FOTOT/ Jahti më luksoz në botë prek ujërat shqiptare

5 Gusht 2016, 09:49Lifestyle TEMA
FOTOT/ Jahti më luksoz në botë prek ujërat shqiptare

Super jahti “Rising Sun”  i 6-ti  në botë për nga madhësia dhe një prej anijeve private më luksoze në planet ka prekur ujrat shqiptare ditën e sotme (duke xhelozuar jo pak ishullin e Korfuzit). Lajmin e bën të ditur studiuesi Auron Tare, i cili ishte pjesë e  përfshirjes në ardhjen e këtij superjahti në Shqipëri.

Tare thekson se Shqipëria mund të kthehet në një destinacion të rëndësishëm për turizmin elitar të jahteve. “Pak kush beson  se bregdeti ynë mund të tërheqë të tillë visitorë, por ardhja e këtij superjahti sot në Shqipëri besoj se më jep të drejtë”, thekson ai.

“Rising Sun është ndërtuar nga pronari i Oracle, ish partneri i Bill Gates është një prej jahteve më të famshëm në planet. Jahti tashmë është në pronësi të një prej emrave më të rëndësishëm të industrisë së Hollywood, mban gjithmonë në bordin e vet emrat më të rëndësishëm të politikës, industrisë kinematografike apo të financës botërore.

Sipas studiesit Auron Tare, Ardhja e Rising Sun në ujërat tona është një shenjë e qartë se ne jemi seriozë për të ndërtuar një infrastrukturë dinjitoze, ku bregdeti ynë mund të kthehet me të vërtetë në një destinacion shumë të rëndësishëm për këtë industri.

7 komente në “FOTOT/ Jahti më luksoz në botë prek ujërat shqiptare”

  1. Roni i Tares says:

    Qe ta kuptosh ti gazetar, jahti eshte i 11 ne bote per nga gjatesia. Shikoje me poshte shkrimin ne anglisht, nese nuk di, perktheje ne google translate. Ju kam thene o te shkrete, gugelloni (google) pak para se te shkruani, mos besoni gjithcka thote Tarja.
    Rising Sun is a motor yacht designed by Jon Bannenberg, and built in 2004 by Germany’s Lürssen for Larry Ellison, CEO of Oracle Corporation, and last refitted in 2007. ‘Rising Sun’ has been owned since 2010 by David Geffen, who had bought a half share of the yacht in late 2006. The yacht is the 11th largest in the world with a length of almost 138 metres (453 ft). It reportedly cost over US$200 million to build.

  2. fansi says:

    Ky eshte dhe informacioni udhetimit. Pse genjeheni kot me cthote Tarja. Ne ujrat tona ne Sarande rreth 30 -40 min ka qendruar dhe eshte drejtuar per ne Korfuz. Informacioni eshte me poshte. E lehte per t’u verifikuar ne google.
    AL SAR ATD : 2016-08-04 16:13
    GR CFU ATA: 2016-08-04 16:54
    Read more at http://www.marinetraffic.com/en/ais/details/ships/shipid:384294/mmsi:319011000/imo:8982307/vessel:RISING_SUN#69wh31vQsU8LSR7w.99

  3. AC|DC says:

    O bole, sa turiste ka Korfuzi ne nje muaj Shqiperia e Auron Tares(vellait te ambasadorit te Erdoganit te vogel te Erdogani i madh)ka Shqiperia ne 5 vjet!

  4. Tarrasi says:

    O Tare, te dhjefsha mu ne tajare ..
    Pse per ti bere fresk miliardereve te botes te paguajne me taksat e Shqitareve??
    Shiko or Tare se bregdeti shqipar eshte kthyer ne mankth per pushuesit ..

  5. Arb says:

    Na qenka dhe studiues tarja ?. Nejse pune gazetash

  6. machisti says:

    ca lesh lajmi!
    na ka cik bregdetin ai jahti I miljarderit!!!
    si bicim historije me Sal,qe ,kur ja dha doren Dull Enveri Yn Sal Katunarit,sala nuk e lante doren tre muj rresht sepse “ja kishte cik doren lideri I universit”!
    edhe na ,”na ciku bregun e detit jahti me I madh n bot”!!!!
    tash harritem majat e planetit.!!!

  7. Nik says:

    Hahahaha tani u beme superfuqi turistike…ec Aurono se kjo ishte loja…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje