, Mustafi do të udhëtojë për në Londër këtë të Diel për të mbyllur kontratën me klubin anglez.

Për Mustafin ditët e fundit kishte shfaqur interes dhe Milani por dhe skuadra tjetër angleze e Chelsea-t me trajnerin e bluve, Conte që e shikonte si një alternativë të mirë për repartin e mbrojtjes. Nëse Mustafi do të arrijë të firmosë për Arsenalin në ditët në vijim te londinezët ai do të bashkohet me një tjetër futbollist me origjnë shqiptare, Granit Xhaka që u transferua gjatë muajit qershor te topcinjtë e drejtuar nga Arsene Wenger.

1 komente në “Mustafi drejt Londrës për firmën me Arsenalin”

  1. Hako Sërmnova says:

    Gazetar, redaktor me origjinë majmuni debil.
    As SHKODRANI (nuk kuptoni metaforën e emërvënies!) nga katundi Sërmnovë, Malësia e Gostivarit dhe as Graniti nuk janë me origjinë origjine, por janë më shumë shqiptar se ju idiotë , autorë të shkrimi idiotesk.
    Të afërmit e Shkodranit, brezi i babait të tij, të mos flasim për ghyshin, akoma betohen shqip “për këtë diell!” , “për këtë gur!”, për këtë zjarr!”,
    “buka më plastë sytë!” dhe ju majmunë na i paraqitni njerëz të një lidhje të largët brezërish me origjinë shqiptare, që i bie sikur të thuani me origjinë majmuni, në një aspekt më të lashtë kohor.
    Konceptimi enverist i kombit është ngulitur në shpirtin dhe trurin tuaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje