Gjigandi i futbollit rus interesohet për Xhani De Biazin

6 Gusht 2016, 12:50Sport TEMA

Ndërsa dukej se zërat për largimin e Xhani De Biazit ishin shuar përfundimisht, mediat ruse bëjnë të ditur se një klub shumë i njohur nga kampionati i këtij vendi është i gatshëm t’i besojë drejtimin trajnerit të Kombëtares shqiptare.

Menjëherë pas eliminimit të Spartakut të Moskës nga Europa League të enjten, përballë qipriotëve të AEK Larnaka, trajneri Dmitri Aleniçev u shkarkua nga posti i tij në pankinën e ekipit i cili kishte bërë investime të rëndësishme në merkato me shpresën për të ecur sa më shumë në Europë.

Skuadra i është besuar përkohësisht italianit Masimo Karrera, ish-ndihmësit të Antonio Kontes te Juventusi dhe Italia, por duket se klubi kërkon një trajner me emër për t’i dhënë drejtimin e ekipit në kampionatin që sapo ka filluar.

Sipas gazetës ruse “Sport-Express”, një nga kandidatët e mundshëm është edhe De Baizi. Ndonëse nuk specifikon nëse ka pasur apo do të ketë bisedime drejt palëve, ajo përfshin emrin e trajnerit të përfaqësueses shqiptare mes kandidatëve potencial për marrë drejtimin e këtij klubi, edhe pse thekson ai aktualisht është në drejtimin e kuqezinjve./ Panorama Sport

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje