Ndahet nga jeta ish- kapiteni i kombëtares dhe Partizanit, Lin Shllaku

8 Gusht 2016, 21:59Sociale TEMA

Është ndarë nga jeta ditën e sotme një nga emrat e njohur të futbollit shqiptar Lin Shllaku.

Shllaku i cili ka qene kapiten i kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Partizanit u nda nga jeta për shkak të një sëmundje të rëndë.

Përmes një postimi në faqen zyrate në facabook, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka i shprehu ngushëllime familjes Shllaku.

Duka shkruan se me humbjen e Shllakut, futbolli humbi një prej simboleve të tij.

Postimi i Kreut të FSHF-së në Facebook

Thellësisht i trishtuar nga humbja e kapitenit tonë të madh Lin Shllaku, më duhet që këtë lajm të keq, ta percjell tek ju, të dashur miq, shokë, tifozë dhe dashamirës.

Humbja e një futbollisti të madh krijon gjithmonë boshllëk. Por humbja e një kapiteni dhe një njeriu të paharruar si ai, krijon një boshllek akoma më të madh. Ai dhe brezi i tij do të jenë gjithmonë një frymëzim për të rinjtë dhe ata që e duan futbollin. Familja humbi njeriun e shtrenjtë, ndërsa futbolli një prej simboleve të tij.

2 komente në “Ndahet nga jeta ish- kapiteni i kombëtares dhe Partizanit, Lin Shllaku”

  1. Fiqiri says:

    Ne sportdashesit e hershem te Partizanit dhe Kombetares shqiptare, te madhin Lin Shllaku e njohim me emrin “Lin” e jo “Lian” sic citohet dy here ne kete shkrim te Temes. Desha te di ne se Lini e paska pas ndru emrin ne nje varjant me modern dhe sigurisht qe do te respektoja cdo veprim te tij. Ai meriton me shume se kaq. Ne se nuk qendron problemi tek nje veprim i njeriut te vetem qe e kishte kete te drejte, por tek nje deformim nga kalemxhijte e Temes, ju shpreh disrespektin time per kete disrespekt ndaj te paharruarit Lin Shllaku.

  2. joel shkodra says:

    Perse nuk e botoni komentin tim? Apo keni turp?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje