Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan deklaroi para një turme masive gjatë një mitingu në Stamboll se do ta miratonte dënimin me vdekje nëse ky mbështetet nga Parlamenti dhe publiku.
Ai foli para një turme prej më shumë se 1 milion njerëzish të mbledhur në qytetin më të madh turk, duke risjellë në qendër të vëmendjes dënimin kapital, për të cilin u kritikua nga e gjithë Evropa. Erdogani gjithashtu premtoi se shteti do të spastrohet nga mbështetësit e klerikut Fetullah Gylen, i cili fajësohet për grushtin e dështuar të shtetit të 15 korrikut. Më shumë se 270 njerëz u vranë në ngjarjet e grushtit të shtetit.
“Është Parlamenti turk që vendos për dënimin me vdekje. Që tani deklaroj se do të miratoj vendimin që do të marrë Parlamenti. Na thonë se në Bashkimin Evropian nuk ka dënim me vdekje. Por vende të tjera në botë si SHBA, Japonia apo Kina e kanë dënimin me vdekje. Ata lejohet që ta kenë. Ne e kemi pasur deri në vitin 1984. Sovraniteti i përket popullit dhe nëse populli e merr këtë vendim, partitë politike do ta mbështesin”, deklaroi Erdogan para turmës që sipas qeverisë ishte rreth 5 milionë njerëz.
Në miting ishin ftuar liderët e dy prej tre partive opozitare në Turqi dhe figura fetare. Partia Kurde nuk ishte ftuar. Herën e parë që Erdogani përmendi dënimin me vdekje, reagimi nga Evropa ishte unanim, se një shtet me dënim kapital nuk ka vend në të. Këtë herë, liderët evropianë nuk kanë reaguar ende, mbase edhe sepse nuk kanë çfarë t’i shtojnë herës së parë.
Edhe Sllobodan Millosheviqi i pat mbledh neBeograd mbi 1 milion vete por e shkaterroi jugosllavine dhe serbine
Si nuk dhate nje lajm tamam. Ketu nuk kane qene 1 miljon pjesemarres, por mbi 4 miljon
Uaa mo Erdogan gjynah mos paça, ,po si do e vesh denimin me vdekje,,ti je dhe nje njeri qe mban agjerim,,apo e mban per te lare gjynafet qe bene. Ai person qe agjiton nuk duhet ta nxjeri nga goja kte fjal,dhe aq me keq kur do e veprosh.Njeri I poshter.
Europa nuk eshte nje union i sinqerte. Eshte thjesht politik dhe skllaverues ndaj te varferit. Anglia qe hiku prej saj hiku vetem nga xhelozia se nuk po perfitonte sa duhet ndaj skllaverimit te vendeve ish bllokut komunist qe ju bashkuan europes . Kjo europe nuk ka sinqeritetin dhe barazine e te bashkuarit prandaj do te shkaterrohet nese nuk ndryshon keto 2gjera.