Pogba befason sërish: Ja përgjigja e tij për largimin nga Juventus

3 Gusht 2016, 14:00Sport TEMA

Paul Pogba është me kokën ulur, i përqëndruar te topi ku po hedh autografin, apo kushedi ku tjetër mund ta ketë mendjen. Sapo ka dalë nga një makinë, me shumë mundësi pasi ka bërë “shopping” në New York ku ndodhet me pushime, dhe një tifoz e ndal duke e pyetur nëse do të qëndrojë te Juventusi, dhe përgjigja e tij është, “Yeah”. Po-ja në anglisht për të thënë të vërtetën nuk është dhe aq bindëse pasi Pogba të krijon përshtypjen se nuk e ka dëgjuar me shumë vemendje tifozin, ose ndoshta thjesht është argëtuar edhe një herë duke i befasuar të gjithë, sic bëri pak ditë më parë kur bëri një postim në Twitter duke mashtruar se ishte duke kryer vizitat mjekësore.

Viedoja e shpërndarë në Youtube nga “Italian Football TV” ka bërë xhiron e botës. padyshim që ka shumë interes kur Pogba pyetet nëse do të qëndrojë te Juve dhe thotë po, por në fakt sipas mediave italiane kjo nuk e ndryshon situatën reale. Vështirë që Pogba të ketë ndryshuar mendje, dhe as Juventusi, që 100 milionë Eurot që do të arkëtojë nga shitja e tij do t’i përdorë për të paguar klauzolën e Gonzalo Higuain. Në fund të pushimeve, me shumë mundësi Pogba do të kryejë me të vërtetë vizitat mjekësore, por jo në Vinovo, Mourinho e pret te Manchester United./SS

1 komente në “Pogba befason sërish: Ja përgjigja e tij për largimin nga Juventus”

  1. labi 100% says:

    Nje mut ….. asgje e vertete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje