Epoka e mosndëshkimit

8 Gusht 2016, 20:10Blog TEMA

Jeffrey D. Sachs*

 

Dokumentet e Panamasë hapën një dritare tjetër në sistemin botëror të korrupsionit financiar, duke treguar mënyrën sesi liderët politikë dhe bizneset përdorin kompani sekrete në parajsa fiaskale si Ishujt Virgin të Britanisë dhe në shumë shtete amerikane, për të fshehur korrupsionin dhe krime të tjera. Përveç fshehtësisë, sistemi i korrupsionit varet nga një faktor tjetër, që është dhe më i rëndësishë: pandëshkueshmërinë. Mosndëshkim do të thotë që të pasurit dhe të pushtetshmit nuk dënohen edhe kur shkeljet e tyre bëhen publike.

Mosndëshkimi është epidemik në Amerikë. Të pasurit dhe të pushtetshmit ia hedhin pa lagur për grabitjet e bëra në dritë të diellit. Kur politikanë si Bernie Sanders bëjnë thirrje kundër korrupsionit, gazeta si “New York Times” dhe “Wall Street Journal “e shtojnë cinizmin ndaj “ëndërrimtarëve” të tillë. “Wall Street Journal” e kundërshtoi dënimin për korrupsion të guvernatorit të Virxhinias Bob McDonnell, për shkak se kishte marrë dhurata të mëdha dhe kishte bërë favore zyrtare – sepse të gjithë e bëjnë këtë gjë. Dhe një nga analistët e saj lavdëroi Panamanë për lehtësirat që u ofron të pasurve për të fshehur të ardhurat nga “qeveritë grabitqare” në përpjekje për të mbledhur taksat. Nuk tallem.

Institucionet tona kryesore, ato që duhet t’i njohin më mirë, janë shpesh ndihmuesit më të mëdhenj të mosndëshkimit. Shikoni universitetin ku kam stutiuar unë, Universiteti i Havardit, dhe lidhja e tij e kohëve të fundit me manaxherin e fondeve offshore John Paulson. Paulson ishte bashkëpunëtor i kopmanisë “Goldman Sachs”, një nga firmat piramidale më të mëdha të flluskës financiare më të fundit.
Paulson dhe Goldman ndërtuan dhe marketuan një portofol asetesh toksike për t’ua shitur investitorëve jo të zgjuar e kështu Paulson mund të vinte bast kundër protofolit. Ata e kthyen një humbje 1 milardë dollarë të investitorëve në ftim 1 miliardë për veten e tyre, me mbledhjen e tarifave.
SEC [agjenci federale për sigurinë financiare] e gjobiti Goldman-in, por nuk e preku Paulson-in. Siç u shpreh një investitor i zgjënjyer: “ SEC është një agjenci që ruan xhamat e dritareve të rrugës nga thyerja, por kurrë nuk shikon ç’bëhet në katet lart.”

Paulson vazhdon të jetë një figurë e nderuar në Wall Street [Bursa amerikane]. Ai ka shumë shokë, si partneri i tij në krim, CEO i Goldman-it, Lloyd Blankfein, që e përshkruan veten si një bankier që ‘bën punën e Zotit.” Ose shikoni CEO-ne JP Morgan-it, Jamie Dimon, banka e të cilit ka paguar g joba mbi 30 milionë dollarë, ndërsa ai vazhdon CEO me 27 miliardë dollarë në vit.

Mosndëshkimi, sigurisht, nuk është i kufizuar në sektorin bankar. Kujtoni Gilead Sciences e Big Pharma-s. Ai bleu patentën e ilaçit për Hepatitin C dhe pastaj e ngriti çmimin 1000 dollarë për kapsulë, kur prodhimi saj kushton vetëm 1 dollar. Qindra mijëra amerikanë nuk ishin në gjendje të blinin, e shumë prej tyre po vdesin, ndërsa Gilead i shton fitimet nga viti në vit, shumë më shumë nga ç’pagoi për patentën.

Ose kujtoni një tjetër kompani në sektorin e shëndetit, “Theranos”, e drejtuar nga Elizabeth Holmes, e cila deri kohët e fundit mbështetej shumë nga Wall Street. Tani mësohet se Holmes mund të ketë gënjyer për teknologjinë e lartë të analizave të gjakut, dhe ka raportuar analiza gjaku të gabuara.
Mosndëshkimi nuk është një defekt i rastësishëm në shoqërinë amerikane. Është një sistem i imponuar mbi ne nga të pasurit dhe vazhdon të funksionojë. Kjo i ka mundësuar Hillary Clinton-it t’i afrohet presidencës pas i publikuan traskriptet e fjalimeve të saj të paguara mirë për Wall Strret-in. Clinon-ët e kanë përsorur artin e mosndëshkimit prej shumë kohësh, pasi u pasuruan duke shuar vijën ndarëse mes grumbullimit të fondeve dhe politikave publike në zyrë, puna e Fondacionit Clinton, fjalimet me pagesa të larta, dhe favoret e nëndheshme për qeveritë e huaja.

Këtë javë kryeministri britanik David Cameron organizoi një samit kundër korrupsionit në Londër, pas daljes së Dokumenteve të Panamasë. Ai foli saktë kur u kap pa dashje nga mikrofoni i hapur, kur i thoshte mbretëreshës se liderët e dy ‘vendeve tmerrësisht të korruptuara”, Nigeria dhe Afganistani, duhet të merrnin pjesë në samit. Presidenti i ri i Nigerisë, Muhammadu Buhari, vetë një luftëtar i korrupsionit, ishte në vijë me pohimin e Cameron-it, por i kërkoi Britanisë të kthejë paratë e vjedhura nga ish-liderët e Nigerisë që i kanë depozituar në bankat britanike dhe amerikane. Ai mund të kishte folur dhe për rolin historik, për më shumë se një gjysmë shekulli, të kompanisë Royal Dutch Shell, në korrupsionin e sektorit të naftës së Nigerisë.
Buhari, në fakt, ngre një shqetësim më të madh. Ndërsa ka korrupsion të nivelit të lartë gjithandej – nga Afganisteni dhe Nigeria te Malajzia, Brazili, Afrika e Jugut, FIFA, dhe shumë vende të tjera – kanalet e korrupsionit dhe parajsat fiskale sekrete janë pronësi dhe mbahen në funksion nga dy fuqitë – SHBA dhe Britania – dhe janë të varura tërësisht nga mosndëshkimi i madh që ka kapur majat më të larta të pushtetit dhe financave në SHBA.

*Boston Globe- Postbllok

8 komente në “Epoka e mosndëshkimit”

  1. loni says:

    mashtrim,demokracia amerikane eshte me e lulezuar,atje perpara ligjit jane te gjithe njelloj ne letra,kurse ne realitet askush nga te pushtetshmit nuk denohet,haha cfar demokracie na shiten ne deleve te shqiperise,sistem kari ka dhe kjo amerika leshit.

  2. Une... ti... ne te gjithe... says:

    Ahaaa…. domethene zoti spartak ngjela paska te drejte kur thot se korrupsionit shqiptar po i vjen fundi me reformen ne drejtesi. Na dalka qe peshku i madhe e ha te voglin por ne kete rast ai duket se i ha vetem parate peshkut te vogel. Pra ose na i jepni leket qe u m7 desuam te vidhnit ne shqiperi ose u beme derrmen me reforme ne drejtesi. Eshte i madh avukati, e ka trurin sahat!!

    Rrofte reforma e rilindjes ne drejtesi me vullnetare te korruptuarit e zotit!!!

  3. Rimi says:

    Eshte e paprecedent sesi nje femer totalisht e paafte por me nje ambicie Te semure Te zgjidhet presidente e SHBA! Sesi nje femer kaq e korruptuar dhe e perfshire ne kaq shume skandale si Hillary Clinton Te lejohet Te kandidoje!!

    1. enter"" says:

      Shume e vertete, por mediat ne amerike jane teper te ndyra, dhe ja servirin publikut kete grua kriminele ne pjate te argjende.

  4. alphade says:

    Sabotatori me i madh i drejtesise ne Shqiperi eshte dhenderri i Sllobodankes !!!
    Ne burgim te perjetshem per demin e pallogaritshem qe i ka sjelle shqiptareve !!

  5. alphade says:

    Z. Rimi , komenti yt eshte fund e krye subjektiv !!
    Amerikanet nuk do te pyesin Ty se cilin nga te dy,
    Hilarin apo Trampin ?!
    Nje gje eshte e njohur Hilari Klinton e ka provuar
    veten si nje lidere e madhe e nje kombi te madh, sic
    jane SHBA-es .!?
    Prandaj eshte mire qe Ti dhe ithtaret pedeiste do ta
    kene jo te lehte me Hillarin …. Tung !

  6. alphade says:

    Z. Rimi , komenti yt eshte fund e krye subjektiv !!
    Amerikanet nuk do te pyesin Ty se cilin nga te dy,
    Hilarin apao Trampin ?!
    Nje gje eshte e njohur Hilari Klinton e ka provuar
    veten si nje lidere e madhe e nje kombi te madh, sic
    jane SHBA-es .!?
    Prandaj eshte mire qe Ti dhe ithtaret pedeiste do ta
    kene jo te lehte me Hillarin …. Tung !

    1. Rimi says:

      @alpadale PD o rrote ta kam lene ty… Une jetoj e votoj ne amerike… Fjala ime eshte vote, e jotja eshte vari leshte!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje