Vrasja e turistit/ Zbardhet dëshmia e biznesmenit, nuk kishte marrë leje të dilte në det

4 Gusht 2016, 15:05Kronika TEMA

Zbardhet dëshmia në polici e 44-vjeçarit, Fatmir Kuçi, i cili akuzohet se ka goditur për vdekje, me skaf, një turist rus në plazhin e Himarës.

Biznesmeni nga Elbasani ka thënë në polici se nuk e ka goditur ai Denis Kaiumov, por thjesht ka ndaluar për t’i dhënë ndihmë.

“Pashë një person që kërkonte ndihmë dhe shkova për ta ndihmuar. Ndodhej rreth 800 metra larg bregut”, ka thënë Kuçi.

Nga ana tjetër burime nga policia kanë thënë për Televizionin Klan, se biznesmeni, nuk ka pasur miratimin për të dalë në lundrim.

Sipas policisë Fatmir Kuçi nuk ka njoftuar policinë (të merrte leje) se do të dilte me për lundrim me “skafin-plastik”, me mbishkrimin “Black Arrow”, raporton “TV Klan”.

Njoftimi është procedurë detyruese ndaj policisë. Përveç siguracionit, dokumentet e tjera për këtë mjet lundrues biznesmeni nga Elbasani i ka pasur në rregull.

4 komente në “Vrasja e turistit/ Zbardhet dëshmia e biznesmenit, nuk kishte marrë leje të dilte në det”

  1. pablic frend says:

    800 metra….hajde mirupashim…e shumta e shumta 1 muaj burg(dhe nja 30milion lart e posht).

  2. Hasan Hyseni says:

    Biznesmeni eshte hetuar edhe here tjeter per vrasje te shumefishte. Pyesni ne Elbasan dhe ja u tregojne.

  3. Ilia says:

    E shpetoj koken ky vemia. Kontaktojne avokatet, ndajne paret me prokurorin dhe e mbyllin. Perfundimi: Turiste te dashur, KURRE , mos vini ne kete vend qe quhet Shqiperi, pasi ketu te vrasin dhe kriminelet dalin te pafajshem me makinacionet e tyre

    KURRE NE SHQIPERI. Ky eshte vend rrugacesh. Jo turistesh

  4. Erjon says:

    Para nje jave ne dhermi i njejti skaf bente manovra me shpejtesi te madhe, njesoj sikur te ishte Jetski. Turp pe kete shtet qe nuk mund te ver rregull as ne rruge e as ne det. Kerkojme dhe turista te huaj ne!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje