Blerjet ne internet- Mallra deri ne 500 Euro, pa takse doganore importi

11 Gusht 2016, 19:24Blog TEMA
Blerjet ne internet- Mallra deri ne 500 Euro, pa takse doganore importi

Renato Dhima

 Ekspert i Doganave dhe Tregtisë

Dy Shqiptare me banim jashtë vendit, po diskutonin dje me njëra-tjetrën dhe me grupin tjetër te tavolinës, ne një nga lokalet e frekuentuara te bllokut ne Tirane. Dëgjohej njëra prej tyre t’u thoshte te tjerëve, se, këtej e tutje, me vendim qeverie, për blerjet ne internet, importuar ne Shqipëri, duhet te paguhet një takse 22 Euro.

Ky është një nga shume interpretimet popullore ne këtë det mungese informacioni, mbi vendimin e fundit te financave te Shqipërisë për te kufizuar ne 22 euro vlerën e mallrave qe mund te blihen ne internet dhe te importohen ne Shqipëri pa paguar taksa.

Logjiken tregtare dhe ekonomike te caktimit te këtij limiti vështirë se mund ta zbulosh. U caktua pragu 22 euro, pa kuptuar se cfare mund te blihet me 22 euro, e me këtë logjike fare mire mund te caktohej një kufi 2 euro, ose zero euro. Asnjë statistike nuk u mundësua ne publik për te pare krahasimet me te kaluarën apo efektet reale për qytetarin dhe për shtetin (jo thjesht për buxhetin e shtetit). Nga ana e Doganës Shqiptare, si organ zbatues i këtij vendimi te qeverise, nuk u krye ndonjë fushate informuese për taksapaguesit shqiptare apo për biznesin ndërkombëtar te interesuar mbi tarifat doganore te aplikuara ne Shqipëri. Sipas praktikave evropiane, përpara se te merren vendime te një natyre te tille, te cilat natyrisht ndikojnë ne jetën e përditshme te qytetarit apo taksapaguesit, ndërmerret një fushate informuese- sensibilizuese, me ane te faqes zyrtare te organizatës/kompanisë/institucionit, shtypit te shkruar apo atij elektronik. Nuk ndodhi diçka e tille dhe ne fakt as qe pritet te ndodhe. Ne faqen zyrtare te doganave, nuk gjen asnjë informacion apo udhëzim se si do te veprohet këtej e tutje me blerjet ne internet, apo siç quhen shpesh, online.

Nga ato qe u lexuan ne shtypin e përditshëm, u nënkuptua logjika apo u mor mesazhi se ideja e financave shqiptare për te ulur kufirin e mallrave te pataksueshme ne 22 Euro, ishte për te rregulluar konkurrencën ne treg. Sipas këtij arsyetimi, kishin mbetur pa pune butikët, dyqanet apo njësite e tjera tregtare, pasi qytetaret preferonin internetin për blerjet e mallrave te tyre. Një arsyetim tjetër ishte se duke vendosur këtë limit 22 euro, do te rriteshin te ardhurat doganore e si pasoje do te përshëndoshej buxheti i shtetit.

Lidhur me konkurrencën e ndershme apo grumbullimin e taksave për interes te buxhetit te shtetit, duhet te kihet parasysh se grumbullimi i taksave doganore apo respektimi i konkurrencës se ndershme, nuk përbejnë një qellim ne vetvete, por një mjet për arritjen e qëllimit, qe ne fund te fundit është mirëqenia e qytetarit. Shteti zbaton ligjet, e natyrisht grumbullon taksa, ne mënyrë qe t’u ofroje shërbime me te mira qytetareve te vet dhe ata/qytetaret te permiresojne jetesen e tyre.

Ne rastin ne fjale, synimi për mirëqenie e qytetarit e orienton atë qe te kërkojë produkte sa me cilësore, me çmim sa me te mire, natyrisht duke mos cenuar ligjet dhe rregullat e shtetit. E kështu, një konsumatori, natyrisht qe i leverdis shume me mire te blejë ne internet një pale këpucë, apo veshjet për fëmijë, parfume, ora, apo çfarëdo mall konsumi qe i nevojitet, pasi aty, te paktën çmimin, (për te mos përmendur cilësinë, apo rrezikun nga mallrat pirate dhe te falsifikuara) e gjen shume me te lire, krahasuar me butikët e kryeqytetit. Arsyeja, përveç normës se madhe te fitimit qe tregtaret e këtyre dyqaneve luksoze aplikojnë, është se ne çmimin e një malli qe konsumatori do te blejë ne dyqan shtohen edhe taksat vendore, energjia elektrike, shpenzimet për punonjësit, qiraja e lokalit etj etj. Pra konsumatori është ne te drejtën e vet te blejë ne internet apo jashtë Shqipërisë mallra qe ai i konsideron te nevojshme. E këtë zgjedhje nuk mund ta frenoje asnjë lloj vendimi i financave apo qeverive.

Nga një pikëpamje tjetër, arsyetimi se blerjet ne internet dëmtojnë konkurrencën, ulin xhiron e tregjeve qe shesin ne Shqipëri apo shterojnë burimet e financave te shtetit, me një paralelizëm te thjeshte duhet te përdorej edhe ne fusha te tjera te tregtisë apo shërbimeve. Pikërisht sipas këtyre argumenteve duhet te “mbrohen” agjencitë e udhëtimeve/agjencitë ajrore me zyra ne Shqipëri, e si pasoje te mos blihen me online bileta avioni apo paketa pushimesh turistike, te kufizohen apo te bllokohen leximet e gazetave online, e me ne fund, te bllokohen edhe leximet e librave online apo shikimi i filmave dhe programeve te ligjshme ne internet, pasi këto “duhet te kryheshin” vetëm tek njësitë tregtare/kompanitë qe funksionojnë ne token shqiptare e paguajnë taksa vendore.

Rikthehemi tek mënyra e taksimit te produkteve te blera ne internet. Normalisht, te gjithë te interesuarit do te duhet te gjenin ne faqen zyrtare te doganave, financave apo ndonjë Ministrie tjetër, informacionin e nevojshëm se si veprohet dhe hapat qe ndiqen për taksimin e këtyre produkteve deri ne momentin final, marrjen ne dore te produktit te blere ne internet, por një informacion i tille thjesht nuk gjendet, ose është shume i pamjaftueshëm. Faqja zyrtare e Doganave shqiptare nuk është aspak e thjeshte për t’u eksploruar (termi ‘user friendly-miqesor ndaj perdoruesit’ është ende larg) e aq me pak e thjeshte është për te marre përgjigjet e nevojshme, pasi ne kete faqe nuk merr dot përgjigjet e duhura tek rubrika e pyetje-përgjigjeve, apo përgjigjet e gatshme mbi pyetjet me te shpeshta (FAQ-Frequently Asked Questions) jane mjaft te varfra. Arsyet sepse kjo ndodh do te trajtohen ne një analize te mëvonshme, por po mjaftohemi me faktin qe Dogana Shqiptare do ta kishte shume te thjeshte te implementonte një model te gatshëm, atë te Doganave Angleze (natyrisht jo modelin Crown Agents), për te qene shume me pranë biznesit me pyetje-përgjigjet e nevojshme si edhe me statistikat, te cilat ekzistojnë ne faqen zyrtare, por janë pothuajse te padobishme për zëra konkrete biznesi dhe shkëmbimesh tregtare.

Sipas legjislacionit doganor dhe udhëzimeve përkatëse, për këto mallra, te ardhura nëpërmjet postes duhet paguar TVSH-Tatimi i Vlerës se Shtuar + Taksa Doganore. Sipas një udhëzimi, i cili gjendet ne faqen zyrtare te doganave, por i mungon referenca tek baza ligjore ku mbështetet, paguhet 22,4%.

Por faktikisht, konsumatori ka mundësinë qe për mallrat personale jo-tregtare te ardhura me poste me një vlere deri ne 500 Euro, si edhe për mallrat te cilat janë pjese e bagazheve personale me vlere deri ne 1200 Euro, te mos paguaje Takse Doganore, por vetëm TVSH 20%. Kjo mundësi vlen për mallrat me origjine nga vendet me te cilat Shqipëria ka Marrëveshje te Tregtisë se Lire si Vendet Anëtare te Bashkimit Evropian, Turqia, Zvicra, Islanda, Norvegjia, Lihtenshtejni, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia, Bosnje-Hercegovina, Moldavia. Për këto produkte, taksa doganore është zero (ose e reduktuar krahasuar me taksen doganore baze te importit), pavarësisht vendit se nga eksportohen ne Shqipëri këto mallra.

Si shembull ilustrues mund te merren lloje mallrash te cilat porositen shpesh ne internet si parfume, artikuj kozmetike, veshje, ora, syze, pjese këmbimi për automjete, artikuj shkollore, mjete peshkimi, gjahu, sportive etj. Për te gjitha këto lloj produktesh ekzistojnë taksa doganore te ndryshme importi. Ne rastin kur këto produkte kane origjine preferenciale nga vendet e sipërpërmendura, gjate importit ne Shqipëri nuk paguhet takse doganore, ose paguhet takse e reduktuar, ne zbatim te Marrëveshjeve te Tregtisë se Lire. Natyrisht qe për te vërtetuar këtë origjine preferenciale, nevojiten dhe certifikata përkatëse, por, dhe kjo është lehtësia e dobishme qe mundësohet, Marrëveshjet me Bashkimin Evropian dhe Marrëveshjet e Tregtisë se Lire (MTL) me vendet e tjera te sipërpërmendura, parashikojnë qe ne rastin e pakove te vogla postare me vlere mallrash deri ne 500 Euro dhe ne rastin e bagazheve personale te udhëtareve me vlere deri ne 1200 Euro, nuk nevojitet asnjë dokument shoqërues për vërtetimin e origjinës preferenciale te këtyre mallrave, e thënë me thjesht nuk nevojitet asnjë dokument/certifikate shtese për përfitimin e një takse doganore zero.

Kjo, ne ndryshim me mallrat te cilat kane vlere me te larte, p.sh. për mallrat me vlere deri ne 6000 Euro, mjafton një deklarate standard (përsëri nuk është e domosdoshme certifikata e lëshuar nga Dogana e vendit eksportues) e shkruar ne faturën e blerjes dhe malli gjate importit ne Shqipëri përfiton nga Taksa Doganore zero ose Taksa Doganore e reduktuar, krahasuar me Taksen Doganore baze qe mund te jete nga 15% deri ne 1% apo 2% ne raste te caktuara.

Vlen gjithashtu te theksohet se mallrat me origjine preferenciale nga BE, Zvicra e vendet e tjera me MTL, pra me Takse Doganore zero, mund te blihen edhe ne vende te tjera, konkretisht ne SHBA, Kanada etj., etj., dhe ky është një përfitim i madh për konsumatorin për shkak te çmimeve me te ulëta dhe cilësisë shume me te mire te këtyre mallrave ne këto tregje globale dhe tejet te kontrolluara, veçanërisht për mbrojtjen e shëndetit te konsumatorit.

Baza ligjore e mësipërme ekziston prej kohesh dhe duhet zbatuar ne Degët Doganore, por rëndom hasemi me një zbatim te larmishem legjislacioni. Kështu, nuk është e habitshme te ndodhe, siç edhe ndodh, qe për produkte te caktuara, ne Dege Doganore, te caktohet një Detyrim Doganor jo 20% por 30% apo 35% (TVSH+Takse Doganore). Kjo ndodh pasi punonjës te caktuar te Doganës, nuk zbatojnë korrektesisht Marrëveshjen Tregtare me BE apo vende te tjera, apo ne rastin me te mire “harrojnë” se ne sistemin e automatizuar te përpunimit te deklaratës doganore te importit duhen plotësuar dy apo tre kuadrate te caktuar ne mënyrë qe taksa doganore te rezultojë realisht dhe ligjërisht zero. E përsëri edhe për këtë fenomen mjaft problematik nevojitet një analize me e zgjeruar e situatës. Ashtu siç ndodh gjithashtu qe importuesit vendas te ankohen shpesh se ne Doganën Shqiptare detyrohen te paguajnë taksa doganore për produkte me origjine nga vende te Bashkimit Evropian te cilat taksen doganore e kane zero, pasi ne Dogane nuk respektohet dispozita e Marrëveshjes Tregtare me BE qe u lejon importuesve deklarimin e origjinës me ane te një shënimi standard ne faturën e blerjes se mallit, pa pasur nevoje për Certifikate, për mallra me vlere totale deri ne 6000 Euro.

Duke u bazuar tek ky ambient real i thjeshte Marrëveshjesh te Tregtisë se Lire, konsumatori shqiptar përsëri e gëzon mundësinë për blerjen e mallrave te nevojshme nëpërmjet internetit apo tregtisë elektronike, duke paguar tashme detyrimisht edhe TVSH 20%, por duke mos u detyruar te shtoje edhe barriera te tjera tarifore apo jo tarifore ne blerjet e veta, te shkaktuara prej burokracive negative apo mungesës se profesionalizmit te ligjhartuesve dhe ligjzbatuesve te caktuar, apo e thënë me thjesht, për shkak te ëndrrave te një nate vere dhe iluzioneve se mungesa e dhjamit andej nga duhet te merret, mund te mbulohet me grumbullimin e dhjamit nga pleshti.

5 komente në “Blerjet ne internet- Mallra deri ne 500 Euro, pa takse doganore importi”

  1. True Detective says:

    Kush eshte ai idiot qe i shkruan keto karlleqe?
    Jam thuajse i sigurt qe do jete dora e buze-fershellyerit Zaleshnja…
    Vetem ai eshte aq bole sa te mund ta trajtoje si SUKSES, faktin qe mund te kursehet 2,4% nga 22,4%.

    1. babo says:

      Nuk e trajton si sukses or cun, a di te kapesh sensin e nje shkrimi? Ai po thote qe ketu shteti/dogana/partia ta merr pa te drejte edhe 2.4% – sepse nuk te informon. 2.4% tek 500 euroa eshte 12 euro. Jashte shteti te bejne namin po ta dine qe shteti ja mer pa te drejte qofte dhe 5 leke.

  2. True Detective says:

    Ndjese Zaleshnjes ,nuk e pashe emrin ne krye te artikullit, po sidomos nuk pashe mbiemrin…. vk

  3. korcari vip says:

    Le te bejne butiqet leke dhe le te mbetet posta pa pune. Ne vend qe te krehin bishtin I nxjerrin syte.

  4. Sarandioti says:

    Per dedektivin e vertete, l..qe ti , l..qe te tet , L..qe mbetshe e hengersh ne jete…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje