Deputeti i përgjigjet Zhejit: Unë jam “emigrant majmun” dhe e kam për nder të jem i tillë

9 Gusht 2016, 16:07Blog TEMA

Deklarata e Artur Zhejit në portalin e tij se të gjithë emigrantët që kur vijnë në Shqipëri flasin gjuhën e vendit ku jetojnë janë majmunë, ka shkaktuar regime të forta.

Përpos reagimeve të qytetarëve nëpër rrjetet sociale apo në komentet e tyre, ka reaguar dhe deputeti socialist i Kavajës Parid Cara, i cili ka qënë një emigrat i hershëm në Itali, përpara se ai të rikthehej dhe t’i futej politikës.

Postimi i plotë i deputetit:

Dje paradite u ligështova shumë kur hapa portalet e lajmeve të vendit tim. Kishte lajme nga më të ndryshmet, vrasja e një 17 vjeçari në vendin e grumbullimit të plehrave, grabitja e një banke në Tiranë, grabitja e një karburanti…por ajo që më la shije të keqe ishte fakti që unë etiketohesha si majmun.

Gazetari Artur Zheji, të cilin nuk e njoh personalisht dhe mbase nuk do njihem kurrë me të, më kishte etiketuar mua dhe mbi 1 milion shqiptarë të tjerë që sot janë emigrantë si majmun për faktin se disa prej nesh kur vijnë në Shqipëri flasin gjuhën e vendit ku ata kanë ndërtuar jetën.

Unë jam një emigrant që vendi im nuk mi dha mundësitë për të jetuar normalisht, por më detyroj të kaloj Adriatikun për të ndërtuar familjen në Itali.

E megjithatë çdo vit kam ardhur në vendin tim, kam kaluar pushimet këtu, kam paguar taksat e vendit tim (ndonëse shërbimet i merrja diku tjetër), jam munduar ti shërbej vendit tim.

Si unë janë edhe qindra mijëra shqiptarë të tjerë, të cilët kanë kontribuar për Shqipërinë dhe jo më kot çdo vit në Shqipëri vinin nga emigrantët më shumë se 500 milion euro.

Jo të gjithë e kishin mundësinë të bëheshin drejtorë e gazetarë, po zgjidhnin që ti paguanin taksa këtij vendi, siç e thashë edhe më lart, edhe pse qëndronin këtu vetëm një muaj.

Emigrantët nuk janë vetëm ‘për tu mjelë’, për tu marrë fitimet që ata arrijnë me djersë e me gjak gjatë një viti të tërë dhe pastaj pse flasin italisht, anglisht e greqisht, të quhen majmunë e përçmohen.

Emigrantët duhet të kenë vendin e tyre në shoqëri. Ne duhet që tu krijojmë atyre mundësinë për të votuar, që ata të jenë vendimtarë në përzgjedhjeve e njerëzve që do të drejtojnë vendin, pasi prej 25 vjetësh janë vendimtarë në ekonominë shqiptarë.

Ti japësh emigrantit vendin që i takon, do të thotë ta respektosh dhe ta falënderosh që ka sjellë të ardhura dhe nuk i ke ofruar asnjë shërbim, e jo ta quash majmun dhe ta përçmosh siç me keqardhje konstatova në shkrimin e zotit Zheji.

33 komente në “Deputeti i përgjigjet Zhejit: Unë jam “emigrant majmun” dhe e kam për nder të jem i tillë”

  1. Albi says:

    Parid, do kishe bere mire te heshtje. Me kete shkrim ke treguar qe nuk e ke kapur thelbin e asaj qe thote Zheji. Dhe mqse thelbi ishte goxha i thjeshte, kam frike se niveli yt intelektual ka bere figure jo shume te mire…

    Sdq, per ta permbledhur me dy fjale, Zheji flet per emigrantet qe vijne ne Shqiperi e rreken te sillen sikur nuk jane shqiptare, nuk flasin shqip, jane fodulle, por kur i ngrihen nervat, dalin ne origjine e sillen si shqiptare. Kesaj kategorie Zheji i referohet si majmune. Nqse nuk je pjese e tyre, nuk shoh pse duhet te te djege e te behesh si i ofenduar.
    Do ishte me mire te harxhoje njecik fryme ne parlament, se ende nuk ta kam degjuar zerin…

    1. me thene te drejten says:

      Pikerisht ashtu!

    2. arbereshi says:

      Jam shume dakort me ty, njerez qe lexojne dhenuk kuptojne ate qe lexojne ose e kuptojne por ju djeg sepse aty e kuptojne qe aty brenda ndodhet ai a thua se ne ate shkrim eshte shkrujt per ate, kaq sakte e ka bere pershkrimin Zheji( per karakterin e te cilit nuk kam asnje lloj simpatie) saqe shume nga ne na ben pershtypje menura e te sjellurit te ketyre emigranteve qe per hir te se vertetes jane te gjithe rurale ata qe sillen ashtu si i pershkruan Zheji

    3. Pirro i Epirit says:

      O Parid. Ato qe thua ti jane mese te verteta dhe ato qe thote Zheji jane te verteta qe do te thote qe ju po flisni per dy gjera te ndryshme. Une kam qene emigrant dhe kam sjelle para ne Shqiperi, ashtu si dhe ti e shume te tjere por une dhe ti kemi folur Shqip. Ne rast se ti dhe familja jote nuk keni folur Shqip atehere ta gezosh ti dhe familja jote majmunllikun.

    4. edi says:

      Shum e vertete eshte e turpshme qe neper tragete apo aeroporte te degjosh prinder duke folur me femijet nje gjuhe qe nuk e zoterojn plotesisht .sidomos ata nga italia ( e perjetuar vete). Dhe me e keqja eshte se ju duket si nje zotesi .

    5. vjeshta says:

      Parid, non hai capito un tubo! Thuhet atje ku jeton ti. Zheji ka dashur te thoje tjeter gje.
      Rilexoje….

    6. hasani says:

      Nuk i heq asnje presje komentit te z.Albi

  2. Leo England says:

    Funderrin si Zheji nuk mund te marr mundimin ti pergjigjem. Femijet tane jetojne e shkollohen jashte o jashtqitje. Detyrimisht qe gjuha e pare per ta mbetet vendi ku jetojn, e shkollohen dhe pse ne komunikimin ne familje mundohemi cdo dite te jete gjuha jone e nenes Shqiperi. Cdo gje do kohen e saj per tu pjekur. Edhe qe u larguam ne moshe madhore duke u perpjekur te jetojme ne vendet e Europes vazhdojm te humbasim ndopak nga komumikimi i perditshem shqip pasi jeta eshte e tillle qe nuk mund te flasesh shqip ne vendin e punes por gjuhen ku punon dhe do apo nuk do vitet bejne te tyren e ne perseri vijme cdo vit e harxhojme kursimet tona ne vendin e quajtur Shqiperi, ne token tone te shtrenjte kur ti laro me ndyresira te shumte ikni jashte e mburreni se pate boten. Ne sjellim femijet te permirsojne gjuhen, te njohin bukurit e Shqiperise pavarsisht kushteve teper te veshtira qe kemi hasur qe nga semundjet, ujerat e zeza qe derdheshin ne det, mungesen e ujit te pijshem por serisht vijme. Cdo familje ne emigrim ndjek cdo dite emisionet Shqip ne TV, fale TOP CHanalit. Ju shohim ju qe flisni anglishte te cale neper TV qe te na tregoni se sa bukur e flisni e perseri nuk merzitemi po femijet tane shprehen me drejt e me lirshem ne gjuhen e vendit ku jetojne pasi jane ne proces te mesimit te fjaleve te reja qe nuk mund edhe ti lidjhin sic duhet kohet e foljes, nuk i dini mire ju qe jetoni atje keto e beni gafa nga me te ndryshmet ne shkrim e ne ligjerim, ne gazeten e]tende apo Politikanet tane me 8 vjecare. Ndaj ti ndyresire qe hiqesh si Mesia ben mire ta mbyllesh ate halene tende qe kuterbon dynjane bashke me Kumbarin tend , serbo talebano, grekofon shpellarin Bin Rish apo Xjoz funderrinen e disa balena hajdude qe keni rreth e qark.

  3. LUAN says:

    ZHEJI ESHTE I PAFYTYRE POR AI NE KETE ARTIKULL KA THENE NJE TE VERTETE. KUSH JETON NE JUG SHIKON
    EMIGRANTE NGA GREQIA ,SIDOMOS TE RINJ QE NUK FLASIN SHQIP APO FEMIJ QE VIJNE NGA ITALIA DHE NENAT E TYRE INJORANTE KENAQEN QE FEMIJET FLASIN ITALISHT PA DITUR ASNJE FJALE SHQIP. KJO TREGON INFERIORITETIN DHE INJORANCEN E KETYRE PRINDERVE. CKA SHKRUAN DEPUTETI SOCIALIST NUK KA LIDHJE FARE ME TEMEN E ARTIKULLIT.

  4. Mirush says:

    O Parid, paske qene pak i trashe more djale. Zheji ka te metat e tij, nganjehere eshte dhe i urryeshem por ate shkrim e ka qare. Emigrante jane shume dhe jo vetem ti. Nese nuk e ke kapur thelbin e Zhejit ne ate shkrim aq te thjeshte, vallaj nuk e di sa i afte je si deputet. Nganjehere kur hesht dukesh i zgjuar.

  5. Vajmedet per ket Kuvend shqiptare per te tille carace kush te voton ty ore zullap qe i marrt m….shalet ik mor debil se mire ishe ne Itali ju te hiqni petllen me “inteligjencen ” tuaj nga kush pret ky popull nga te tille si puna jote qe ma kane IQ sa nje kastrsvec Serash

  6. Emigranti says:

    Pariti ka bërë mirë që ju përgjigj, emigrantet kanë kontribute të ma mohueshme për shqiptarët e shqiperine, në ditën e tyre të shenjtë zheji del e i sulmon, sulmon brezin e tretë të lubdur në Europë I cili flet pak shqip se në të vërtetë është I harruar nga shteti e nga institucionet përkatëse sensibilizuese, zheji problemet e familjes së tijë I ka rregulluar, te filloje e te flasë me parë për të drejtat e munguara të emigrantëve, për shfrytëzimin që I bejne institucionet shtetërore shqiptare të akredituara në Itali I cili ai ka punuar e ska bere asgjë, te cilen vajza e tije me buzët ende me qumësht po punon vetëm për karrierën e saje së se ka idenë fare për atë punë.

    1. ish-emigrant says:

      Or ti,as qe ke marre vesh se c’ka thene A.Zheji ne shkrimin e pare! Keshtu qe mos u rrek te pergjigjesh,se po flet kodra pas bregut!

      1. Jamtrim says:

        O ish emigrant lexoje edhe ti me pak kujdes se c’shkruan emigranti

  7. Mar frym shqip says:

    Bobo si harritem ne kte pik ku Parid cara dhe shoket e tij te na drejtojn !!!!! Nuk besoj se nuk i ka kuptuar thelpin komentit te artur kar zheit por po pohon se esht munduar te genjej gje heret kur vinte ne shqiperi te thoshte se jam turist italian duke u krenuar pa pik turpi . Parid nese nuk e ke kuptuar thelpin hapi krahun intelektualeve , nese ke qen emigrant majmun turp per ne qe do vazhdojm te votojm

  8. zoro says:

    parid i ke thene te gjitha, ky mashtrusi psevdhogazetar bene te zgjuarin, kaq di kaq shkruan dhe ketu e them me gjithe gojen se shqiperia eshte e bukur pa shqiptare

  9. Qifi says:

    Ti parid ashtu si gjithe rilindasit e tjere perveç se majmun je dhe bq si shefi yt. Yyyyyyyyt rrace turkoarabe.

    1. Pirro i Epirit says:

      Qifi qiu qenka lepiresi dhe masturbuesi i janulles.
      Te fala janulles!

  10. joel shkodra says:

    Po mbahem vetem ne fjalet e deputetit tone “te nderuar” kur thote “t’u japim te drejten e votes emigranteve”. Po deri tani ç’keni bere per kete gje o deputete, o parlament, o parti? Dhe me sa duket do te jete e larget dita kur do te votojne emigrantet prane ambasadave tona jashte shtetit.

  11. Arjan says:

    Une personalisht nuk e njof Zhejin. E kuptoj qellimin e tij ne artikull . Ndoshta eshte bere shqetsues si fenomen ne Shqiperi ajo qe pershkruan ai ne artikullin e tij. Le te themi qe ata individe jane 1% e emigranteve qe cfaqen sic shkruan artikullshkruesi. Valle ky 1% perfaqson emigrantet Shqiptar??? Njerez behuni me mendjehapur hiqen cmiren nga kokat dhe zemrat tuaja. Jane me mijra emigrant Shqiptare qe punojne studjojne dhe permirsojne jetesen e tyre dhe nepermjet saj standartin e vendeve ku jetojne dhe Shqiperine me sa munden. Per keta a mund te shkruaj dikush???
    Boll na ka percare politika te pakten te duam dhe respektojme njeri tjetrin.

  12. Gora says:

    Analisti Orangotang I shashtisur Artur tani I ka ikur petulla mos ja vini re se dhe kur flet sikur I ngatrohen gjethet dhe kashta ne goje. Doemos orngontagu kujton se njerzit Jan si vetja e tij.

  13. aleko says:

    Zheji edhe per mua sidomos kohet e fundit eshte bere I merzitshem dhe pa interes me shkrimet e tij.Por ne rastin e asan cfare ngriti me emigrantet ka te drejt edhe pse arsyeja qe emigrantet tane kane nje sjellje te tille eshte komplekse dhe jo vetem faji I emigranteve nje pjese jo e vogel e te cileve po shpejtojne asimilimin e gjenarates se pare lindur ne vende te ndryshme.Ne kete ceshtje sigurisht ka shume faje politika dhe qeveritaret tane qe per 25 vite skane dhene asnje ndihme per emigrantet vec I kane nxit te ikin sa me shume.Eshte vertet e pabesushme qe nje emigracion shqipetare kaq I madhe qe jeton tek gjitonet tane italo grek eshte totalisht I braktisur dhe pse jane kaq afer ngjitur me shqiperine duke mos dhene asnje ndihme per mesimine gjuhes ametare.nderkohe qe interesimi I madhe I qeverise greke per nje grusht fshataresh minoritare grek ne juge te vendit u kemi bere dhe universitet ne gjuhen e tyre per te mos folur per perfshirjen e tyre ne te gjitha instancat politike ekonomike dhe administrative te vendit.Megjithate vet emigrantet shqipetare mund te benin dicka per te mesuar gjuhen femijeve duke organizuar kurse per nje periudhe te pakten 4 a 5 vjecare sigurisht perfshire dhe shkollat qe mund te ndertohen edhe pse keto te fundit duan mjete te shumta financiare.Po te kihet deshira e prinderve gjenden menyrat duke permendur ketu si shembull komunitetin grek ketu ne USA qe femijet e tyre te lindur ketu te pakten per 2 deri 3 gjenarata njohin per bukuri greqishten dhe deklarojne ende qe: Jemi helen”Kurse ne mburremi qe femijet tane flasin greqisht ,italisht, anglisht me shpres qe se shpejti te mesojne dhe gjuhen e zogjeve.Keshtu eshte puna jone, keta jemi…

  14. ardi says:

    Po kujt po i ruhet se cmeno tur xheji per ne emigrantet,,,V.K.R
    Une kam nejt 30 vjet ne shqiperi dhe kam 20 vjet qe jetoj ne kanada…
    anglishten e kam gjuhe te perditshme se nusen e kam kanadeze…
    tani si tja boj une kur vi ne shqiperi …duhe te na vi zor se flasim anglisht???
    pastaj…KU O PROBLLEMI KTU???
    ene me fol gju te huaj …kjo o zgjedhja ime..pse duhet te epitetohem me thirjen e ketij servili o pijaneci o car dreqi o ku mroklla…MAJMUN
    shif mer daj jeten tate se skena ngel ne EMIGRANTET te na tregosh ti se si duhet te flasim ne…KARAGJOZ BURRE

