Emigrantët shqiptarë, ja kush do kthehet nga Greqia dhe Suedia

10 Gusht 2016, 09:00Sociale TEMA

Shqiptarët që nuk plotësojnë kushtet e qëndrimit në Greqi dhe Suedi do të kthehen në Shqipëri.

Kështu parashikon marrëveshja që po negociohet mes Ministrisë së Punëve të Brendshme Shqipërisë, Ministrisë së Rendit Publik dhe Mbrojtjes së Qytetarëve të Greqisë dhe Ministrisë së Drejtësisë të Mbretërisë së Suedisë.

Dy aktet në proces parashikojnë zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Komunitetit Evropian dhe Republikës së Shqipërisë, për ripranimin e personave që qëndrojnë pa autorizim.

Sipas kësaj marrëveshje, Shqipëria ripranon, me kërkesën e një shteti anëtar dhe pa formalitete të tjera, në rastin konkret me kërkesë të Greqisë dhe Suedisë, të gjithë personat të cilët nuk plotësojnë kushtet që janë në fuqi për hyrjen, qëndrimin ose banimin në territorin e shtetit anëtar kërkues, me kusht që të provohet ose të pranohet në mënyrë të vlefshme në bazë të sigurimit të provave se ata janë shtetas të Shqipërisë.

Për të provuar shtetësinë do të merren për bazë një sërë provash, që nga dokumentet, dëshmitë dhe gjuha e folur, raporton Shqiptarja.com.

Kjo dispozitë zbatohet edhe për personat të cilëve u është hequr ose që kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare që nga hyrja në shtetin anëtar, përveç rasteve kur këtyre personave u është premtuar dhënia e shtetësisë nga ai shtet anëtar.

1 komente në “Emigrantët shqiptarë, ja kush do kthehet nga Greqia dhe Suedia”

  1. marjo says:

    Ku jane Arnautat e komenteve te Urejtjes te japin ndonje Mut mendje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje