Lufta e PS me armikun imagjinar

10 Gusht 2016, 20:39Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Nga selia e Partisë Socialiste sot ka dalë një tjetër deklaratë me mllef, gjuhë të ulët dhe kërcënime drejtuar një vendimi të gjykatës administrative që nuk e zgjidhi në favor të saj çshtjen e garës të parakohëshme elektorale në Dibër. Po të shikohet me kujdes deklarata është për të ardhur keq. Aty përdoren terma si “gjykimi mjerë” dhe tundet kërbaçi i ventingut, duke evokuar kohërat më të zymta kur Sali Berisha i vërsulej me të njëjtat mjete organeve të drejtësisë që nuk i shkonin për shtat.

Po pyetja është përse socialistët ranë kaq shpejt në sindromat e berishizmit? Pse ata po i vërsulen në mënyrë kaq të dhunshme gjyqësorit? Pse ata gjithnjë e më shumë po konfrontohen me çdo kundër pushtet që nuk i shërben atyre?

Këto pyetje bëhen edhe më të forta kur rastet e dhunës verbale dhe politike po shtohen.

Erion Veliaj, bashkia e Tiranës dhe një pjesë e mirë e deputetëve ndërtues të kryeqytetit, pavarësisht se në thelb për një çështje të drejtë, shkaktuan një skandal me demostrimet përpara gjykatës.

Sajmir Tahiri dhe Edi Rama kaluan çdo kufi të imagjinueshëm kur iu vërsulën me gojën e tyre dhe me gjithë korin e mediave që i ushqejnë një gjykatësi që mori vendim për aferën skadaloze të përgjimeve.

Tani sërish e njëjta histori dhe e njëjta gjuhë.

Dhe pyetja që të vjen dhe rivjen në mend është: Përse???

Një version i kësaj lufte të paparë me gjykatësit mund të shpjegohet me humbjen e qetësisë dhe pasigurinë e pushtetit. Historia e afërt na ka treguar se sa herë e sheh veten të kapur në krim, sa herë e ndjen se po i rëshket toka nën këmbë, sa herë e nuhat që mjedisi po bëhet armiqësor, një qeverisje mëton ta mbysë tutjen e saj me arrogancë, mungesën e argumentave me dhunë, arsyen me kërcënime.

Ndoshta ky është rasti i nervozizmit që po tregon shumica socialiste me gjyqësorin.

Sepse kjo betejë është iracionale dhe e pavend. Kur parlamenti sapo ka miratuar reformën në drejtësi, kur parashihet të bëhet një qilizëm i thellë në të gjitha nivelet e gjykatave të vendit, retorika politike nuk ka kuptim.

Por, frika më e madhe është se kjo retorikë po fillon të shpeshtohet pikërisht për qëllime elektorale dhe politike. Dhe ky është gjithëashtu një tjetër version i mundshëm i humbjes së arsyes në betejën me gjyqësorin.

Nga njëra anë Edi Rama dhe PS-ja e dinë se po e mbyllin mandatin me një bilanc katastrofal. Ata janë të ndërgjegjshëm se kanë dështuar në rimëkëmbjen e ekonomisë, në zvoglimin e papunësisë, në shtimin e investimeve, në sjelljen e kompanive të mëdha në vend.

Ata e dinë gjithëashtu se përpos keq qeverisjes janë gryer nga skandalet e vjedhjeve galopante përmes tenderave dhe koncesioneve, janë telendisur nga krimi që po godet përditë, janë qesharakëzuar nga Meta që po i bën lolo në sytë e gjithë shqiptarëve.

Ata i dinë të gjitha këto dhe prandaj po shpikin një armik imagjinar. Gjykatësit që po punojnë për llogari të PD-së dhe kundër tyre.

Në fakt, si armike, trupa e gjykatësve nuk është zgjedhur keq. Për çerekshekulli me radhë ata nuk kanë bërë drejtësi në këtë vend. Perceptimi popullor është se sot në ka më shumë vrasës të lirë, më shumë prona të vjedhura, më shumë pasuri të grabitura për shkak të një gjyqësori të korruptuar.

Dhe nuk është çudi që strategët e Ramës ta kenë yshtur atë në drejtim të kësaj beteje të shpikur. Të kenë caktuar armikun imagjinar për tu mundur.

Kështu pas një viti, Rama do të dali në fushatë jo duke u krenuar se u dha shqiptarëve më shumë punë, mirqenie dhe siguri, por duke ju treguar reformën në drejtësi, si gijotinën që do të presë kokat e armiqve në gjyqësor.

Ndoshta me këtë llogari perverse duhet shpjeguar beteja e çartur dhe e pavlerë me gjykatat: si një llogari e ulët elektorale dhe jo si një betejë reale lidhur me datën e zgjedhjeve në Dibër. (Lapsi.al)

14 komente në “Lufta e PS me armikun imagjinar”

  1. Altin Ponari says:

    Andi mos i kurse gjyqtaret.Ato jane me te korrutuarit ne Bote.Çdo sulm ndaj tyre eshte i pranueshem.Pase po te dhimbsen.Nuk kane lene gje pa bere ne vend

    1. Emigrati says:

      Ne fakt mezi po presim zgjedhjet andi te votojme PD -lsi ata kane arritur rezultate te pakshme nga askush. Vjedhje 0 vrasje 0 korrupsion 0 vende pune te pa numrueshme drejtesia e barabarte per te gjithe. Po cna u desh qe votuam keta te ps gabim sh gabim. Andi hahahaha.

    2. Te Lutem Mero Baze mos me censuro, sepse ky nipi Hysni Kapos e meriton te quhet monster e gazetarise, dhe nuk eshte vetem ne kete monstruozite qe kane kohe (vite) kundra Edi Rames drejteperdrejte apo edhe nepermjet maskimesh ne fajale te tipit komunisto-mafjoz. Edi Rama ka padyshim jo pak gabime keto 3 vite Kryeminister, por kurren e kurres nuk do e afronin e perkrahnin kaq shume Lideret e qeverite e Perendimit, vecmas Amerika e Gjermania (padyshim me te rendesishmet e Perendimit), nese Ai sdo kishte luajtur karten e Reformave sipas linjes Perendimore. Keto reforma nuk i do gjithe banda/t e Politikes e biznesit, qe kane dhe 99% te Mediave nen zotrim me para te pista ne cdo drejtim, sepse e dine cfare i pret nga BKH dhe Vettingu, per me teper nga FBI-ja qe do ulet kembe kryq per shume vite ne Shqiperi, per pastrimin me te madh e me te vogel Berishistat, Nanoistat e Metistat me familje biologjike e politike. Edhe pak jave a muaj e do shohim vertete nje Revolucion, qe do pastroje nje here e mire kete Shqiperi nga bandat e Sali Berishes, Fatos Nanos e Ilir Metes.

    3. Fshatari says:

      O Andò m’i Ke ber te fala Vitos mo.

  2. aqif tahipi says:

    Per ju ,anal istet e pasur te bllokut te tirones natyrisht qe gjyqesori dhe prokuroria ju leverdis te jene gjithmone ne gjendjen aktuale.Shumica juaj ,duke qene sherbetore dhe bythelepires te sales i cili e kontrollon krejtesisht sistemin e drejtesise , mjafton ti beni nje sherbim ose sumelepirje sales dhe ju zgjidhet cdo problem ne sistem. Rama ka meriten qe e nisi kete super reforme dhe u mbeshtet ne forcen dhe eksperiencen juridike euro amerikane. Sado te luani rolin e te paditurit ,njerezit e thjeshte patjeter qe do ta vleresojne pozitivisht me vote ne 2017 kete reforme te ps dhe rames. ( me mire te themi reforma Nuland )

  3. I.Hoti says:

    A Bushati eshte nje legen-kastravec-kungull i pa pjekur …I duket vehtja ‘intelektual’ krricit !

  4. Deti says:

    Perfundimisht nje gazetaruc legen dhe pa bosht !

  5. Real says:

    E c’e ndyni gazeten me lajthitjet e ketij bythatit?!

  6. stil says:

    perqeshur, shpotitur, tallur, vene ne loje … Ka plot fjale para se te vijme te neologjizmi yt i kot e i pa dobishem “qesharakezuar”. po nga e gjete o i uruar qe as shqipen s’ke mesuar!

  7. Toni says:

    O Andi boll se na lodhe tu bo si analist!!

    Ju versul gjyqesorit PS, po ti sumyt ne ball i ke?! Ti e di problemin e gjyqesorit pse ben si cun trendi!!!
    Ne vend te mbeshtesni keto reforma ju perr perr perr me opinione prej njeriu me tre klas shkolle.

  8. Shushica says:

    Rastësisht , kam parë vite më parë një foto të Togliatit , që pushonte në Shqipëri gratis ,edhe pse , si shumica e komunistëve italianë ishte filo jugosllav, me të ëmën e Bushatit .Formalisht nuk ka ndonjë problem .Por që një pasardhës i një familjeje në majat e elitës komuniste të shndrrohet në një shërbëtor i llumit anarko fashisto feudal , një zëdhënës i berishizmit , kjo bën pjesë në cuditë e post komunizmit I madhi Havel pati paralajmëruar ..nuk ka më të rrezikshëm se komunistët që kthehen në antikomunistë ….Shqipëria është shëmbëlltyra e këtij fenomeni ,…Etaloni është Berisha dhe grupi i tij politiko mediatik ku bë pjesë edhe Bushati , ky pasardhës i klanit më të fuqishëm në kohën e komunizmit .Shpesh , në vtet 90 ..u kam thënë të njohurve të mij …preferoj Arbnorin dhe jo Berishën …sepse në fund të fundit Arbnori ishte një kundërshtar normal me ide socialdemokrate .Ndërsa fenomeni Berisha është një kopje e vonuar , por e rrezikëshme e ,,socialistëve,, të transformuar si Mussolini dhe Hitleri.Në kushtet e sotme bëri ato që mund të lejonte perëndimi , në kushte të tjera do të ishte një nazist i vërtetë,Dhe Bushati është një djall i vogël mbështetës …

  9. nuk ka tym pa zjarr says:

    Bravo andi. Gjithmone me pelqen analiza jote.
    Per bathoristet e tiranes ka rendesi vetem baba te jete ne pushtet.
    Ska rendesi se ai e shkaterroi perfundimisht tiranen duke e betonizuar qe nga rreza e cdo kodre. Dhe tani po shet me koncesion cdo gje qe eshte e mundeshme me nje shpejtesi te papare qe mos lere gje mbrapa per te tjeret qe vijne.

  10. andi sigurim says:

    o sigurims I ndyre e I pakorigjushem. pse kerkesat e rames per drejtesine perputhen me ato shba-se e be-se, e pse kerksat berishes per drejtesi kane qene e jane ne kundershtim me parimet shba-se e be-se. a e mban mend zef brozin. tamam si sigurimsat nje percares e diversionist. tema nuk duhet te pranoje shkrime te tilla pa I shqeruar me ndonje shenim. per kete artikull te thuhet ,’ja si nje sigurims mendon per drejtesine, duke brazuar berishen me ramen, rama ka mbeshtetje te plote te nderkombetareve. shko kruja pak sshpinen berishes. na rrosfsh o andi sigurimsi. cka del nga macja gjuan minje.

  11. Paulsad says:

    Po te vish knej nga Kavaja do te bejme te flash me mire byth se sa me goj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje