Artur Zheji ka bërë një shkrim, ku shprehet i shqetësuar për gjendjen e gazetarisë dhe gazetarëve shqiptarë.
Sipas tij, gazetarët e njohur në këtë vend, në vend që të merren me vjedhjet dhe korrupsionin, shkruajnë për marrëdhëniet Rama-Meta-Basha.
“Iku dhe u shit konçesioni i Bankers Petroleum. Thuhet se la pas një evasion fiskal të frikshëm të shtrirë në 3 qeveri të ndryshme shqiptare.
Një gropë financiare të rendit mbi 1.000.000.000 $, për ata që nuk lexojnë me kollajllëk shifrat: mbi një milliard dollarë amerikanë.
E frikshme!
Shumë para, për çdo vend dhe shtet të zhvilluar. Jo më për një Shqipëri mjerane dhe varfanjake. Pa spitale, pa shkolla publike për të qënë, pa rrugë për të qënë, pa ura, pa vepra publike serioze dhe me një nivel grabitjeje të parasë publike në nivele të frikshme.
Cfarë bën në këtë rast gazetaria shqiptare?
Është mbytur në telenovelën Rama-Meta dhe Meta-Rama, apo Basha-Meta-Rama-Berisha… ndërkohë që vidhet me të dy duart nëntoka shqiptare. Një pasuri pa kthim.
Dhe një grabitje sistematike dhe me mbulesë ligjore dhe kontraktuale të rregullt.
Ku askush nuk fut hundët.
Me përjashtim e në ca raste të deputetit Erion Braçe, që ka bërë disa beteja të respektueshme për “Bankers Gate”, por i humbi ato, sepse me sa duket ju kundërvunë në heshtje shumëkush që ishte pjesë e përfitimit të madh mbi 1 miliard dollarësh.
Tani në naftën shqiptare, të asaj që është nën tokë dhe nuk duket me sy të lirë, miliarda dollarë të tjera pra, ka zbarkuar një Kompani e Re. Askush nuk ka asgjë për të dhe askush nuk flet.
Sepse këto Kompani të Mëdha, kanë shumë dollarë për të gjithë, që nxirren nga nëntoka jonë.
Dhe askush nuk mund të presë përshembull ndonjë transparencë nga Damian Gjiknuri, që dukshëm e ka mirë me të gjithë dhe që askush nuk merret me të, sepse me sa duket di të shëprndajë “mirënjohje” të bollshme për heshtjen që e rrethon.
Sepse në një vend normal, kur bëhet një Transaksion i këtyre përmasave, duhet të gjithë të informohen dhe të jenë sidoqoftë të informuar se në duart e kujt përfundoi Nafta Shqiptare!
Miliardat e ardhshme të dollarëve të fshehura nëntokë.
Se zë e shkruan pastaj Fevziu ynë kombëtar, që “turizmi është e vetmja pasuri që kemi”, sepse të gjithë kemi harruar, apo bëjmë sikur harrojmë, që kemi për frymë popullsie, nëntokën më të pasur në Europë. Krom, bakër, nafte, ar, argjënd, madje edhe minerale më të rralla akoma dhe shumë të kushtueshme, që përbëjnë një pasuri përrallore për shqiptarët e varfër.
Mero Baze, është një gazetar inatçi dhe nuk lë rast pa më përbaltur, por është njëkohësisht një gazetar që di të krruajë mirë fundin e një gjëje, po të dojë. Por i ka mbetur ora te familja Berisha dhe tani sëfundi te Basha. Ndërkohë që miliardat e dollarëve shkojnë e vijnë.
Andi Bushati është një gazetar, që di dhe mundet të shkruajë hidhur dhe ka një laps me majë të mprehur, por nuk merret pothuajse asnjëherë me pasuritë e nëpërkëmbura shqiptare. Ndoshta nuk i duket një temë trendy…”, shkruan Zheji.
Në këtë rast, nuk na ngelet tjetër gjë veçse të themi sa me fat jemi që kemi një gazetar si Artur Zheji, që na ndriçon për të këqijat e pushtetarëve tanë.
Të tillë gazetarë na duhen, të ndershëm, me integritet e parimorë, që vënë interesin kombëtar para atij personal.
Zheji është personifikimi më i mirë i këtij lloji gazetari.
U vendos dhe Zheji ne radhen e gjobvensve qe duam me kap ndoj lek nga Bankersi. Keq nuk e ka se gjobvenia mediati esht shume ne mode, por esht rradhe e madhe e si zor ti vije radha nje gomari plak e te vyshkur ai Zheji qe maksimumin mund te beje ndoj batute i dehur ke Cani, por nuk tremb askend.
Mos e pacim kets Zhein as per 24 Ore. Eshte nje legen qe nuk e ka shokun
ore me keto gjera do merret prokuroria, ajo con njerezit e vet dhe ben hetime, ate cfare gazetaret e shkruajne, behet objekt studimi nga ana e Prokurorise, dhe me pas ata veprojne, te gjejne kush vjedh ? Zheji doli i zgjuar tani, nuk e di qe duhet adresuar tek prokuroria qe pse hesht, ?
Epo ketu paska te drejt
Ore Zheji qe te kuptosh dicka zoterote. Ate koncesion te famshem nafte e ka dhene Fatos Nano, miku yt i madh dhe i shtrenjte, ne vitin 2004. Ia dha nje kompanie fantazme te krijuar ne Ishujt Kajman qe qe nuk kishte bere asnje pune tjeter ne kete bote. Kjo kompani quhet Bankers Petroleum. Tani ne e njohim te gjithe per shkak te bemave ne Shqiperi, por po te shohesh edhe faqen e saj zyrtare do kuptosh qe deri para pak kohesh nuk kishte bere asnje pune ne asnje vend tjeter. Qe ne gjenezen e ketij koncesioni askush (madje as ti si njeri i afert me Fatos Nanon dhe Drejtor i TVSH ne ate kohe) nuk e dinte se kush ishin pronaret e Bankers Petroleum sepse kompania ishte regjistruar ne nje zone ofshore dhe aksioneret mbahen sekret.
Tani te kthehemi ne ditet e sotme. Me parate qe fitoi ne Shqiperi Bankers zgjeroi operacionet edhe ne disa vende te tjera (te pakten me letra). Edhe sot qe flasim ne i themi Bankersit kanadeze sepse jane regjistruar ne bursen e Torontos, por kompania eshte nga Ishujt Kajman (Offshore). Aksioneret, qe askush nuk e di se kush jane dhe qe mes tyre mendohet se ka edhe shume shqiptare qe kane blere aksione ne burse, vendosen qe kompanine tia shesin nje grupi kinez. Duke qene se shitet kompania “meme”, ne Shqiperi nuk ndryshon asgje. Stafi drejtues do te jete prape i njejti. Aksioneret qe marrin dividentin do te jene te ndryshem, por ata asnje here nuk i kemi ditur se kush jane.
Nese do te hetosh se kush eshte pas Bankers Petroleum duhet te flasesh me Fatos Nanon, i cili do te te permende vetem emrin e Uesli Clark (Gjeneralit te NATO gjate luftes ne Kosove)….
Post Scriptum:
Erion Brace qe permend ti eshte nje mi i vogel qe fshihet pas facebook. Ai eshte kryetar komisioni parlamentar dhe ka te gjithe te drejten qe te therrase ministrat per interpelance, por nuk e ben kete gje sepse eshte nje nga deputetet qe miratoi kete koncesion. Brace ben populizma ne facebook sikur te ishte nje cun lagje qe rri tek lloto, por nuk ben punen e tij si kryetar komisioni parlamentar.
Fevziu, Bushati etj qe permend ti, nuk ja kane haberin naftes dhe ekonomise shqiptare. Ata bubrrojne ne keneten politike dhe kontribuojne fuqishem ne krijimin e telenovelave parlamentare, per te cilat shqiptaret lene koken.
Mero Baze eshte gazetari qe merr vesh me shume nga te gjithe nga nafta shqiptare (Kjo edhe per shkak te formimit te tij si Inxhinier Nafte) dhe eshte marre gjere e gjate me kete teme kur ti ndiqje pese shtatat…
Nafta eshte trembur,vjen me ere gazi.Banoret perreth Marinxes dhe Patosit nuk rreine dot ne shtepite e tyre,lopet nuk bejne qumesht sepse uji edhte i qelbur nga sulfuri,nevojtore fare.Brace eshte peshe e lehte per te tilla pune,Fevzo e ka merakun tek fustani i Znj.Vllahutin.Bushati vjen verdalle dhe merret me “spionazh patriotik” kurse Baze ka shkruar shume per naften.Nano ,i ziu Nano qe jeton ne Viene me “poensionin” e punes ,qe ha dhe pi,qe ka zyra dhe vila ne Tirane,vuan i gjori dhe eshte dobesuar shume,e keni pare ,ska rrip pantallonash qe i ben.Vjedhja e aseteve kombetare eshte aresyeja qe politikanet nuk heqin dore nga politika.Kjo vjedhje eshte nje pushtim i dyte qe i behet vendit ,mire te na behet.Te gjithe gazetaret merren me kurvat,vjedhjet e bankave,dhe 99% merren me Rama-Meta-Basha-Rama,duan tjeter qeveri,pra tjeter “lende”per te henger buke akoma,ska bythe asnje te merret me pasurite kombetare.
Zheji,Bushati,Fevzo apo Lubo bashke me Berisha -Meta- Basha- Nano fatkeqesia shqiptare!
EDHE RAMA???? pse nuk e thua
Artur Zheji,kur flet per vjedhjen e naftes nga te huajet ka te drejte madje shume te dreejte.Qevrite shqipetare, nuk kane qene ne gjendje te zbulojne dote format dhe menyrat e vjedhjes nga firmat e huaja.Ato jane me pervoje te madhe ne vjedhje e ne mashtrime,sa njerez te qeverise tone,nuk jane ne gjendje ti zbulojne.Bankers eshte nje firme qe eksploron ne shume vende te botes,qe jane vende te zhvilluara,dhe atje kane arritur keta firmatet e famshem te vjedhin e jo me ne shqiperi.ERION BRACE eshte i vetmi deputet qe e ka denoncuar disa here kete problem,por me sa duket nuk ja ka vene veshin njeri.
Sa per meron ke thene te drejten. Edhe une si komentues ja kam thene me dhjetra here. Nuk e shet edin per interesa te tij.
Une e urrej pambarim kete palo gazetar, sepse e meriton
Por kesaj here ka plotesisht te drejte (me qellim apo pa qellim).
Mbitoka e nentoka, deti e mali, bankat e pasuria private e Shqiperise dhe e shqipetareve po vidhen me nje makuteri te papare, nga nje shtrese politikanesh (qe vetem politikane nuk jane, thuaju grabitqare) te papergjegjshem, antikombetare, etj., qe do ti kishte zili politika e zeze serbe.
O shqiptare hapni syte…..
Shkaterruesi i miteve Zheji kthehet ne ringjalles te miteve te epokes se Enverit. Pikerisht miti i pasurive perrallore qe fshihen jo shume larg, por pikerisht nen kembet tona dhe qe nuk e bene kete popull kurre te pasur, madje ironikisht as ne kohen e Enverit.
Me Zhejin mjafton te ngjeshim lugen ne brez, te tjerat vijne vete.
Edi spo ndalon vrapin e koncesioneve per te mos i lene gje atij qe do vije nga prapa. Ashtu si beri dhe me tiranen ne bashki. E betonizoi per 12 vjet. Roma, parisi apo new york u ndertuan ne shekuj. Nese rizgjidhet edi do te shikoni cdo ti beje karaburunit dhe sazanit. Shikoni si po vrapon me koncesionet e hidrocentraleve. Po shkaterron fshatra te tera dhe toka buke. Pse nuk nderton hidrocentrale perendimi? Se kane nje sere problemesh. Amerika ka plot njeqind vjet qe i ka braktisur. Plus qe teknologjia e re ne pak vite do fusi prodhuesit e djellit. Cdo njeri do kete panelin e vet diellor dhe hidrocentralet do ngelen si germadha me deme te pariparueshme.
Merua i fshin komentet qe jane kunder edit dhe makuterise se tij.
Shpresoj ti kaloje ky koment
Sa mire qe kemi Zhej dhe co, pa te e ca sivellezerit te tij (pavarsisht se grinden ndonje here mes vedi), nuk do te dinim se ku eshte fundi njerzor.
Kemi dy plane: Shkrimin e Zhejit pa dorashka e maske qe kritikon me te drejte dhe titullin e prezantimin e shkrimit ironik. Titullin e shkrimit ironik qe meriton te komentohet. Eshte nje ironi jo pozitive ku njeriu mund te ve buzen ne gaz. po nje ironi ku njeriu fshihet me maske dhe derdh helm per te minuar dimensionin e se vertetes ne shkrimin e Zhejit. Eshte burracakeri intelektuale perdorimi i ironise per tja ulur vlerat se vertetes. Nje shkrim i qelluar qe orjenton median ne nje modus pergjegjsie per dimensionin e peshen qe ato kane ne servirjen e se vertetes.
Po pse ty te duket surrati me i mire se Zheji?
bravo