Hidhet shorti, sfidë ruse për Partizanin

5 Gusht 2016, 13:48Sport TEMA

Sido që do të shkonte puna do ishte një short i vështirë. Krasnodar është kundërshtari i Partizanti në play-off-in e Europa League. Klubi rus ka vetëm 8 vite që është formuar megjithatë ka një ecuri përtej parashikmeve në Kupat e Europës.

Krasnodar ka luajtur në dy vitetet e fundit në grupet e Europa League madje sezonin e shkuar ka kaluar grupin megjithëse kishte Paok dhe Dortmund në të njëjtin grup.

Në fushën e tyre janë shumë të fortë teksa sezonin e shkuar kanë mundur dhe Paokun dhe Dortmundin. Stadium është një impiant modern me 33 mijë vendësh. Shumica e lojtarëve luajnë në përfaqësuesen ruse. Ata zunë vendin e 4-t në kampionat por janë një krenari e re europiane ruse në Europë.

Trajneri është Oleg Kononov, nje bjellorus i cili ka raporte shumë solide në klub, ndërkohë që presidenti Sergey Galitsky, është një miliarder rus me origjinë armene. Ndeshja e parë luhet në 18 Gusht në Rusi, ndërkohë që ndeshja e kthimit do të luhet në “Elbasan Arena”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje