Rikonstruktsioni i kopshtit 11/ Veliaj: Jemi gati në 13 kopshte, shtatori do ta gjejë qytetin me 23 kopshte totalisht të rikonstruktuara

4 Gusht 2016, 11:59Sociale TEMA
Rikonstruktsioni i kopshtit 11/ Veliaj: Jemi gati në 13 kopshte, shtatori

Shkon në 13 numri i kopshteve të rikonstruktuara nga Bashkia e Tiranës, të cilat janë gati të mirëpresin fëmijët në sezonin e ri shkollor. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përuroi sot rikonstruksionin e kopshtit “Cicërimat” në njësinë nr. 5, ku theksoi se muaji shtator do ta gjejë qytetin me kopshte të riparuara. Krahas mobilimit të brendshëm, kopshti është pajisur edhe me një kënd lojërash, në mënyrë që fëmijët të kenë më shumë mundësi argëtimi.

“U jam shumë mirënjohës të gjitha kompanive që kanë ndihmuar në rikonstruksionin e kopshtit. E di që ka pasur një bashkëpunim fantastik, disa kanë kontribuar me ndërtimin, disa me infrastrukturën, me dyert, disa me parketin, me dritaret, me kondicionerët, me kuzhinën. Gjërat bëhen shumë mirë kur bëhen bashkë dhe më vjen mirë që ky kontribut është bashkëpunim i të gjithëve. Ndaj jam shumë i lumtur që ne në Tiranë, pavarësisht se jemi bërë 1 milion vetë, asnjëherë nuk kemi harruar se kur bashkëpunohet mund të bëjmë gjëra të bukura, të cilat veç e veç janë të pamundura”, tha Veliaj.

Kopshti “Cicërimat” është kopshti i 13 që rikonstruktohet nga Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me donatorët. “Kemi edhe 10 kopshte të tjera. Sigurisht, do të kapim shtatorin me kopshte totalisht të rinovuara në qytetin e Tiranës. Të gjitha studimet tregojnë se kur fëmijët rriten mirë deri në moshën 5 vjeç, kemi qytetarë më të mirë deri në 50 vitet e ardhshme, ndaj dhe kjo është arsyeja pse ne e marrim shumë seriozisht çështjen e kopshteve dhe çerdheve në Tiranë sepse besojmë që prindërit e Tiranës na kanë besuar gjënë e tyre më të çmuar, fëmijët e tyre”, u shpreh Veliaj.

Ai shtoi se Bashkia e Tiranës do të sigurohet që fëmijët, deri në moshën 5 – 6 vjeç, kur dalin nga kopshtet, të jenë qytetarë më të denjë, që pëlqejnë pastërtinë, punën dhe që njohin vlerat. “Besoj se garancia më e mirë për Tiranën e 50 viteve të ardhshme është mënyra se si ne trajtojmë 5-vjeçarët e sotëm. Ndaj dua të falenderoj të gjithë prindërit për kontributin dhe për mënyrën se si këtë strehë e keni rrethuar me shumë dashuri dhe shumë përkushtim”, përfundoi Veliaj.

Administratorja e Njësisë nr. 5, Violeta Kile, tha se kopshti nr. 11 frekuentohet nga rreth 200 fëmijë. “Ky kopësht ka pësuar një transformim rrënjësor. Falenderoj donatorin sepse kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyer, si dhe bashkinë për këtë investim”, u shpreh ajo. Kopshti nr. 11 është rikonstruktuar plotësisht. Janë kryer të gjitha punimet e brendshme, duke filluar me zëvendësimin e të gjitha dyerve dhe dritareve, instalimet elektrike dhe hidraulike, duke vijuar me mobilimin, shtrimin e pllakave, shtrim me laminat etj.

5 komente në “Rikonstruktsioni i kopshtit 11/ Veliaj: Jemi gati në 13 kopshte, shtatori do ta gjejë qytetin me 23 kopshte totalisht të rikonstruktuara”

  1. mullai says:

    Keta ne foto jane te gjithe ne shkolle me sa duket

  2. Zambi says:

    Vitin e kaluar, bazuar ne kronikat e lali erit, u be rikonstruksioni i te gjitha kopshteve e cerdheve dhe kopshteve. Pa u bere viti fillon rikonstruksioni dyte. Normalisht ose cilesia e punimeve vjet linte per te deshiruar ose keto jane mashtrime

  3. Phantom says:

    Kjo eshte tallje k*ri me paramendim. Ky vjete nuk i rikonstruktoi, ato qe ishin te rregullt thjesht i q*u nenen punetoreve duke i cuar nga nje kopesht ne nje tjeter, sa qe jane bere te paperdorushme te gjitha pajisjet. Nese i kushtoni rendesi videove dhe fotove jane te njejta mobilje apo perde ne te gjitha kopeshtet dhe cerdhet. Tani po fillon ti rregulloje disa qe jane per tu rregulluar, por serish do ti shesi sikur i ka bere te gjitha. E provojme perdite vete…

  4. TARRASI says:

    Urime per rinovimin e kopeshteve por megjithate doja te shtoja hde une nje kritike

    perse gjithe ajo siperfaqe eshte zene per “estetike” dhe nuk eshte perdorur qe femijet ta kene si nje vend per te luajtur jashte???

    Puna do dhe mend dhe gjithashtu kritikat mesiperme jane me vend perse nuk tregohen te gjitha kopeshtet publike ne numer sa jane sa jane rinovuar sa here dhe sa kane ngelur???

    23 X 200 = 5000 mije femije qe per nje popullate 1 milioneshe (sic thone me siper) jane nje pakice femijesh

    Po te tjeret????

    Boll me reklama po tregoni numrat tani

  5. Ip says:

    Kosher e credited duhet te jene private. Nuk mban shtetl kopshte ne kapitalizem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje