Ambasada amerikane: Ndiqni Luiza Gegën në lojrat olimpike, do sjellë medalje

5 Gusht 2016, 09:18Sport TEMA

Ambasada amerikane bën tifo për Luiza Gegën atleten shqiptare që po merr pjesë në lojrat olimpike në Rio. Jo vetëm që bën tifo por ka besim që do sjellë një medalje në Shqipëri.

Ambasada amerikane përmes një postimi në facebook bën thirrje për të gjithë shqiptarët që ta ndjekin atleten e tyre të shkëlqyer në këtë aktivitet.

Po botojmë postimin e plotë ambasadës amerikane:

Mos harroni ta ndiqni Luiza Gegën në Lojërat Olimpike në Rio! Ajo do të konkurojë në garën për 1500m për femra, të premten në 12 gusht dhe në garën për 3000 m, të shtunën në 13 gusht.

A do të jetë Luiza atletja e parë që do të sjellë në Shqiperi një medalje nga lojërat olimpike? Shumë fat dhe suksese për Luizën dhe të gjithë sportistët shqiptarë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje