Këto janë 10 organizatat më të frikshme kriminale në botë
10 – Banda Thompson
Banda Thompson udhëhiqte në Glasgou për 3 dekada nga vitet ’70 deri në vitet ’90. Kumbari i tyre Arthur Thompson, e nisi perandorinë e tij kriminale si Këshill i Pasurive Huadhënëse.
Ata që nuk paguanin borxhet kryqëzoheshin dhe gozhdoheshin në dyer e mobilie. Më pas tregtia e drogës pasoi shpejt.
Edhe pse shumë i frikshëm, Thompson kishte shumë rivalë. Në vitin ’66 i shpëtoi për pak vdekjes nga një shpërthim në makinë. Në vitin 1991, djali i Thompson, Arthur Jr, i quajtur “Bullafiqi” u qëllua për vdekje jashtë shtëpisë së tyre.
Pablo Escobar kultivoi imazhin e një Robin Hood-i në lagjet e varfra të Medelin
9 – Karteli Medelin
Në vitin 1980, kokaina e kontrabanduar nga Kolumbia kishte kaluar kafen si produkti më i eksportuar i vendit.
Tregtia ilegale kontrollohej nga një koleksion i pamshirshëm gangsterësh, të armatosur me armë ushtarakë, që e kishin bazën në qytetin e dytë më të madh të Kolumbisë – Medellin. Në kulmin e saj Karteli dërgonte 15 ton kokainë në ditë në të gjithë botën, me vlerë 60 mln dollarë. Banda e kryesuar nga Pablo Escobar dhe Joe Ochoa, eliminonte këdo që i dilte përpara.
Ata vranë më shumë se 30 gjyqtarë, policë dhe politikanë që i kundërshtonin. Por në fund, me ndihmën e forcave special amerikane, qeveria kolumbiane goditi kartelin. Escobar dhe Ochoa u vranë nga policia.
9 – Familja Manson
Karizmatiku, por psikopati Charles Manson bashkoi një grup meshkujsh dhe femrash rreth vetes në Kaliforni në vitin 1969. Ai i quajtu Familja Manson.
Ai kishte studiuar okultizwm dhe bindi ndjekësit e tij për teorinë e Helter Skelter, se një luftë do të sillte fundin e botës. Në gusht 1969, ai udhëhoqi ndjekësit e tij të armatosur në një fermë në Los Anxheles.
Pasi i vriste, me gjakun e viktimat Manson shkruante “helter skelter”. Pasi u arrestua ai qëndron në burgun e Kalifornisë dhe është 92 vjeç. Ka marrë 12 dënime me vdekje.
Vëllezërit Kray
7 – Vëllezërit Kray
Binjakët boksierë Ronie e Reggie Kray udhëhoqën një banë kriminale që sundoi në Lindje të Londrës në dy dekada. Pavarësisht se të përfshirë në grabitje të armatosura, zjarrvënie, sulme të dhunshme që përfshinin torturat dhe vrasjet, me statusin e tyre si pronarë të një klubi nate, u bënë të famshëm. Në vitin 1969, vëllezërit Kray u dënuan të dy me burgim të përjetshëm për vrasje. Biseksuali Ronnie, që mendohet se vuante nga skizofrenia, vdiq në spital në vitin 1995. Ndërsa Reggie vdiq në vitin 2000.
Tyler ‘Hulku’ Bingham, cilësohet si togeri i Vëllazërisë Ariane
6 – Vëllazëria Ariane
Origjina e Vëllazërisë Ariane në Amerikë besohet të ketë filluar nga një bandë motoristësh amerikano-irlandezë në burgun St.Quentin në vitin 1964. Kur burgjet ishin të ndara, sistemi fillonte të shpërndante të burgosurit në bazë të prejardhjeve racore.
Vëllazëria Ariane u bë një nga grupet më të rrezikshme të krimit të organizuar në Amerikë dhe ishte në vend të parë në listën e FBI-së.
Në fillim Vëllazëria Ariane sulmonte dhe vriste vetëm njerëzit me ngjyrë. Por në vitin 1980, Vëllazëria u zgjerua në aktivitet të tjera ekonomike që përfshinin makinat e vjedhura, grabitje me armë dhe vrasës me pagesë. Në vitin 2002, FBI lançoi një fushatë të madhe kundër Vëllazërisë, 29 liderë arrestuan përfshi edhe bosët e mëdhenj.
Prerja e një gishti (e quajtur Yubitsume) është një formë e pendesës apo faljeje nga Jakuza
5 – Jakuza
Krimi i organizuar në Japoni dominohet nga familjet Jakuza, gjithashtu të njohura si Borykudan që fjalë për fjalë do të thotë grupe të dhunshme. Ekzistojnë tre familje kryesore, dhe më e madhja është Yamaguchi Gumi nga qytetit i Kobit.
Anëtarët e Jakuza-s i përmbahen shumë ritualeve. Hierarkia brenda organizatës shfaqet nga tatutazhet e ndryshme, i ashtuquajtur art i trupit, ku përdoren metodat më të dhimbshme tradicionale të bojës. Bandat e Jakuzës kontrollojnë tregtinë e seksit në Japoni në zonat e Dritave të Kuqe.
Ata ushtrojnë presione në shumë biznese dhe firma të cilat i paguajnë një lloj takse familjeve mafioze. Madje mendohet se kanë depërtuar edhe në botën bankare.
Motoja e Engjëjve të Ferrit: “Kur ne bëjmë diçka të drejtë, askush nuk e mban mend. Kur ne bëjmë diçka gabim, askush nuk e harron.”
4 – Engjëjt e Ferrit
Origjina e “Engjëjve të Ferrit” vjen nga Kalifornia e vitit 1948. Që atëherë, lëvizja është përhapur në të gjithë botën dhe mendohet se ka 250 mijë anëtarë. Edhe pse “Engjëjve të Ferrit” e përshkruajnë veten si një klub motorristësh, Departamenti Amerikan i Drejtësisë dhe FBI-ja i përshkruajnë ata si një grup kryesor i krimit të organizuar. Ata kanë një numër të madh ritualësh.
Të gjithë anëtarët në Amerikë duhet të jenë të bardhë, të mos kenë dënime për vepra seksuale kundër fëmijëve dhe duhet të kenë një motor të prodhuar në Amerikë, zakonisht Harley Davidson. Anëtarët duhet të veshin xhaketa lëkure të zeza.
Në SHBA, Kanada, Suedi, Gjermani dhe Australi, policia ka njësitë special që merren me bandat e motoristëve.
3– Yardies
Me origjinë nga lagjet e varfra të Xhamajkës, bandat Yardie (Jardi) u shfaqën në vitet ’60, me dy grupe kryesore Spangles dhe Shover.
Bandat Yardie filluan të dalin në sipërfaqe në Britani në fillim të viteve ’80 ën Londër, Birmingam dhe Bristol, ku ishin vendosur më parë komunitete xhamajkane. Ata luftonin njëri-tjetrin për kontrollin në tregtinë e drogës, prostitucioni si kumarit. Një nga incidentet më famëkeqe në Britani nga bandat famëkeqe Yardi ndodhën në vitin 1993 kur DJ Danso u qëllua në shtëpinë e tij në Londër.
2 – Crips & Bloods
Dy bandat më famëkeqe amerikane të rrugës janë Crips dhe Bloods. Crips u themelua në vitin 1969 në pjesën qendrore të Los Anxhelosit nga disa banda rrugësh nga Raymond Uashington dhe Stanley Tookie Uilliams. Në reagim të dominimit të tyre, u formua banda Bloods.
Ka një keqkuptim kur thuhet se Crips luftonin vetëm me Bloods. Në të vërtetë kishte grupe të shumta që ishin kur bandës Crips. Dhuna ekstreme ishte e zakonshme. Oficerët besojnë se janë kryer më shumë se 5 mijë vrasje në 20 vitet e fundit.
Bandat kishin rituale njohjeje si tatuazhe, muzikat, shenjat e dorës, grafitit apo kodet e veshjes. Crips visheshin me blu, ndërsa Bloods me të kuqe. Numërohen rreth 50 mijë anëtarë të këtyre grupeve mafioze në të gjithë SHBA-në.
Toto Rina, bosi i bosave të Cosa Nostra-s
1 – Cosa Nostra
Cosa Nostra u themelua në Siçili në shekullin e 19 si një grup i fuqishëm kriminal që operonte nën kodin e nderit Omera – kodi i heshtjes. Kur mijëra siçilianë emigruan në SHBA, në fillim të shekullit 20, ata morën traditat e tyre me vete, duke udhëhequr 5 familjet mafioze italo-amerikane që dominuan krimin e organizuar amerikan.
Në Siçili, Cosa Nostra vazhdon të ketë një ndikim të madh edhe sot, me shumë biznese dhe njerëz të pasur që kryejnë dhe aktivitet e të jashtëligjshme./ Tirana Observer/