  15. New York says:

    Pergjigje per majmunet shqipetare qe Tallinn emigrantet
    Po te mos ishim me emigrantet qe punojme nga 12 pa pushim me kembe dhe vine atje per te pare familjaret dhe I lene te gjithe parate qe kan mbledhur gjate gjithe vitit dhe vine I lene per nje muaj por e gjitha kjo do mbaroje shine shpejt o koke palare qe ju vjen ere djerse nje ore larg
    Femijet tane nuk u duhet gjuha shqipe jane lindur me vend te huaj dhe nuk Jane shqipetare po te ishte per ju qe keni mbetur atje vendi akoma do ishte si me mesjete po te mos ishin emigrantet you do ishit kanibale o sakate nga mendja
    Ti zhuli qe Komplet zhuls nga paraqitja mos harro qe Kane kaluar 25 vjet nga largimi I shqipetare drejt vendeve te huaja dhe me te paktem jemi majmunet pu jo ngelet gomaret
    A te te pyes a do ndonje gjuhe te huaj ti zhuls ??

  16. ALEKO LECI says:

    Per nje gje me vjen keq: A. Zheji veren se gjuha shqipe mund te perdoret lehtshem prej emigranteve per te share por dhe prej vete atij po ashtu per te share. Ne boten e kulturuar ku u ra ne hise emigranteve te jetojne nuk eshte aq e lehte te shajn: nuk i le gjuha dhe kultura qe i rrethon!

  17. besa says:

    une sdi far ecka shkruar zheji i madh po di qe te gjithe sa jeni si afroheni nivelit t etij kulturor.Varetsi e ka thene krhasimin.Nderimin per zhejin intelektual

  18. Maloku says:

    Nuk jam super i eksituar te shoh shqiptare emigrante, te ikur pas moshes 15 vjec, qe kthehen dhe bejne sikur nuk flasin dot shqip. Por majmune, ne asnje menyre. Pjesa me e mire e shqiptareve te viteve 1990 iken jashte, pjesa e mire e shqiptareve qe jane sot ne shqiperi jane vellezerit e ketyre, femijet qe u rriten me punen e tyre. Sa familje shqiptare ka qe nuk kane marrur asnje ndihme nga neve qe punojme jashte? Majmun eshte ai qe therret te tjeret majmune.

  19. foti says:

    Te besh etiketime per njerin apo tjetrin eshte e lehte por e verteta eshte se emigrantet pershtaten shume shpejt gjuhes se gazetareve tane qe degjojne netelevizor e lexojne neper gazeta.Vendoseni nje femij qe rritet jashte vendit,qe e meson gjuhen me te folur pa leksikun e plote te komunikoj per bemat e vendit tone.Zheji apo (Bozzhri) do te bente mire qe te ndihmonte te hapeshin shkolla shqip ne cdo vend ku ka emigrant qe gjuha e tyre te permiresoej.Te punonte qe gazetaria jone te fliste shqipen e paster e te bukur dhe jo fjalorin e piste qe perdor neper mediat e shkruara apo vizive.Institucionet ku ben pjese dhe “analisti” ne fjale ta dashurojne shqipen dhe te mos e bastartoje sikunde deri tani qe te vjen ndot ti degjosh.Mesoni ti respektoni emigrantet qe me punen e tyre pa ndihme nga vendi tyre kane aritur te mbijetojne.

  20. deda says:

    Por zheji Kurt flet shqip do perkthyes per vete

  21. ladi says:

    Kush i ben avokatin sqolles zhej eshte sqolle dhe ti rruaj ko..t emigranteve

  22. Hasani says:

    Zheji mund te kete problemet e tij, por ne kete shkrim ka qene shume I sakte. Deputet…me vjen keq per nivelin intelektual qe hyn ne Parlamentin e Shqiperise.

  23. hasani says:

    Zoterisa ne fjale nuk e ka lexuar fare shkrimin e Zheit. SI cdo deputet qe nuk e ka idene fare se cfare behet. Prandaj po ta lexonte nuk do te shprehej ne. Shkrimi i Zheit nuk ofendon emigrantet, por tregon nje realitet qe nje pjese e emigranteve e shprehin kur vine ne vendin e tyre. edhe une kam qene per shume vite emogrant, por kur vija ne vendin tim flisja shqip. Prandaj shkrimi i Zheit eshte shume ei sakte. Persa i perket deputeteve kemi shume me epitet te tille

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje